Pike: Do të fitojmë 3-0 ndaj Milanit për Titon

11 Mars 2013, 10:31Sport TEMA

Zherard Pike, mbrojtësi i Barcelonës, në një intervistë të dhënë për një revistë kineze, “Titan Sports” ka konfirmuar se katalanasit besojnë plotësisht te një përmbysje historike ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve.

“Milani është një skuadër konkurruese dhe me një histori të madhe, e dimë që do të jetë një përballje e vështirë. Do të shkojmë në “Kamp Nou” me dy gola disavantazh ndaj duhet të përmbysim gjithçka. Do të sulmojmë deri në fund të ndeshjes, duke mbajtur gjithmonë stilin tonë të lojës, pasi shpresojmë që të fitojmë 3-0”, shpjegoi ai.

Sipas Pike, e gjitha skuadra dëshiron me çdo kush ta fitojë këtë sfidë dhe të bëjë një dedikim mjaft të veçantë të një suksesi të mundshëm.

“Ia ndjejmë mungesën trajnerit Vilanova. Por kemi besim te ai dhe e presim. Jemi në një moment të vështirë pa një trajner, është si të xhirosh një film pa regjisor. Por do ta kalojmë këtë periudhë pasi edhe Tito po na ndihmon që nga Nju Jorku. Gjëja kryesore është shëndeti, nuk duam që ta vendosim atë nën trysni, do e presim derisa të riaftësohet plotësisht”, ishin fjalët e mbrojtësit katalanas.

13 komente në “Pike: Do të fitojmë 3-0 ndaj Milanit për Titon”

  1. TOTILA says:

    Ne se akoma vazhdoni me te njejtin STIL loje dhe nuk ndryshoni modul ,atehere do t’u mund MILANI ne CAMP NOU me nje gol diference .

    1. Die Kaiser says:

      Kritike me vend shoku. Duket se Barca e ka nje problem. Mbase eshte ajo periudha e veshtire e sezonit qe cdo klub e kalon. Shpresoj edhe Barca ta kaloje.

      Zherard Pike eshte stoper shume i mire por mua nuk me pelqen sepse i jep shume gojes dhe ka kohe qe eshte bere si zedhenes shtypi i Barces. Nuk len rast pa dhene intervista dhe pa shprehur opinione. Edhe me Murinjon (per te cilin nuk kam ndonje respekt te madh) ky e kruan vend e pa vend.

      Une jam Bavarez shoku, dhe pres rilindjen time ne 3-4 vitet e ardhshme.

  2. S says:

    mos u hap shum shoku se keshtu premtove edhe para se te lozje me interin ti.< per mendimin tim milan po i rezistoi 20 minutave te para pa marre gole kualifikohet…

  3. FIER says:

    Edhe nje diçka duhet te ndryshoje ne stilin e lojes se Barcelones: GODITJET NGA JASHTE ZONE! Aktualisht lojtaret e Barcelones duan ta shoqerojne topin ne rrjete, pa provuar asnjehere ose rralle shume rralle here te godasin nga larg; keshtu nuk ecet me! Ose te gjuajne nga larg ose te zgjedhin eliminimin, lojtare qe gjuajne fort dhe sakte, kane me bollek!
    Gjithashtu disa lojtare gjysme te ngordhur e gjysme te plakur si Puyol e Sanchez, nuk duhet te luajne, ne vendin e tyre duhet te jene ne fushe Villa & Thiago!
    Per sezonin qe vjen Barcelona duhet me doemos te bleje nje sulmues shtatgjate(LLorente i Bilbaos eshte me i pershtatshmi)per te alternuar lojen e konsoliduar ne toke me lojen ne ajer qe aktualisht nuk gjen hapesire. Krosat e larte ne zone duhen perdorur sa here qe nje kundershtar mbyllet ne dryn(katenaço)stil italian; nese e mbani mend, kur kishte te medhenjte Larsson & Eto’o qe me koke te shqyenin, loja e tyre ishte me e larmishme dhe efikase, ndersa tani vetem mbajtje topi dhe asgje tjeter, merzi absolute pa gjuajtje ne porte, pa krosa, ka vertikalizime. Shitja e Ibrahimoviçit ishte nje nga gabimet me te renda te Guardioles, sepse e la skuadren pa alternativa. Me pak fjale, te vazhdosh te luash me kete stil dhe me kete formacion, eshte vetevrasje, shpresoj qe presidenti Rosell ta kete kuptuar qarte!

  4. paskan vu dhe shifren sa fitojn ,kja pune asht me spec,nuk e di pse po kam parandjenjen se kajn me ja anullu golin milanit keni me e pa ……

    1. FIER says:

      Milani ne ndeshjen e pare vodhi haptaz fale nje gjyqtari te shitur, keshtu qe t’i anulojne nje gol, s’do te perbente asnjelloj skandali, perkundrazi! Milani eshte skuader per Uefa League, jo per Kupe kampionesh!

      1. FORZA MILAN says:

        O PIERdhur, si ske turp e flet qe Milani nuk eshte per CHampions League, por per UEFA o injoirant qe si duket tashti ke filluar te shohesh futboll. Milani eshte ekipi me numrin e trofeve me te madh ne bote. Ik e futi ndonje byrek po lere sportin se smerrke vesh

      2. Bono says:

        Fieri ti do jesh me Internazionale Milano se ndryshe nuk mund te nxjerresh kaq shume vrer per ekipin qe ka nr me te madh te trofeve nderkombetare plot 16 te tille (ne balotazh me Boca Juniors). Te pershendes o tifoz i Interit

      3. Ben Chicago says:

        Ti dukesh qe je nga Fieri!

    2. Vlonjati 12 says:

      Kesaj i thone si pune asaj qe tregojne: “Do behen goricat ne shendre, tha ariu, se i ha une”. Tre gola, nuk jane pak, ndaj mos u nxito zotrote kur flet. ( Kjo lloj deklarate eshte per te ngritur moralin e ekipit )

  5. Bono says:

    Ehh more Pike te kishte halla bole do flisnim ndryshe…Te fala Shakires more mavri

  6. kz says:

    Barce do haj byrekun” ,perseri kesaj radhe se e zgjati shum me cic mic, e me lojtar te piset qe ne loj vrasin si kriminel te ftohte pa gjak e kopila,tyneli i zi i barces sa po ka filluar,e po sndroj mendim ne loj do pesoj si Hollanda gjithmon ne vendin e tret.-_-..!..

  7. Jo gjithmon fiton me i miri says:

    Nuk besoj se ndahet me nje gol diferenc per Barçen.Kjo mund te ndodhe per Milanin.
    Barça po qe se kualifikohet do fitoj me diferenc golash,Milani do shperbehet,detyre shume e veshtire.
    Rezultati stimulon me teper Milanin,dobesit e medha ne mbrojtje te Barçes,do i japin mundesin Milanit te kundersulmoi,mbase dhe te shenoj,per Barçen do jete shume e veshtire,per mos thene gati e pamundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje