Shfaqet përsëri “Interi i çmendur”

3 Mars 2013, 18:11Sport TEMA

Jo rastësisht vetë tifozët e quajnë “Interi i çmendur” dhe himni i kësaj skuadre përfshin pikërisht këto fjalë. Zikaltërit e drejtuar nga Stramaçioni kanë vërtetuar përsëri se janë një skuadër e paparashikueshme, pas suksesit 3-2 ndaj Katanias me një përmbysje spektakolare.

Katania ka dominuar plotësisht pjesën e parë, me Interin që thuajse nuk ishte në fushën e lojës dhe rezultati 2-0 pas 45 minutave mendohej se po çonte Stramaçionin drejt një disfate të rëndë dhe shkarkimi të mundshëm. Por trajneri i Interit vendos të braktisë rotacionin dhe në pjesën e dytë aktivizon Palacion në vend të Rokit, me argjentinasin që kthen plotësisht fatin e ndeshjes. Fillimisht ai pason për Alvarez shkurton diferencën me një gjuajtje me kokë, ndërsa më pas gjen vetë dy herë rrugën e rrjetës, duke i dhënë suksesin 3-2 skuadrës së tij në minutën e 92-të të takimit, e praktikisht duke i shpëtuar vendin trajnerin Stramaçioni.

Një rezultat i rëndësishëm është edhe fitorja 2-1 e Fiorentinës ndaj Kievos, me skuadrën e drejtuar nga Montela që vazhdon të mbajë vendin e gjashtë në renditje, vetëm 3 pikë larg Milanit të vendit të tretë, duke mbetur në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Seria A

Java e 27 / Rezultatet

Torino-Palermo            0-0

Bolonja-Kaljari 3-0

4’ Taider, 19’ Diamanti, 90’+2’ Paskuato

Katania-Inter                2-3

7’ Bergesio, 19’ Markese / 52’ Alvarez, 70’, 90’+2’ Palacio

Fiorentina-Kievo          2-1

4’ Paskual, 78’ Larrondo / 38’ Kofi

Peskara-Udinese          0-1

8’ Di Natale

Sampdoria-Parma        1-0

58’ Ikardi

Siena-Atalanta              0-2

3’, 67’ Bonaventura

Klasifikimi: Juventus 59; Napoli 53; Milan 48; Inter 47; Lacio 47; Fiorentina 45; Katania 42; Roma 40; Udinese 40; Sampdoria 35; Bolonja 32; Parma 32; Torino 32; Kaljari 31; Atalanta 30; Kievo 29; Xhenoa 26; Siena 21; Peskara 21; Palermo 21. (Penalizime: Torino -1; Sampdoria -1; Atalanta -2; Siena -6).

5 komente në “Shfaqet përsëri “Interi i çmendur””

  1. bane bani says:

    pazza amala…sempre.po mos ishte fushata elektorale ne itali ajo shkerdhata skuader tjeter e milanos do kishte minimalja 11 pike me pak.po berluska duke paguar arbitra e me truket e vete deshte te jepte pershtypjen qe kur zbriti ai ne fush(politike dhe sportive) ne dhjetor rekuperimi ishte i mundur.humbi ne politike edhe milani te marten del nga champions…milanista pezzo di merda..

    1. landi says:

      Qeke nji kokerr ari ti lale!

      1. patrioti says:

        koke K.. je ti landi se ai me alrt ka te drejte pasi milani ne 6 ndeshjet e fundit (pervec me itnerin) ka fituar ose ka barazuar me albitra duke marr penallti te pa qena ose kartona te kuq per kundershtaret..po sme besove mua shikoi statistikat e ndeshjeve me radhe…

  2. FENOMENI says:

    Ju interistat sikur jeni gjithe njesoj mendoni me bythe jo me tru

  3. der kommentator says:

    Skuader me pa karakter nuk kam pare. si mund te kesh projekt rinovimin e skuadres dhe talentet qe i ke rritur vete i shet andreoli, santon, destro, baloteli, livaja, longo bardi dhe blen nje 36 vjecar qe ka harruar si behet gol. duhen larguar nga ekipi zanneti, cambiaso, milito, alvarez, nagatomo, pereira (vetem me pre dru di), chivu, samuel,. i largoi milani ne nje vit 7 8 lojtare qe ishin flamuri i skuadres dhe ne pjesen e pare te sezonit ishte keq ndersa tani ke qejf me e pa.
    INteri nuk ka asnje projekt kot llomotisin.
    shpresoj qe drejtuesit ta kuptojne pa qene vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje