Bajern-Juventus, supersfida e çerekfinaleve të Champions

15 Mars 2013, 13:55Sport TEMA

Bajern Mynih dhe Juventus do të vihen përballë njëri-tjetrit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, në atë që shihet si supersfida e këtij turi. Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, ekipet çerekfinaliste kanë njohur emrat e kundërshtarëve dhe përballja gjermano-italiane është ajo që spikat mes të tjerave në këtë fazë të turneut.

Një tjetër ndeshje shumë interesante do të jetë ajo mes PSZH dhe Barcelonës, me ekipin francez që nuk luan në çerekfinalet e turneut prej 18 vitesh, ndërsa për herë të fundit janë vënë pikërisht përballë katalanasve duke i eliminuar ato.

Shorti ka qenë disi më i lehtë për Real Madrid, duke e vënë skuadrën e Murinjos përballë turqve të Gallatasarajit. Edhe ekipi i Terim ka shumë kohë pa mbërritur në çerkefinalet e turneut, ndërsa në sezonin 2000-2001 ka luajtur në këtë fazë pikërisht ndaj galaktikëve të Realit.

Kampionët e Gjermanisë të Borusia Dortmund kanë peshkuar surprizën e sezonit, skuadrën e Malagas, që të gjithë ekipet e mëdha e dëshironin si kundërshtar në këtë pikë të turneut.

Liga e Kampioneve

Çerekfinalet

02/03-09/10.04.2013

Malaga-Borusia Dortmund

Përballje të mëparshme: 0

Golashënuesit më të mirë të sezonit: Eliseu, Isko 3 / Levandovski 5

Real Madrid-Gallatasaraj

Përballje të mëparshme: 3. F1 B0 H2 G+/- 6-5

Golashënuesit më të mirë të sezonit: Ronaldo 8 / Jilmaz 8

PSZH-Barcelona

Përballje të mëparshme: 3. F1 B1 H1 G+/- 3-3

Golashënuesit më të mirë të sezonit: Laveci 5 / Mesi 7

Bajern Mynih-Juventus

Përballje të mëparshme: 6. F2 B1 H3 G+/- 7-6

Golashënuesit më të mirë të sezonit: Myler 4 / Kualjarela 4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje