Komisioni i Disiplinës: Nevil Dede provokoi tifozët e Besës

13 Mars 2013, 15:59Sport TEMA
Komisioni i Disiplinës: Nevil Dede provokoi tifozët e Besës

Nevil Dede, trajneri i ekipit të Tiranës ka provokuar tifozët e Kavajës. Në këtë konkluzion ka dalë Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptarë të Futbollit, pas shqyrtimit të dokumentacioneve mbi ngjarjen e ndodhur në Kavajë.

E ndërsa Komisioni ka marrë një sërë masash, ajo që vihet re në relacion është fakti se në asnjë rresht nuk përmendet emri i  kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, për ushtrim dhune  në ambientet sportive.

Përkundrazi, Komisioni ka marrë masa ndaj trajnerit të ekipit të Tiranës, duke e dënuar atë me dy ndeshje pezullim. Sipas Komisionit të Disiplinës, Nevil Dede “dënohet për provokim të publikut”.

Sa i përket ekipit të Besës, masat disiplinore kanë qenë vetëm ndaj drejtuesve sportiv të kësaj skuadre. Trajneri i KF “Besa”, Përparim Daiu, dënohet për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar. Për këtë ai është pezulluar nga aktiviteti sportiv për katër ndeshje. Po kështu, me pezullim nga Komisini i Disiplinës është dënuar dhe futbollisti Sokol Çikalleshi, ndërsa për ekipin e Besës, Komisioni ka vendosur të ndëshkojë skuadrën me një ndeshje pa spektatorë dhe me 200.000 lekë gjobë.

Pasditen e së dielës, Nevil Dede akuzoi Elvis Roshin për ushtrim dhune dhe kanosje, akuzë kjo që çoi në arrestimin e  kryebashkiakut të Kavajës. Të hënën, gjykata e vlerësoi arrestimin si të jashtëligjshëm, ndërkohë që vetë Roshi e cilësoi ngjarjen si një inskenim për qëllime politike.

22 komente në “Komisioni i Disiplinës: Nevil Dede provokoi tifozët e Besës”

  1. saliu says:

    Eshte fatekeqesi kur njerez qe skajne te bejne fare me politiken lejojne vehten te keq perdoren nga politika .Nuk e di poe a e kupton Nevili sa eshte shvleresuar si njeri ne syte e sportdashesve

    1. Dean says:

      Nuk asht e vertet qy Nevili ka provokue tifozat e Beses.
      Une e ndegjova me veshet e mi kur Nevili zuni be e rrufe per koke e nanes se nuk i kish provokue hiq tifozat,perkundrazi ishte Roshi ai qy kishte provokue Nevilin dhe Nevili rrujti gjakftohtesine se asht djal Tirone dhe me kulture.

      1. arb says:

        po pra kshu nigjova ene un. e kishin hipnotizu dhe i kishin ngrejt grushtin nkok. si mund te mos e besosh nevilin, cunin mo pllum ttirones?!

    2. Pilo Lala says:

      Te gjitha keto kane nje emer: Sali Berisha.
      Ai e ka humbur toruan dhe dergon RENEA te arrestoje drejtuesit e PS.
      Kjo vetem e rrenon akoma me shume Policine Tropojane. Po dridhen nga frika, dhe kur Tropojani ka frike, fillon cirret.

      1. Ramy says:

        Jo more jo Rroshe eshte demokrat, ai nuk ndjehet i ofenduare nga grushti Nevilit lolll

        1. daku says:

          ME njerez si ELVIS ROSHI do te bejne rilindjen PS????

          1. xhixhi says:

            rilindjen PS do ta beje edhe per ty qe te dalesh nga injoranca jote dhe shume te tjereve qe jeni per kioska dhe barbarizma

    3. vitico says:

      Esht e vertete qe z.Deda eshte zhvleftesuar si njeri i sportit,eshte perdorur shume nga politika.Nje keshille per Te,merru me sport se ekipi i Tiranes eshte nje pasuri e te gjitheve,mos e degjo Lulzim Bashen per keto pune.

  2. kavajsia says:

    maskarenj turp te ket saliu e ushtaret e tij e trajtun roshin si kriminel lufte, rrafen kavajsit se mbrojten roshin me te drejt, dhe tani dede merr nje shuplak te mir :)) po s’esht dede oorrre jo noka qe beri mizen tra per asi gje, doli me gisht ne goj si gjithmon edhe me rastine frokut te njejten gje: edi rama nje froken edi rama skishte lidhje me frokun, edhe prapa me roshin , ca nuk po bejn per te shkaterru ket opozit po se kupotjn sa me shum merren me opoziten aq me shum njerezit binden qe saliu s’esht me ket vend ka maaaaaaaaaaaarrr fund me koh po tani kupothet me mir!!!

    ate qe beri saliu dhe ushtaret e tij kavajsit se harrojn do ja kthejn pergjigjen me vot!!!

    shko voto sali shko voto ne kavaj se do e marresh pergjigjen !!!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Mos bini ne grackat provokuese..Policia eshte kthyer ne nje SHIK..Beni kujdes der ne zgjedhje..

  4. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Sot pritet reagimi i Bamir Saraçit , ish presidenti i Tirones.
    Do flase si mesfushor me tipare mosfolsi. ?
    Cudi qe nuk ka fol deri tani apo mos ka vene ate kartoren, Bogdanin, per te fol e une nuk e kam pa?
    Na thoni ndonje gje.

    Bamiri psh do tregoje se si shiteshin ndeshjet e Tiranes kur merrte pjese ne kupat e Europes e kapiten e skuadres ishte Nevili. E ky i FRD-se per te shit apo per te bje eshte mjeshter sic bleu mandatin e presidentit e sic shiti postet e Kryetarit te Gjykates se Tiranes e jo vetem.

  5. ATILA says:

    Nje trainer s’duhet te provokoje tifozerine e ekipit perndryshe duhet te pree edhe pergjigjen.Ngritja e grushtit per tu treguar kavajsve se jane me Ps eshte nje shantazh i ulet politik dhe fakti qe Nevil Dede ka pohuar se nuk e mban mend nje gje te tille te ben te besosh se edhe ai eshte po aq i ulet sa edhe gjesti i tij. Perdorimi i sportit politikisht eshte gje e shpifur pavarsisht se ndodh por njekohesisht tregon edhe dobesine e atyre qe e keqperdorin.Nga Berisha dhe plehrat e tij mund te pritet gjithcka deri ne 23 Qershor.Prandaj do ishte mire qe kjo qeveri dhe per me teper ky kryeminister s’duhet ne asnje menyre te jene organizatore te ketyre zgjedhjeve se eshte i parashikueshem rezultati i tyre.

  6. Latif Dreqi says:

    kavajsit me ne krye burrin e griseldes, jane demokrate te flakte, e quajne fyerje grushtin!!..Sado te fshihen pas PS apo dickaje tjeter, zemra nuk iu ndahet nga dy gishtat dhe bluja ?

  7. Horri i Bulevardit says:

    Eshte hera e pare ne historine 100-vjecare te sport klub tirana qe ky klub qe na ka dhne adrenaline, futet nen oreksin e politikes berishiane, ate qe nuk ja ka arritur edhe rregjimi i Enver Hoxhes, ja arriti Sali Berisha me disa pisa qe luajten me Tirane, qe nuk dhane asgje te mire, qe ishin gjitmone ne vend te dyte e te trete, dhe sot na dalin si e djathta e Tirones, sic eshte edhe nje pis tjeter si Indit Fortuzi, qe si pune kane patur vetem nje bythelepirje tek pushteti, dhe fale bythelepirje se pushtetit te rradhes, ja kane arritur te jene drejtora dhe sekretare partish ne komunizem dhe sot ne pseudodemokratizem, perseri po ja arrine te jene perseri neper punera te mira kjo fale pushtetit te rradhes, qe i perkedhel bythelepiresit.
    Dhe Nevil Dede per ca fjale te mira, ka per borxh te shkaterroje nje tradite qe ekipi e ka patur gjithmone, te jete gjithmone nje fituese dhe e papajtueshme me pushtetet e rradhes, se Tirona i takon qytetareve jo partive.

  8. albi says:

    vendim i padrejte, ky provokoi nje skandal dhe duhet te denohet ne menyre ekzempalare, te zgduket nga futbolli fare

  9. england says:

    Me vjen keq qe perseris te njejten shprehje por gazetaret sportive te TemA nuk jane aspak profesioniste,asnje lidhje me gazetaret politikes.Komisioni disiplines i perket FSHF dhe merr masa ndeshkuese kundrejt sportisteve,ose trajnerve,Roshi nuk mund te jete ne listen e te denuarve nga komisioni,me persona civile,pra jo sportiste ne rastin ne fjale merret policia dhe prokuroria.Ku eshte llogjika e shkrimit?dhe si mund te thuash se ne relacion nuk eshte shkruajtur asnje rresht per kryetarin e bashkise(me Roshin u moren zagaret e Mulit)cfare mund te thote federata e futbollit per nje civil,qe nuk ka lidhje direkte me sportin.Ndersa persa i perket rastit Dede do thoja se Nevili eshte djal me karakter,ne kete rast ai eshte perdorur,eshte nje viktime e ndyrsirave te politikes,kush e njeh nga afer do mendonte njesoj si une,eshte e thjeshte te ofendosh dike qe nuk e njeh,ndryshe do flisja per morrin,apo zogun sic i kane pas thene Fortuzit,eshte nje servil i ndyre…

    1. usa says:

      or budall, sigurisht qe fshf meret me roshin dhe me kedo tifoz. i perjashto nga aktivteti si edhe denon ekipin. precedente ka me das sulen. per me teper, roshi eshte aksioneri i 25% te ekipit, sigurisht qe eshte funksionar i ekipt dhe per kete me shume duhej te ishte denuar ekipi.

  10. Arilla Koci says:

    Dua te sjell vetem nje kujtim te vogel nga nje ngjarje e pazakonte per Shqiperine ne vitin 1988. Me date 5 Qerrshor 1988, ne ish Qyteti Stalin (sot Kucove)luhej ndeshja “play-out” e kategorise se pare midis Naftetarit vendas dhe Dinamos. Ekipi qe fitoi dhe qendroi ne kategorine e pare ishte natyrisht ekipi i Ministrise se Brendeshme pas nje gjykimi skandaloz. Ajo qe nisi te ndodhe pa mbaruar ende ndeshja, e qe vazhdoi deri ne oret e vona te darkes njihet si perplasja e pare e forcave te rendit (jo vetem te rretheve Berat, Lushnje, Fier por edhe ish reparti SAMPA i ardhur nga kryeqyteti) dhe qytetareve ne me teper se 40 vite regjim totalitar.
    Qyteti Stalin ne Ate kohe njihej ndryshe si qyteti i oficereve dhe inxhiniereve. Si rrjedhoje, ekipi i Naftetarit ishte nje fraksion i qytetit, ku ne te cilin benin pjese 4 pilote, 3 oficere, 2 arkitekte, 3 inxhinier, 2 mesues dhe 3 mjek. Te gjithe keta u bene pjese e ngjarjeve dhe e rremujes natyrisht. Por jo vetem. I pari i nje stadiumi te tejmbushur qe ka hedhur gurin ne fushe, ne drejtim te gjyqtarit te ndeshjes, ishte pikerisht ish sekretari i partise per Qyteti Stalin, Jani Kurizo i cili sot (per sjelljen e tij ne stadium asokohe) mund te quhej padyshim ultrasi nr 1 i ekipit te Naftetarit. Kurse te paret qe i vune flaken autobuzit te ekipit kryeqytetas (i larguar ne mesnate me helikopter per ne Tirane) ishin 2 pilote te ushtrise popullore te kohes, djem te rinj, njeri nga Himara dhe tjetri nga Kolonja por qe koha i kish bere tifoze te Naftetarit. Pas ngjarjeve te 2 u shkarkuan dhe denuan me burgim. Kurse sekretarit te partise, i cili kishte urdheruar bashkeqytetaret e tij te hidhnin gjyqtaqrin ne grope te gelqeres pasi e kishin bombarduar me gure, i qethen koken qeros dhe e nxoren verdall ne bodec neper Qytet Stalin.
    Tani, imagjinoni se c’reaksion kane patur njerzit neper stadiume qysh ne ate kohe. Te zhveshur komplet nga kostumet e pergjegjesive publike dhe te dorezuar teresisht emocioneve dhe adrenalines qe te jep sporti. Sekretar partie tjetri dhe beri ate qe beri ne ate kohe, dhe natyrisht e pesoi. Kurse sot, per nje pellembe ose jo behet nje sterdebat sikur eshte fundi i historise, dhe lihet menjane gjeja me e rendesishme qe te fal stadiumi, emocionet. Ne cdo vend te botes, njejrzit ne stadium nuk jane dhe nuk shkojne per te qene ata qe jane ne rruge apo ne shtepi, sepse emocionet e sportit te transformojne. Kurse ata qe shkaktojne provokim tek tifozi ne shkallet e stadiumit vetem njerez te sportit nuk mund te quhen. Qofshin keta gjyqtar, trajner apo lojtare.

  11. bbb says:

    Ky Dede i pyetur ne TV beri be e rrufe se skishte privikyar me grusht tifozet. Por fotot provuan te kunderten…Te tille njrez duhen denuar nga kodi civil per prova te rreme…Plere!

  12. arta says:

    Nevilit ti vin anes nga ana kultures se eshte djale tirone dhe i respektum.Nuk di cfare te them po pate lekun dhe karrigen qe te gjith te vijne nga mbrapa.Po bravo i qofte kryetarit se ska ligj dhe drejtesi.Dhe sa per djeni kur nevil dede me shoket e vet shkojshin neper mitingje ky kryetar nuk e dite se co ho mitungu ose ku eshe tirona.Dhe per socialist qe te gjith jemi dhe mos thote komploti i berishes.democracin e sollen cunat e tirones 90 dhe studentet ma vone 91. ne tirones kena nje shpreje,

  13. Kujtim Hoxholli says:

    Me vjen keq per Nevilin,qe ka qene ikone e tirones dhe kombetares,po e perdoren kto.Kujtoj nji rast me Sul Memen po ne Kavaje se cfar i bone kur ishte Trajner i Tirones dhe i ndihmuan po klubi Kavajes.po Sula pati dhe nje problem ne burrel qe e sollen pa ndjenja dhe e derguan ne spitalin Ushtarak dhe shpetoje mire.Jane disa injorante dhe deputete qe bojne sipas qejfit.le te shkojne te bejne ne itali apo greqi si te forte dhe ta shofin sa i vlen lekura.pune katunaresh

  14. england says:

    Ti nga usa nuk je gje tjeter vetem nje veshgjat me dy kembe!Po si mor debil i lindur FSHF pra federata mund te denoje tifozet ne shkallet e stadiumit,e di ti mor kellef qe protokolli i ndeshjes qe firmoset nga nje i deleguar i federates permban emrat e sportisteve pjesmarres te dy skuadrave,dhe trajnereve njekohesisht,ne kete liste bejne pjese dhe gjyqtaret dhe ndihmesat e tyre,pra vetem keta jane personat qe nese ndodh dicka mund te jene pjese e hetimit,me llogjiken tende prej gomari si mund qe nje tifoz ti nenshtrohet ketij hetimi?Shko e harxhoje kohen duke lare ndonje pjate mor i mjere,keshtu behesh i vlefshem,ben dicka!me keto karlleqe qe ke shkruajtur ja ke fut vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje