Zhoze Murinjo pretendon se dy fitoret radhazi ndaj Barcelonës, të pasuara nga suksesi në “Old Traford” kundër Mançester Junajtid nuk janë aspak “speciale” për të, nëse skuadra nuk përfundon sezonin me trofe. Trajneri portugez, në një intervistë për “The Sun” ka treguar se seria më e bukur e rezultateve pozitive për të mbetet ajo ndaj Interit, kur fitoi 3 trofe në 3 ndeshje.
“Po, ishte një javë e bukur me 3 fitore, por unë kam pasur fitore më të mëdha dhe më të mira se këto. Seria më e mirë është padyshim ajo e Interit ku fitova 3 trofe në 3 ndeshje. Fillimisht mundëm Romën në finalen e Kupës së Italisë. Pastaj shkuam në Siena ku fituam dhe u shpallëm Kampionë të Italisë. Në fund, luajtëm në finalen e Ligës së Kampioneve në Madrid të cilën e fituam përballë Bajern Mynih. Ajo po që quhet një seri speciale”, tha portugezi.
“Ndoshta kështu ju e kuptoni pse nuk jam aq shumë i entuziazmuar pas fitores në “Old Traford”. Sigurisht, ishte një fitore e rëndësishme dhe nga kjo pikë nis rrugëtimi ynë për të fituar Ligën e Kampioneve. Por unë e di gjithashtu se mund të eliminohemi që në turin tjetër pasi Liga e Kampioneve është plot me skuadra të mira. Ndaj jam ende i qetë”.
Murinjo ka përsëritur se vendimi i tij për t’u larguar apo jo nga Real Madrid nuk varet nga fakti nëse fiton trofe të tjerë me këtë skuadër.
“Nuk i marr asnjëherë vendimet e mia duke u bazuar nëse fitoj apo jo. Unë punoj në nivelin më të lartë duke menduar vetëm për klubin dhe jo për veten”, deklaroi portugezi që mendohet se po ndiqet me vëmendje nga skuadra si PSZH, Çelsi, Mançester Siti dhe Mançester Junajtid që janë gati të sigurojnë shërbimet e tij në momentin kur ai do të vendosë të largohet nga madrilenët.
Ik re dreq se me je bo si ato kur.. e kqija tu llap gjithmone per albitrat
FENOMENO ke ngatrru artikull me duket ,lexoje iher masanaj fal,me duket se paske nji difekt te madh ti FENOMENO te duken tan artikujt isaj ….
RESPEKT
Ajo ndeshje nuk mund te quhet as fitore se nuk e fitove po ta dha albitri dhurat,prandaj rri dhe mos fol ti ndyrsir,vetem ti nuk ke te drejte te flasesh kundra albitrave se edhe champions leguen me interin e more me gol dy metra opsajt te Militos ne ndeshjen me barcelonen dhe barces i anullohet gol i rregullt ne kampnou,prandaj rri ti vemja e futbollit mos fol
“CERRIKU “, i ke thene sakte ,shume sakte ato qe une do t’i thoshja ,por do te shkruaja shume gjate . Te RESPEKTOJ, se ke thene vetem te verteten ,si asnjeri deri me sot .