Modriç i shkel syrin Mançester Junajtid

12 Mars 2013, 14:33Sport TEMA

Luka Modriç po merr në konsideratë idenë e kthimit në Angli, për të veshur fanellën e Mançester Junajtid. Sipas gazetës “Daily Mail”, 27 vjeçari kroat i cili ishte protagonist i eliminimit të “djajve të kuq” nga Liga e Kampioneve me fanellën e Real Madrid, u ka treguar miqve të tij se do të ishte gatshëm të pranonte një ofertë nga skuadra që drejtohet nga Aleks Ferguson.

Modriç ishte një nga prioritetet e merkatos së trajnerit skocez dy vite më parë, kur ai po kërkonte një zëvendësues për Pol Skols. Por në atë periudhë, Junajtid vendosi të mos fillonte negiociatat me Totenhem, klub me të cilin kishte përplasje të vazhdueshme që pas blerjes së Dimitar Berbatov në vitin 2008.

Kroati u largua nga Anglia një vit më parë, duke u transferuar për 33 milion paund te Real Madrid. Por mungesa e një vendi në formacionin titullar të madrilenëve ka bërë që ai të shohë me prioritet idenë e kalimit në një ekip ku mund të luajë më shumë. Sipas gazetës angleze, gjatë vizitës në Angli në javën e kaluar, ai u ka treguar miqve të tij se nuk do të refuzonte mundësinë për t’u kthyer dhe se Mançester Junajtid do të ishte skuadra perfekte për të.

Megjithatë, mbetet të shihet se si do të jetë qëndrimi i Real Madrid ndaj një oferte të mundshme për lojtarin, pasi madrilenët kanë bërë të qartë se nuk duan të humbasin futbollistin që e cilësojnë thelbësor në planet afatgjata të klubit./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje