Djali i verbër njeh lojtarët e Barçës me prekje (VIDEO)

9 Mars 2013, 13:53Sport TEMA

Në një nga projektet e shumta me komunitetin të Barcelonës, një djali të verbër me emrin Mamadu, i është dhënë mundësia që të takojë disa nga heronjtë e tij në qendrën sportive të klubit katalanas. Por ajo që ka çuditur më shumë është fakti se ky djalosh, ndonëse nuk i ka parë asnjëherë idhujt e tij, arriti t’i njihte thuajse të gjithë vetëm me prekje. Karles Pujol, Erik Abidal dhe Lionel Mesi mbeten të çuditur nga kjo aftësi e senegalezit, ndërsa i vetmi që e ngatërroi ishte portieri Pinto. Përveç fotove të rastit me lojtarët katalanas, Mamadu mori si dhuratë edhe dorashkat e stërvitjes të Pinto, si dhe topin me të cilin ishin stërvitur katalanasit.

http://youtu.be/eV6gVt7gzLw

1 komente në “Djali i verbër njeh lojtarët e Barçës me prekje (VIDEO)”

  1. semi says:

    shume prekese. Jo vetem lojtar te medhenj por edhe njeres me zemer te madhe. Bravo te gjithe lojtareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje