Maskerano: Kaluam nga “Disney” te “Shtëpia e Tmerrit”?

6 Mars 2013, 13:38Sport TEMA

Havier Maskerano e ka krahasuar situatën që po kalon Barcelona në këtë periudhë si një “vizitë në Shtëpinë e Tmerrit”. Katalanasit kanë humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit, dy kundër Real Madrid dhe një kundër Milanit, duke vënë në dyshim sezonin e tyre që deri tani kishte qenë thuajse perfekt.

“Vetëm tre javë më parë dukej sikur ishim në “Disney”, ndërsa tani është kthyer në “Shtëpinë e Tmerrit”! Në Madrid, tre javë më parë ishin të gjithë të demoralizuar ndërsa tani po fluturojnë nga gëzimi”, ishte komenti i Maskeranos rreth kësaj situate që ka ndryshuar në mënyrë drastike.

“Ne duhet të kthehemi në formën tonë më të mirë dhe të marrim rezultate pozitive. Kur kalon një apo dy javë me rezultate të dobëta, duke dalë nga Kupa e Mbretit dhe duke humbur “El Clasico” në kampionat, sigurisht që nuk jemi në një situatë të mirë. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë në këto momente është të mendojmë pozitivisht. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, ashtu si edhe lojën tonë”, u shpreh mesfushori argjentinas që tashmë është kthyer në një qendërmbrojtës rezervë për katalanasit.

“Nëse ndokush ka dyshime mbi këtë klub, i mjafton të shohë të dhënat e viteve të fundit. Është më e lehtë të gjesh probleme por situata të tilla të bëjnë më të fortë. Suksesi, kur je futbollist, mund të të mashtrojë. Të bën të ndjehesh më mirë  por këto situata të vështira janë ato që të bëjnë të përmirësohesh”, përfundoi ai.

5 komente në “Maskerano: Kaluam nga “Disney” te “Shtëpia e Tmerrit”?”

  1. TOTILA says:

    Problemi kryesor ngelet TRAJNERI .Ky ROURA ,nuk ka faj eshte nje debil . Nuk ka asnje ide ne koke dhe nuk eshte fleksibel . Une jam kritikuesi me i madh i MURINJOS ,por ai ne momentet decizive di si t’i zgjidh situatat .Mire ROURA qe eshte nje DOWN ,nje DEBIL,po nuk paska KLUBI BLAUGRANA nje tjeter mendje qe tu jape zgjidhje problemeve .Lojtaret apo “NXENESIT”,jane po ata ,por ‘MESUESI ” eshte nje IDIOT dhe KARAGJOZ. Ky eshte rebusi QE shtrohet per zgjidhje .Ne se nuk ndryshon zgjedhjet taktike ,do te eleminohet edhe nga MILANI .Kurre nuk ke pse fajeson lojtaret .Nje fjale e urte popullore thote qe :DAVAJA BEHET SIC ESHTE I ZOTI”.

  2. totila ke te drejt por e imagjinon dot te kishte barca murinjon trajner cfar ekipi do shikonim.te garantoj se nuk kishte ndeshje qe do dilte pa 4 gola kampione e pa diskutushme europe do ishte.zoti nuk ti jep te gjitha.viska barca

  3. maradona says:

    ej totila kam nje pyetje per ty:
    nga cili vit e ndjek futbollin.
    me respekt maradona.

    1. Tulipani says:

      Maradona ta then une.Totila ka fillu me ndjek futbollin qe kur e ndau menjen qe mos shkonte me te kinema AGIMI per te pare filmin TOTILA.

  4. TOTILA says:

    ‘TULIPAN ‘,te jesh i sigurte qe inspirimin nuk e kam mare as tek “AGIMI,PARTIZANI ,DAJTI 17 NENTORI REPUBLIKA apo ku di une .Po per nje gje ke te drejte qe heroi HOLLIVUDIAN i vene ne gojen italiane TOTILA me ka joshur si cdo femije ndaj dhe kam NICKUN E TIJ .Por do te doja nga ju qe te lexoja me shume komente se sa BATUTA ne dukje SENSACIONALE por qe nuk sjellin “ANJE te re nga FRONTI i PERENDIMIT ” .N e nuk jemi ORAKUJ ,por diskutojme deri ne ate pike sa bejme sikur nuk i kuptojme ‘TRUKET “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje