Leonardo: PSZH është ndërtuar për Ligën e Kampioneve

3 Mars 2013, 15:22Sport TEMA

Humbja e papritur 1-0 në fushën e Reims ka tronditur disi PSZH dhe pretendimet e kësaj skuadre për të fituar kampionatin francez, ndonëse ekipi i Ançelotit vazhdon të mbajë kreun e renditjes.

Një gol i Kryçoviak në minutën e 64-t i solli këtë humbje parisienëve, me Leonardon që deklaroi se stili i lojës i skuadrës së tij i përshtatet më shumë Ligës së Kampioneve se kampionatit francez.

“Nëse analizojmë situatën, mund të themi se ne nuk jemi ndërtuar për të luajtur këto lloj ndeshjesh. Ne nuk jemi një skuadër e ndërtuar për të luajtur ndeshje të tilla, jemi të ndërtuar për të luajtur në Evropë”.

“PSZH është një skuadër e ndërtuar për Evropën, jo për Francën. Kushtet e ndeshjes ishin kundër nesh, ashtu si fakti që luajtëm kundër një ekipi ultra-mbrojtës dhe luajmë çdo 3 ditë. Kur ndeshjet bazohen te lufta, ne nuk fitojmë. Por do të na duhet të mësojmë të përballemi me ndeshje të tilla, pasi janë të zakonshme në kampionat dhe kjo kundër Reims nuk do të jetë e fundit”, parashikoi Leonardo.

5 komente në “Leonardo: PSZH është ndërtuar për Ligën e Kampioneve”

  1. Horri i Bulevardit says:

    PSG, eshte ekip qe sdo te shkoje me larg se Mancester Siti apo Celsi, se nuk mund te besh nje ekip stabel me mercenare.
    Ekipe quhen ato qe kane vazhdimesi dhe jo kot ekipe si Bajern, Barcelona, Reali, Mancester Junajdet, Milan e Juventus, quhen ekipe te medhja edhe atehere kur kane nje sezon te veshtire, kjo fale prapavijes se forte qe kane.

  2. kelmendasi says:

    Horri i Bulevardit
    Jam dakort se PSZH do mbese i vogel dhe nuk behet si Mancester
    Juve,Real,Milan,Barcelona dhe Bajern sepse keto ekipe kane Akademite e futbollit me te fuqishme ne bote ku marrin femije talente nga gjithe bota dhe i zhvillojne.

  3. TOTILA says:

    “HORRI i BULEVARDIT “,”KELMENDASI ,dhe TOTILA ,KETU jemi ne te njejten “GJATESI VALE “

  4. Veterani i futbollit! says:

    Kujtoni se Interi e fitoi champions pa asnje italian në formacion!

    1. bjondi says:

      Ketu flitet per ekipet e medha,nje ekip qe fiton njehere ne 50 vjet nuk hyn tek ekipet e medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje