Benitez: Lojtarët më falënderuan se kritikova tifozët

2 Mars 2013, 14:28Sport TEMA

Rafael Benitez pretendon se është falënderuar dhe përshëndetur nga të gjithë lojtarët e Çelsit për kritikat publike që u bëri tifozëve të skuadrës pak ditë më parë. Pritet që trajneri spanjoll të jetë objekt fyerjesh gjatë ndeshjes së sotme kundër Uest Bromuiç nga vetë tifozët e Çelsit, pasi ai tha në mesjavë se ato po vepronin kundër skuadrës.

“Shumë prej lojtarëve më falënderuan për atë që thashë. Shumë lojtarë më kanë mbështetur, duke më thënë që të vazhdoj punën që kam nisur. Këto gjëra ndodhin në bisedat private që zhvilloj me ta”, shpjegoi Benitez.

“Lojtarët ishin shumë të lumtur me atmosferën në ndeshjet e fundit. Ata kënaqen kur të gjithë kanë një qëllim, shkojnë në të njëjtin drejtim”, vijoi Benitez, ndërsa tregoi se pavarësisht vështirësive, i pëlqen detyra që ka marrë përsipër në drejtimin e skuadrës londineze.

“Po, unë kam pasion për futbollin. Më pëlqen të përgatit ndeshjet, të stërvit dhe të drejtoj lojtarët. Më pëlqen të fitoj. Për mua çdo ndeshje dhe çdo stërvitje është një sfidë. Ndaj nëse analizoni mirë atë që kam thënë në mesjavë, ishte mënyra ime për të shpjeguar se kemi edhe 11 ndeshje për të luajtur në kampionat, që do të thotë se janë 33 pikë në lojë. Nëse të gjithë do të bëhemi bashkë, do ta kemi më të lehtë të fitojmë këto pikë”, deklaroi Benitez./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje