Gjyqtari Çakir merr kërcënime nga tifozët anglezë

7 Mars 2013, 13:54Sport TEMA

Tifozët e irrituar të Mançester Junajtid nuk kanë ngurruar të kërcënojnë me vdekje gjyqtarin turk Çuneit Çakir, i cili sipas tyre ndihmoi Real Madrid të kualifikohej në turin tjetër të Ligës së Kampioneve përballë skuadrës angleze, duke nxjerrë me karton të kuq portugezin Nani.

Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook janë mbushur me kërcënime ndaj gjyqtarit, ndonëse UEFA i ka dalë atij në mbrojtje duke thënë se interpretimi që i kishte bërë ai situatës ishte i drejtë sipas dinamikave të shpejta të lojës.

Një nga tifozët ka sugjeruar që Çakir të goditej me gurë deri në vdekje, ndërsa kishte kërcënime edhe ndaj familjes së tij. Disa të tjerë sugjeronin arrestimin e tij para se të largohej nga Anglia, për krim kundër popullit britanik. Kjo situatë ka bërë që policia angleze të shpërndajë një komunikatë duke paralajmëruar se përdoruesit e rrjeteve sociale mund të përndiqeshin penalisht për kërcënime të tilla publike.

Situata është përkeqësuar pasi ish-gjyqtari i njohur zviceran, Urs Maier, ka këshilluar gjyqtarin turk që të fshihet sa më shpejt pasi tifozët anglezë janë shumë të rrezikshëm. Maier ka marrë kërcënime për jetën pasi anuloi një gol të Sol Kempbell për Anglinë gjatë Euro 2004 dhe sipas tij, Çakir rrezikon seriozisht jetën në një situatë të tillë.

“Sa mirë që Çakir arriti të largohej shëndosh e mirë nga Anglia. Ai duhet të vihet nën mbrojtje policore. Unë kam marrë më shumë se 16 mijë e-mail kërcënuese nga tifozët anglezë. Në atë periudhë mua mu desh të fshihesha në male”, shpjegoi 54 vjeçari.

Në një situatë të tillë, UEFA jo vetëm i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit turk, por edhe ka nisur procedimet disiplinore ndaj Nani për kartonin e kuq të marrë si dhe ndaj Aleks Ferguson, i cili ka shkelur rregulloren e Ligës së Kampioneve duke mos u paraqitur në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

3 komente në “Gjyqtari Çakir merr kërcënime nga tifozët anglezë”

  1. gimi says:

    kush merret me ate turk idot (keshtu si ky jane te gjithe islamiket)

  2. berat says:

    Gabim njerzor ishte dhe ky i turkut ne ndeshjen MAN.JUN.- REAL MAD.ashtu sic kane qene edhe ata perpara ketij,qe kane ndikuar deri ne fitimin e Kupave te ndryshme Boterore.[ karton i verdhe do ishte me i sakte.]

  3. Leo says:

    Popull me pis se anglezet nuk ka ne kete planet! Jane gati te vrasin per nje ndeshje, bile per nje karton te akorduar me shume te drejte, pa le te flitej per diçka me te rendesishme. Rrace m*ti, ishullore te stresuar, alkolizuar, droguar, pleherat me me ere te ketij kontinenti!
    Keshtu bene edhe me arbitrin norvegjez Ovrebo, kur ky arbitroi ne menyre mese te drejte Celsea – Barcelona.
    T’ia rruajne turkut dhe norvegjezit kelyshet e tharanukes Elizabyth!
    Piss off Endland!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje