Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, nuk e përjashton mundësinë që ekipi i tij të bëjë një të papritur duke kaluar turin në Ligën e Kampioneve përballë Bajern Mynih. “Topçinjtë” udhëtojnë drejt “Allianz Arena” pas humbjes 3-1 në fushën e tyre në ndeshjen e parë, të ndërgjegjshëm se asnjë skuadër nuk ka arritur më parë të përmbysë një deficit prej dy golash në fushë kundërshtarë në këtë turne.
“Ky nuk është një mision i pamundur. Mund të bëhet, por duhet një përkushtim 100%, sjellja e duhur dhe që episodet e vogla të shkojnë të gjitha në favorin tënd. Zakonisht futbolli shkon sipas dëshirës tënde kur ke sjelljen e duhur”, tha trajneri francez për sfidën e nesërme.
“Duhet ta fillojmë ndeshjen furishëm pasi na nevojitet që të krijojmë dyshim në mendjen e tyre dhe kjo bëhet vetëm nëse ke një nisje të mirë. Shansi ynë është të krijojmë pasiguri në atë siguri që Bajerni ka aktualisht. Por kjo ndodh vetëm nëse jep maksimumin. Nuk duhet të mendojmë që ndeshja zgjat vetëm 30 minuta. Duhet të hyjmë në fushë dhe të japim gjithçka”, ishte “receta” e parashikuar nga Venger.
Ik e futi dhe naj përshesh me dhall o FRENÇI
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html
Do ta marresh vesh neser se kush eshte Bayerni meqe se morre vesh ndeshjen e pare. Me rezervat Bayerni te fut ne grope ty more plak.
Te enderosh eshte bukur, sejcili ka qejf te enderoj, si une qe enderoj te haj gjelle pasanikesh.
Jo ,BAYERNI dhe JUVENTUSI jane ekipet me me seder ,me me gjak ne bote .
Hajde komentues hajde
Venger eshte tranjeri me i mire qe ka bota. edhe neser do behet ajo qe seshte bere ndonjehere. Gjermanet to rrihen . Gjermanet do futen nen bunkier hahahahah
Come on Gunners
O Marin
Je i pashprese or burre. A mundesh me ma shit mu at bileten qe e ke ble per finalen e Champions League ne Wembely, se asnji ekip britanik nuk do te jete ? Do te ta paguj me cmim te mire.
Ske pund o shoku per te blere bileten time me mua nuk ecin eurot, Pastaj ske dhe vize qe te vish dhe ta shikosh wemblin lol apo do me thuash se ke pashaporte germane .. ajajajajaj do ta shohim sonte Come on gunners Simply the best.
do perseritet prap 3-1 per bajern
Gunnersat do rrifen perseri shic u rrafen dhe neshjen qe kaloi. Si kalamaj te vegjel.
Per vengerin kam respekt,nuk dua ta shof te perlotet perseri.