Kasano-Stramaçioni, zënkë në stërvitje

2 Mars 2013, 14:26Sport TEMA

Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e njëpasnjëshme të lojtarëve kryesorë si dhe deklaratat e presidentit Morati se po mendon seriozisht të largohet, Interi është përfshirë nga një problem tjetër i madh, pasi sulmuesi Antonio Kasano dhe trajneri Andrea Stramaçioni janë bërë pjesë e një zënke gjatë stërvitjes së djeshme.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, të dy fillimisht kanë shkëmbyer fjalë ndaj njëri-tjetrit, por situata ka degjeneruar në të shtyra dhe më pas edhe në goditje, aq sa është dashur ndërhyrja e Kordoba dhe Stankoviç për t’i ndarë. Situata ka qenë aq kaotike, sa është mësuar se presidenti Morati do të vizitojë sot skuadrën për të zgjidhur këtë çështje.

Tani gjërat për Interin janë komplikuar shumë dhe fakti se trajneri dhe sulmuesi kryesor nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, i jep fund edhe idesë se të dy do të jenë pjesë e zikaltërve në sezonin e ardhshëm. Pritet thjesht të mësohet se cili mes tyre do të vazhdojë të qëndrojë në skuadër, sulmuesi italian apo trajneri i ri, ku duhet thënë se ky i fundit është vënë prej shumë kohësh në dyshim dhe pikërisht kjo situatë ka bërë që edhe nervat e tij të mos mbajnë gjithë këtë trysni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje