Fernando Torres ka refuzuar një ofertë të klubit rus Anzhi Makhashkala për t’iu bashkuar kësaj skuadre në verë, kur me shumë mundësi ai do të largohet nga radhët e Çelsit.
Spanjolli do të presë të shohë se çfarë do të ndodhë në “Stemford Brixh” dhe kush do të jetë trajneri i ri, para se të vendosë se cila është e ardhmja e tij, por burime pranë futbollistit kanë bërë të ditur se preferenca mbetet kthimi në Spanjë apo një aventurë në Itali.
Çelsi e bleu sulmuesin për 50 milion paund në janarin e vitit 2011 nga radhët e Liverpulit por sulmuesi spanjoll është treguar hija e vetvetes duke mos justifikuar kurrë një investim të tillë të bërë nga klubi londinez.
Mjafton të kujtosh që goli i tij i fundit në kampionat në këtë sezon ka ardhur në dhjetor, kur ai ishte pjesë e golashënuesve në suksesin 8-0 ndaj Aston Vilës. Që nga ajo periudhë, ai ka shënuar vetëm kundër Brentford dhe Midëllsbrou në Kupën FA, ndonëse ky gol i dytë iu dha vetëm pasi pamjet filmike treguan se ai kishte devijuar me shpinë gjuajtjen e Ramires.
hahaha cupa e mamit bukur ?
Te nderuar gazetare te gazetes TemA komentet per denimin nga komisioni i disiplines ku mund ti bejme?E keni mbyllur faqen per komentet???
E PRES NJE PERGJIGJE…