Skolari këshillon Neimar të mos shkojë te Barcelona

7 Mars 2013, 13:55Sport TEMA

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Skolari, mendon se Neimar është më mirë te Santos sesa te Barcelona, ku nuk ka të sigurt një vend në formacionin titullar. Futbollisti përflitet se mund të transferohet në Evropë, ku ka tërhequr interesimin e klubeve më të mëdha, sidomos të Barcelonës dhe Bajern Mynih.

Por Skolari shpreson që ai të vazhdojë të qëndrojë në Brazil me Santos, në të mirë të vetë futbollistit dhe të ekipit kombëtar para Botërorit 2014.

“Neimar duhej të kishte shkuar te Barcelona dy vite më parë, por tani është më mirë nëse ai qëndron te Santos. Si do të përshtatej ai? A do të ishte i vetëm atje? A do të ishte titullar? A do të luante në këtë skuadër të mbushur me yje të Barcelona? Për Botërorin 2014 dhe për të mirën e Brazilit, është më e përshtatshme për ne që të mos shkojë që tani te Barcelona”, deklaroi Skolari para gazetarëve.

Sipas spekulimeve në mediat spanjolle, lojtari brazilian ka një parakontratë me Barcelonën për transferimin që gjatë kësaj vere, ndërsa pak ditë më parë beri të ditur se transferimi në Evropë mund të bëhej realitet nëse ai do të mendonte se ishte lëvizja e duhur për karrierën e tij.

7 komente në “Skolari këshillon Neimar të mos shkojë te Barcelona”

  1. nuk harroj says:

    Duke qene se jam tifoz i Brazilit qe nga 74 jo vetem qe me pelqen Skolari per cfare thote,por per mendim tim ky Neimar eshte sulmuesi (per mua )me i dobet qe na sjell kombetaria e Brazilit gjithe keto vite.Eshte ai ne nivelin e Ronaldos?Te Romarios?Te Ederit?Te Karekes?Te Ronaldinjos?Besoj se jo!Nqs ky eshte vertet sulmuesi mi i mire brazilian i momentit atehere vertet qe futbolli i atij vendi eshte ne krize.Futbolliste si pune e tij e kane mendjen per te rregulluar floket dhe jo per te luajtur.Ai po nuk u provua te luaje ne europe as nuk e meriton te krahasohet me yjet e kohes si Falkao,Ronaldo,Mesi etj.Dhe si mbyllje duke pare brezin qe eshte afruar ne kombetaren e brazilit veshtire se mund te bej gje ne boterorin e ardhshem.

    1. arb says:

      po avash mer ti, si e krahasoke nje kalama me yjet e futbollit. ai akoma se ka fillu tamam karrieren, ti thu esht lojtar i dobet. duro dhe pak, jepi mundesi tjetrit. pastaj clidhje kane floket me futbollin, o gjyyyyshiiiii! ronaldo i ka fiksim floket, ndrron modele, po esht nga me te miret ne bote, el sharaawy nje talent i ri qe po e tregon veten dhe ka te ardhme te arte, por sipas flokeve duhet te ishte vk, sipas teje. boateng bishe e mesfushes, vetem se prej flokeve ka pas pak renie, haahaha. po ronaldinjo me floke te gjata, bobobobobobobo. baloteli te fut petllen tak fak, eleminon dhe gjermanine me ato floke, etj etj, gjyyyyyshiiii

      1. nuk harroj says:

        O arb,nqs ti nuk di te lexosh dhe te kuptosh nuk ta ka fajin gjyshi.Duke mos ditur gje per ju,ju keshilloj miqesisht te gjeni ndonje gjysh qe tju flase per futbollin qe kane pare gjysherit.Nuk e di a te eshte dhene mundesia te shohesh France-Brazil te 86,Gjermani-France te 82 ose brazil-hollande 94 etj.Kur flas per floket e Neimarit nuk e ofendoj por dua te them se tani duhet te punoj qe te arrij ne nivelet e atyre qe them te kom tjeter.Bishtalec kishte Baxhio,floke te gjate kishte dhe Mario Kempes etj, por ata nuk kishin nevoje te futej ne mes nje duzine e tere menazheresh per ta shitur.Kombetaria e brazilit ka varur shpresat te ai ndaj dhe e kritikojne se kohet e fundit forma e tij nuk njeh rritje por stanjacion.Dhe kur kete ja thote dhe vete Pele nuk ka nevoje per komente.Pershendetje.

  2. TOTILA says:

    Per NEYMARIN per aq sa e ndjek KAMPIONATIN PAULISTA DO TE thosha se eshte lojtar me VIZION nga ata te tipit GIANCARLO ANTONIONNI apo RUI COSTA ,por krahasuar me keta ka dhe nje teknike te shkelqyer . Iduhet kohe qe te rritet ,por nuk eshte akoma i gatshem qe t’a mar per dore BRAZILIN .Tek BARCELONA do te ishte vendi i tij IDEAL ,kurse ANGLIA dhe per me keq BAYERNI do tia perfundonte karrieren para kohe dhe do t’a dergonte me shpejt sec duhej ne BRAZIL.

  3. ajax says:

    Nuk harroj,me fal qe e quan veten tifoz te Brazilit,ke renditur gjithe sulmuesat e mire te Brazilit por nuk vendosur te madhin e me te medhenjve Arthur Antunes Coimbra ose ndryshe Ziko.Nese nuk e ke degjuar pyet Totilen se ta tregon ai kush eshte Ziko? Cf beri ky futbollist legjendar tek Udineze.

  4. kinezi says:

    TOTILA dhe ajax jane si JOZEFINA me SALIUN qe per gjithcka qe ndodh e kan nje pergjigje te perbashket.vetem keta komentojn dhe i thurin elozhe njeri tjetrit si dy njohes “expert”te fushes ku diskutohet.por kete e bejne gjithmon pas cait te mbasdites per efekt moshe.

  5. nuk harroj says:

    Per ajax!Inderuar zotri une jo se e harrova Zikon,por une permenda organizatoret.Ziko ishte 10 te brazili i 82.Ne ate ekip me te mirin e historise per mua, ne mes fushe ke kishte brazili?Sokrates.Alemao.Ziko.Serezo.Kur them qe e jam tifoz i brazili qe ne 74 e them me bindje.Ne ate vit kam pare vellezerit Marinjo,Rivelino etj,ne 78 Dirseun.Nelinjo,ne 82,86 nuk eshte nevoja ti permend se i njeh gjithe bota,ne 90 ne itali me Kareka,Kazagrande,Myler. e vazhdojme deri me sot.
    Ndersa per cfare thote zoti totila nuk kam asnje kundershtim por doja te thoja se shumica e brazilianeve qe vine ne kete moshe ne europe kane kaluar kush me shume e kush me pak nga skuadrat hollandeze ose ne portugali.
    Me respekt ju uroj diten e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje