Neimar pranon: Në Europë, ndoshta që në verë

5 Mars 2013, 18:22Sport TEMA

Sulmuesi brazilian Neimar ka pranuar për herë të parë se mund të vendose të transferohet në Evropë që në qershor të këtij viti dhe jo të presë përfundimin e Botërorit 2014, ashtu siç është kontrata e tij me Santosin.

Gazeta braziliane “Lance” ka publikuar një prononcim të lojtarit ku ai duket qartë se ka filluar të ketë dyshime se qëndrimi në Brazil do të jetë gjëja më e mirë për karrierën e tij, siç pretendonte më parë.

“Nëse do e ndjej që këtë vit do të jetë momenti më i mirë për mua që të transferohem në Evropë, përse jo?”, ishte komenti i Neimar pasi u pyet nga gazetarët nëse po fillonte të mendonte seriozisht transferimin e tij, pas kritikave që ka marrë se me futbollin brazilian nuk mund të bëjë më shumë progres.

Sipas gazetës në fjalë, sulmuesi ka bërë të qartë gjithashtu se ky ishte një vendim krejtësisht personal dhe askush tjetër nuk do të vendoste për të, duke sqaruar se do të transferohej në Evropë vetëm kur ai të ndjehej gati dhe jo se ia kërkojnë të tjerët.

Ai ka bërë të qartë gjithashtu se nuk ka asnjë akord me Barcelonën duke hedhur poshtë deklaratën e Dani Alvesh se Neimar po interesohet për katalanasit. “Po nëse unë do të thosha se Mesi do të vijë të Santos, do më besoni?”, ishte komenti i sulmuesi brazilian rreth kësaj teme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje