Shnajder: Interi nuk më la të shkoja te Mançesteri

6 Mars 2013, 13:50Sport TEMA

Mesfushori holandez, Uesli Shnajder, ka zbuluar se Interi ka penguar transferimin e tij te Mançester Junajtid në vitin 2010. Futbollisti që kaloi në janar nga zikaltërit te Gallatasaraj në Turqi, ka zbuluar bisedimet me ekipin anglez menjëherë pas triumfit në finalen e Ligës së Kampioneve. Sipas tij, transferimi nuk u realizua për shkak të kërkesës shumë të lartë financiare të zikaltërve.

“Ne kishim disa bisedime me Aleks Ferguson në vitin 2010. Ata më pas kontaktuan me klubin pas sezonit ku ne fituam titullin, Kupën dhe Ligën e Kampioneve, por iu kërkua shumë para për transferimin tim. Pastaj unë isha i lumtur te Interi dhe vendosa të qëndroja”.

“Mançester Junajtid është një klub fantastik dhe ata vazhduan të tregonin interes edhe pas atij viti, por jo me të njëjtën vendosmëri sa më parë’, shpjegoi Shnajder, i cili më pas tregoi se si kishte zgjedhur mes Real Madrid dhe Barcelonës disa vite më parë.

“Reali ishte shumë më bindës me ofertën e vet. Kishte dy mundësi në Spanjë për mua në atë periudhe, te Real Madrid ose te Barcelona. Barça është një klub i madh dhe ata kanë fituar gjithçka në 6 vitet e fundit por mua më pëlqente gjithmonë fanella e bardhë e Realit. Isha shumë i lumtur kur më ofruan një kontratë dhe e pranova menjëherë. Sipas meje, ata kanë një histori më të madhe se Barcelona. Por te Reali gjërat nuk shkuan si e prisja. Sezoni i dytë ishte shumë i vështirë. Klubi kishte telashe financiare dhe shitën shumë lojtarë me vlerë. Ata kërkonin të blinin Kristiano Ronaldon ndaj u desh që të largoheshim unë dhe Arjen Roben. Interi shfaqi interesim për mua dhe me Zhoze Murinjon që ishte trajner atje, nuk ishte e vështirë të thosha po”, tregoi futbollisti holandez për të kaluarën e tij në skuadrat e mëdha evropiane./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje