Hamdi Salihit i është dashur pak kohë për të shkruar emrin e tij në historinë e futbollit kinez. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka qenë njeriu i ndeshjes në Superkupën e Kinës, të fituar 2-1 nga Jiangsu Sainty përballë Guangzhou Evergrande, skuadrës që drejtohet nga i mirënjohuri Marçelo Lipi dhe që në vitet e fundit ka dominuar futbollin kinez.
Guangzhou kishte fituar kampionatin dhe Kupën në sezonin e kaluar, ndërsa mendohej se do të fitonte edhe trofeun e tretë radhazi, Superkupën e Kinës. Por Salihi ka prishur planet e Lipit, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij me një gol me kokë në minutën e 20-të.
Vetëm 10 minuta më vonë, ai ishte protagonisti i golit të dytë, duke dhënë pasimin për Borovitz që dyfishoi shifrat. Më pas, Sainti vetëm mendoi të ruante rezultatin dhe ndonëse pësoi një gol në pjesën e dytë, arriti të fitonte 2-1 dhe të merrte trofeun e parë në historinë e këtij klubi./lajmeshqip
Si e ka nisur ky do pefundoje te luaje ne Burundi ose Bangladesh ,ka nuhatje goli ne zone po nuk di te vrapoje ose nuk ka fuqi ta beje ,jane shume me mire Cani dhe sidomos Sadiku .
Sadiku eshte shume me mire dhe besoj do permiresohet akoma me shume.
Salihi mos na martohet me ndonje kineze dhe natyralizohet kinez ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/armando-sadiku-il-capocanoniere.html
o malko me fal por te krahasosh sadik.e can me salihin eshte budallalleku me i madh qe ben ai boll qe eshte shkodran dhe mjafton me kaq ka dal nga vllaznia ai ket duhet te dish ti
Bravo Salihi.
Atje ku futbolli eshte zero,zero jane dhe lojtaret.Ku eshte stacioni i fundit i Salihi ne Mongoli?,apo ne Afganistan?. Salihi eshte nje pensionist,ndaj edhe klubet me te dobeta ne Europe nuk i bene ndonje kerkese,kurse ju na thoni “pushtoi Kinen”,mos po luan ping-pong,se per futboll Kina s’degjohet fare.
karvani hecen perpara ………..shqiptaret lehin i thone kesaj
Keto lajme bombastike i degjojme sa here shenojne sulmuesit tane ndonje gol. Jo se nuk na behet qejfi, por me kembe ne toke. Te njejtin lajm e lexuam kur Salihi shkoi per here te pare ne SHBA dhe me pas heshtje deri sa degjojme qe tani ai luan ne Kine.