Aleks Ferguson u ka premtuar tifozëve të Mançester Junajtid se Uejn Runi nuk do të nxirret në shitje dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe në sezonin e ardhshëm. Trajneri skocez bëri të lindin shumë spekulime mbi të ardhmen e sulmuesit anglez kur e la në stol për ndeshjen kundër Real Madrid, por ai insiston se as që i ka shkuar ndër mend ta nxjerrë në shitje në verë.
“Ai do të jetë këtu edhe vitin e ardhshëm. Këtë jua premtoj. Çështjet që janë shkruar në gazeta janë të gjitha spekulime të kota. Nuk ka asnjë lloj problemi mes meje dhe Runit. Është i pakuptimtë sugjerimi se ne nuk flasim me njëri-tjetrin në stërvitje. Ai i kuptoi arsyet pse nuk u aktivizua, të cilat ishin krejtësisht taktike dhe unë mendoj se kisha të drejtë për atë ndeshje”, tha trajneri i Mançester Junajtid.
“Dani Uellbek është lojtari më i mirë që kemi përsa i përket rolit të dyfishtë. Na duhej të mbytnim aftësinë e Ksabi Alonsos për të kontrolluar ndeshjen, gjë të cilën Dani e bëri duke mos i dhënë mundësinë Alonsos të kthehej në një lojtar shtesë sulmi. Jo gjithmonë gjejmë formacionin e duhur por të martën ne e gjetëm. Mendoja se do të kritikohesha më shumë se kisha lënë jashtë Kagauan pasi shënoi tre gola, jo për Runin”, shtoi trajneri skocez, i cili në fund pranoi se kishte qenë shumë i tensionuar pas ndeshjes me Realin e për këtë arsye nuk kishte preferuar të fliste me mediat.
“Është shumë e vështirë të qëndrosh i qetë kur të ndodhin gjëra të tilla. Ndaj Mik ishte personi i duhur për të folur. Shfrytëzova atë kohë për të folur me Zhoze, të pija një gotë verë dhe të qetësohesha pak”, deklaroi trajneri skocez.
po ti or burr si pi vere me murinjon,se ke mar vesh ti qe murinjo eshte portugez dhe porugezet jan legena!!??se paske lexu TOTILEN ketu te TEMA o Fergi!!!!!!
ik or idoit rob… dmth ti SHQIPETARI QE SHAHESH NGA GJITHE BOTA JE I MIR, KURSE PORTUGEZI ESHTE LEGEN?? po si nuk te vejn turp se une si shqiptar qe jam nuk paragjykoj dot sepse vet kam qene objekt paragjykimi (dmth me pak fjale se normalisht ti je i trash, kur mua me shajne kot pa me njoftur e pa ditur asnjegje per mua vetem sepse jam shqipetar, une smund te bej te njejtin gabim qe bejne injorantet e tjere)
… por mir na e bejne neve kur ka tipa si puna jote
O ‘KINEZ”,nuk doja qe te replikoja me ty ,sido qe po me provokon ,por nje fjale thote qe “Dardha e ka BISHTIN MBRAPA ” ,keshtu qe mos i fut mish dhie se edhe ashtu nuk hahet as me nje gje . Do te te respektoja ne se thua ndonje gje rreth temes qe diskutohet ,ne se ke ndonje mendim ,sepse ironia jote nuk ben EFEKT . Une duke u nisur nga komentet e disave e kam krijuar bindjen se me ke kam te bej ,me “KUNDERSHTARET ” e mi qe me kudervihen sikur te kene perpara ‘ARMIKUN’ e idhullit te tyre dhe duan qe t’a shqyejne .Une kenaqem qe disa nga ju gjejne NGUSHELLIMIN e TYRE te PERKOHASHEM . Naten e mire o KINEZ “MADE in ALBANIA . PAC FAT !
Nuk arrij te kuptoj se kujt i adresohet “I” me kete fjalor vulgar .Mire qe ti “i” do ti punosh robt ,por a ke mundesi qe ti gjesh robt se ku jane ? Kjo eshte aresyeja qe ne keto blogje duhet te ndeshesh dhe me persona te tille ,qe as me shume dhe as me pak por tregojne formimin e tyre shoqeror ,arsimin ,edukaten e tyre familjare ,dhe mbi te gjitha pozicionin e tyre ne shoqeri dhe nivelin dhe shkallen e punesimit . Ne vend qe te “SHANI” subjektin ,ju me te lehte e keni ti versuleni SUBJEKTIT me liber shtepie .Ne se ndokush nuk ua kthen me te njejten monedhe ,nuk don te thote se dikush eshte “CUB” ,dhe tjetri qe rri pa e kthyer pergjigjen me te njejten monedhe eshte “FRIKACAK”. Diskutoni per temen qe eshte hedhur per diskutim ,sepse e kam theksuar qe :nga menyra se si pergjigjesh kuptohet shume lehte se me cilin ke te besh .