Trajneri i Çelsit, Rafael Benitez, ka akuzuar trajnerin e Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, se ka refuzuar t’i shtrëngojë dorën para ndeshjes së Kupës FA mes dy skuadrave. Spanjolli tregoi se si para ndeshjes që përfundoi në barazim 2-2, ai kishte pritur më kot që skocezi t’i shtrëngonte dorën, por Ferguson kishte kaluar duke injoruar trajnerin spanjoll me të cilin ka pasur polemika të shumta gjatë periudhës kur ai drejtonte Liverpulin.
“Unë po prisja në fillim të ndeshjes. Unë kam edukatë pasi e di që shumë njerëz po na shohin dhe e di se çfarë duhet bërë. Pse nuk më shtrëngoi dorën? Pyeteni atë po jua mbajti. Në fund të ndeshjes nuk shkova t’i shtrëngoja dorën sepse po festoja me lojtarët e mi”, ishin fjalët e Benitez në konferencë për shtyp.
Vetëm dy ditë më parë, Ferguson kishte ironizuar me Benitez, pasi kishte refuzuar të jepte komente rreth tij në konferencën për shtyp para ndeshjes. “Unë nuk shkelmoj mbi njerëzit kur janë të rrëzuar në tokë”, ishin fjalët e Ferguson, duke lënë të kuptohej se aktualisht spanjollin e cilësonte një trajner me probleme.
Pjesa më e nxehtë e debateve publike mes tyre është kur Benitez, në periudhën që drejtonte Liverpulin, doli para gazetarëve me një listë të gjatë ndeshjesh ku sipas tij, gjyqtarët kishin favorizuar hapur Mançester Junajtid. Që nga ai moment, Ferguson thuajse gjithmonë ka kritikuar spanjollin dhe është tallur me të sa herë që ka pasur mundësinë. Jo rastësisht, ai e cilësoi spanjollin “me fat” që kishte përfunduar në drejtimin Çelsit, një skuadër të cilën ia kishin lënë të gatshme, ashtu siç i kishte lënë Murinjo ekipin e Interit pak vite më parë.
Benitez eshte shume trajner i mire, dhe ky Ferguson eshte nje pordhac i paedukuar
Benitez do iki nga Chelsi ne fund te sezonit __Ta merte kombetaraja jone kete Benites ne kualifikoheshim
Kombetaren tone jo Benitez qe nuk e kualifikon dot,por te vijne me rradhe te gjithe nga Guardiola Fergusoni dhe Mourinjo nuk kane se ci bejne!a nese merr nja 3-4 spanjolle me vete ndryshon puna.Pjesa me e madhe e lojtareve tane neper bote ngrohin stolin…