IFFHS ul Barçën nga froni

4 Mars 2013, 18:28Sport TEMA

Humbjet e fundit të Barcelonës në kampionat, Kupë dhe Ligën e Kampioneve, kanë bërë që ekipi katalanas pas 22 muajsh radhazi, të humbë vendin e parë në renditjen botërore të klubeve të përpiluar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Tani vendi i parë mbahet nga Çelsi, që renditet para Atletiko Madrid, ndërsa skuadra më e mirë për muajin shkurt është cilësuar Bajern Mynih, që ka regjistruar vetëm suksese në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.

Barcelona ka lënë vendin e parë dhe ka rënë në vendin e pestë, por tashmë kjo renditje po pëson ndryshime të vazhdueshme, pasi Çelsi që mban vendin e parë duhet të kualifikohet në Kupën FA dhe në Europa League që të mbajë këtë pozicion. Ndërkohë, Atletiko Madrid është i destinuar të humbasë pozicione pasi nuk merr më pjesë në Kupat e Evropës, e më sa duket, në muajin e ardhshëm do të jetë Bajern Mynih që do të ngjitet në majën e kësaj renditje, me shpresën për të qëndruar aty për një kohë të gjatë pasi është ekipi më i ekuilibruar mes 10 të parëve.

 

Renditja sipas IFFHS

1. Çelsi 307 pikë

2. Atletiko Madrid 304

3. Bajern Mynih 292

4. Korinthians 287

5. Barcelona 283

6. Boka Juniors 281

7. Real Madrid 277

8. Juventus 241

9. Inter 234

10. Sao Paulo 230

13 komente në “IFFHS ul Barçën nga froni”

  1. Agustin Kola says:

    Bayern meriton te jete me lart, por “s’ka gja ije” kete vit dhe nja tre vite qe vijne pas, do te jete No.1 absolut
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

  2. analist says:

    Hahahahahaha, Chelsea ekipi me i mire i botes, i botes se IFFHS!!!!!!!

  3. Best says:

    Nuk i kuptoj dot disa komentues
    Gezohen pa mase qe barca po bie, kur eshte normale te bjere se ka 3 muaj pa trajner…..
    gezohen perkohesisht dhe kete nuk kuptojne, se barca do rikthehet se shpejti dhe fuqishem
    Barca e ketij viti do mbahet mend per Remuntadat dhe per ndeshjet pa trajner
    po fiton nje kampionat pa teknik dhe nuk eshte pak
    shkoi deri ne gjysmefinalen e kupes pa trajner dhe nuk eshte pak
    gjendet ne 16 te champions,aktualisht pa trajner dhe nuk eshte pak
    Kete sezon Barca do mbahet mend si skuadra qe mori titull pa teknik ne pankine….
    kjo eshte risia

    1. BERTI says:

      EC O MOS U TALLE……

      EKIP SHUME I MIRE ME EKIPE KOTI POR EKIP KOTI ME EKIPE TE VERTETA

      HAHAHAHA…..

  4. Horri i Bulevardit says:

    Jane madrilenet qe lumturohen se Barcelona, ka disa jave qe nuk po jep ato rezultate qe kerkohen, por madrilenet kane harruar se ishte Reali i Sizus, Figos dhe Beckam, apo i Butragenjos se vogel por te shpejte si era, qe permbysnin rezultate te pamundura, kur ne Santiago Bernabeu u rrifnin me rezultat 5-3 dhe kur luanin ne transferte, fitonin deri edhe 5-0 ose 6-0 dhe kualifikoheshin deri sa doli atehere fjala se me Realin nuk mund te besh prognoza rezultati edhe sikur te rrifet ne shtepi dhe qysh atehere Reali mori emrin galaktiket.
    Por cfare bejne madrilenet, ne vend qe te kerkojne qe ti rikthehet koha e arte qe na beri te gjitheve tifoze edhe pa dashje te Realit, e shikojne fitoren e tyre, kur humbet Barcelona, se vjen nje dite qe Barcelona kujtohet se kush eshte Reali i Murinjos dhe vendos qe tja rrasi petllat perseri.
    Prandaj ju madrilene, mos u gezoni se ra nje skuader perkohesisht, por gezohuni kur te arrini formen qe keni patur dhe ate forme, me ate trajner, skeni per ta arritur kurre.
    Por neser do te merrni mesimin dhe zhgenjimin me te madh dhe si rezultat, do te mjaftoheni me ate kupe qe ju entuzjasmoi se e fituat, por qe per Barcelonen eshte thjesht si nje rest (bakshish) qe i jepet mbas nje fitoreje te madhe.
    Gezojuni

    1. TAKU says:

      REALI U DIGJENERON DHE ME EKIPIN E 3-TE JO TE DYTIN QE U TURPEROJ FARE

  5. england says:

    Zgjohu nga gjumi daku!je ne endrra,ose thjesht jeton ne nje bote imagjinare.Ku i lexove keta komentues qe po gezohen qe po bie Barca sic ti shprehesh?na i thuaj dhe ne te tjereve,se ne kete faqe pervec teje askush nuk e ka zene Barcen ne goje.Nese ekipi yt i zemres eshte pa trajner kush ja ka fajin?apo mos e ka fajin perseri Mourinjo?Daku do besh mire ti fusesh ndonje caj me kamomil te qetsosh trunin,dhe nje keshille miqesore Nick-un qe ke zgjedhur nuk i shkon pershtat tipit tend,per nga komentet qe ben.

  6. best says:

    England edhe nicku jot nukte shkon per shtat, sa shume tepelqeka caji he burre, futi nji salep te freskosh trurin
    A s’jane komentet e tua ne lajmet sportive anti-Barca ??
    apo e perdor kush tjeter nickun tend
    Ju te Realit ju dhemb ende suma se keni 3 vite qe dilni bllofme champions dhe barca ju ka shpartalluar gjithandej
    Gjithsesi nuk hedh posht meritat e Realit nder vite,sidomos ai i Di Stefanos daku…..
    Por Real me Murinjon ska per tu bere kurre dhe as ka per t’u mbajtur mend, ketu do jemi
    e pive salepin?
    tung

    1. ALFREDI says:

      REALI I MURINJOS UA SQAROJ *UMEN JUVE TE BARCES POR SQENKENI NGOPUR AKOMA ME DUKET PA MERAK SE DO U SQAROJNE PRAPEEEEEE

  7. TOTILA says:

    What’s REAL POSITION ? Number seven? .Mire ,po kush eshte RISIA qe solli KATENACIOJA ITALIANE ? Po per nje gje me vjen mire qe Futbolli i ALF RAMSEYT eshte ne morg qysh prej 1970 .Thone qe e pat aplikuar nje fare LYM ALLA ME 17NENTORIN e dikurshem ,QE PER TE QENE REALIST ai ekip i 1969-1972 me GUD TAFAIN ,F.FRASHERIN,P.DHALESIN ,ALI dhe OSMAN MEMA ,XUX,KAZANXHIUN,,BYTYCIN ,BAHRI ISHKEN e te tjere ishte ekip i persosur,por une kam qene minor dhe nuk e kam jetuar apo njohur .Fut NDONJE CENTRATE NE ZONE BEJ NJE tollovi SE MBASE VJEN GOLI. Tabela eshte provizore dhe vetkuptohet qe do te pesoje dhe ndryshime . Disa ekipe dhe mund te ngrihen dhe te RINGRIHEN ,kurse disa te tjere besoj se nuk do arrijne te dalin dot nga GJIRIZI ku i kane DHE JANE FUTUR .Per disa do te kishte vlere sentenca e GOETES QE PREDIKONTE :Kujto kohet e lumtura ,kur lengon ne mergim .

  8. Nuk jan madrilenet qe gzohen per humjen e Barçes mar noku,, sa per Realin e ZIZU RONALDOS ,ROBERTO CARLOS ,sa te jete MOURINJO ne kry te REALIT ska me ardh kurr ajo kohe ,un jam tifoz i REALIT dhe jo MOURINJOS,se MOURINJO te REALI solli vetem perçarje rezultate te dobta,shkurt e degjeneroj ket skuader ….po ne vere do ta shikosh ti noku (hori i bulevardit) se kush asht REALI,Totila REAL’S POSITION seventh place is true, but it is temporary……….

    1. Horri i Bulevardit says:

      Shkodrani madrilen, mos kujto se jam kunder Realit, jam per lojen e bukur dhe per ate lojen qe luhet pa top qe luhet para kamerave te publikut ku sejcili jep edhe ate gjendjen e tij miqsore me publikun dhe ato lojtar qe permenda une dhe qe i permend edhe ti, i kishin ato cilesi, qe te benin per vete edhe po te mos ishe tifoz me ekipin ku luanin, sa per dijeni kur Butargenjo kapte topin, me kapte nje lloj entuziazmi se me pelqente si lojtar, por sisha tifoz i Realit, por kisha deshire te fitonte Reali.
      Ndersa tani me thene te drejten, per disa pordhace qe luajne tek Reali, qe sic kam degjuar edhe vete madrilenet ne Madrit, si duan, e shof Realin se dua te shof futboll.
      Tek Barcelona eshte e njejta situate, po te fillojne edhe katalanasit me pordhe si portugezet e Realit, prap mu ketu do me kesh dhe do me lexosh.

  9. TOTILA says:

    SHprehja latine ” DIVIDA e D’IMPERA ,do t’i shkonte per shtat REALIT .Edhe une nuk jam kunder REALIT sepse dyshja BARCELONA (70%) dhe REALI (30) i dhane SPANJES per 4 vjet 2 KAMPIONATE EUROPIANE DHE NJE KAMPIONAT BOTEROR.Por mua me shqetson nje fakt qe kurre nuk mund te kesh sukses ne se filozofine tende e mbeshtet ne URREJTJE KOMBETARE dhe me cdo kusht ekipn kundershtar e shikon si armik qe duhet vrare .Te gjithe fqinjet ne bote kane patur dhe kane probleme kufijsh ,ose disa vuajne nga kompleksi i INFERIORITETIT ,kjo vetekuptohet ,por te arrish deri atje sa te perdoresh KAMIKAZET MERCENARE ,kunder gjysmes se skuadres ,kjo me duket sa injorante aq dhe e peshtire .Jane 2 “SPANJOLLE ” qe jane perdorur nga MURINJUA KUNDER te pakten BARCELONES :SHUTHI GJAKFTOHTE XABI ALONSO dhe KRIMINELI I FSHEHUR SERGIO RAMOS .Ekuilibrat AQ TE BRISHTE midis 2 kombetareve i kane mbajtur 2 lojtare .Per mua me i miri me i persosuri eshte IKER KASIJAS te cilin e pelqej me shume se MESSIN per mesazhet qe percjell ,dhe i dyti XAVI FERNANDEZ.Pamvaresisht se BARCELONA ESHTE NE SHOCK PSIKOLOGJIK per shkak te trajnerit ,apo se trajneri i DYTE eshte nje FIASHKO asgje nuk e justifikon PERFORMANCEN E SAJ TE DOBET .Mungesa e taktikes DHE ndryshimi i MODULIT te lojes NE PERSHTATJE ME KUNDERSHTARIN eshte merite e “MESUESIT “,dhe eshte njelloj sikur te mungoje mesuesi dhe per 3 muaj te vesh ne krye te klases nje NXENES te mesoj klasen e tij .Sidoqofte keto nuk e justifikojne gjendjen e dobet te klases ,ne kete rast te BARCELONES .Per mua nuk kane rendesi renditjet PROVIZORE ,Une futbollin e shikoj sipas menyres sime dhe pelqej ate futboll qe KA ARTIN BRENDA pse jo dhe “BALETIN” ne kuptimin klasik te fjales .Dhe deri me sot te pakten mua BARCELONA m’a ka dhene kete kenaqesi ,e vetmja skuader ,QYSH PREJ SE U SHFAQEN AJAXIANET NE VITET E HERESHME ’70.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje