Valdet Rama, risia e De Biasit për Norvegjinë

8 Mars 2013, 22:52Sport TEMA

Valdet Rama do të veshë fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen kundër Norvegjisë, duke bërë debutimin e tij me kuqezinjtë. Mesfushori që ka kaluar te Real Vajadolid gjatë merkatos së janarit, ka bindur trajnerin De Biasi i cili ka dhënë “ok” që ai të grumbullohet dhe të jetë një armë më shumë për takimin e Oslos.

Lajmi është dhënë nga mediat spanjolle, të cilat e kanë konfirmuar në burimet pranë klubit të tij. Rama ndiqej prej kohësh nga stafi i përfaqësueses shqiptare por vendimi për afrimin tij pranë kombëtares kuqezi është marrë pasi ai siguroi kalimin nga kampionati suedez në radhët e Real Vajadolid në Spanjë. Edhe pse nuk është aktivizuar ende me skuadrën spanjolle, ai pritet që shumë shpejtë të ketë mundësinë për të dhënë kontributin e tij në javët e mbetura të këtij sezoni, ndërsa kjo skuadër është qetësisht në mesin e tabelës së klasifikimit.

Rama është një mesfushor krahu ofensiv dhe pritet që të jetë një alternativë më shumë për lojën e kuqezinjve në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Ndonëse De Biasi nuk ka publikuar ende listën e kombëtares, pritet që ajo të ketë më shumë lojtarë se zakonisht, pasi katër ditë pas takimit zyrtar me Norvegjinë, Shqipëria de të luajë një miqësore me Lituaninë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

6 komente në “Valdet Rama, risia e De Biasit për Norvegjinë”

  1. kulla bjeshkve says:

    Ca mesfushor ofensive eshte Rama,,ka 8 vite ne opozite dhe nuk po bene nje gol,,ne na duhen lojtar te tipit Berisha qe te bejme gola,,keta jane energjik dhe fitojne cdo beteje,qofte edhe duke vjedhur votat.Ej dreq,,ngatrova futbollin me politiken.

    1. leonardi antwerpen says:

      hahahahahahahahahaahahahahah

      1. trust-no1 says:

        pas shume Berishve ne Kombetare vjen dhe nje Rame ?

  2. raimondi says:

    Ndeshja miqesore eshte mire te loset para ndeshjes me Norvegjine qe lojtaret te kolaudojne lojen me njeri tjetrin jo pas

    Pas ndeshjes me Norvegjine , ndeshja mqiesore nuk ka kuptim fare –Apo do qe ta beje miqesoren me pas ne menyre qe te justifikoje humbjen e garantuar me Norvegjine ..?

    Eshte gjynaf te humbim me Norvegjine, se kemi gjithe keta lojtare te mire , por qe nuk kane kush ti drjetoje , se De Biazi eshte hajvan , jo trajner

  3. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

    Real Valladolid ka konfirmuar nënshkrimin e anesorit Valdet Rama nga klubi suedez Orebro.

    25-vjeçari ka pranuar një marrëveshje deri në fund të sezonit me një opsion për të zgjeruar atë në qoftë se ai është në gjendje për të bërë përshtypje në La Liga.

    Ai është nënshkrimi i dytë Valladolid-it nga Allsvenskan këtë muaj pas ardhjes së Daniel Larsson nga Malmo.

  4. ajaxs says:

    Ne futboll ne do kalojme nga humbja ne humbje.Pse? Ne nuk kemi kampionat kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje