Ferguson: Nuk refuzova shtrëngimin e duarve me Benitez

16 Mars 2013, 13:57Sport TEMA

Trajneri i Mançester Junajtid ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Rafael Benitez se tekniku i “djajve të kuq” kishte refuzuar të shtrëngonte duart me spanjollin para ndeshjes së dy skuadrave ditën e diel. Për më tepër, spanjolli kishte nxitur gazetarët të pyetnin Fergusion pse e kishte bërë një gjë të tillë, nëse “ishin aq guximtarë”.

“Kjo është komplet e pakuptimtë. Pse nuk duhej të refuzoja të shtrëngoja duart? Mendohuni pak, a më keni parë ndonjëherë duke refuzuar t’i shtrëngoj dorën ndokujt? Unë as nuk e pashë që Benitez ishte aty, pasi po firmosja autografe të hyrja kryesore. Pastaj është një djalë indian që më kërkon gjithmonë t’i shtrëngoj dorën për fat. Unë po firmosja autografe dhe për këtë arsye nuk e kam parë atë duke pritur. Nuk di të them se pse Benitez e bëri një deklaratë të tillë”, ishte reagimi i Ferguson që dukej shumë i çuditur nga kjo situatë.

Më pas, Ferguson ka treguar shqetësimin e tij rreth grumbullimit të Rio Ferdinand me kombëtaren angleze të futbollit, duke bërë të qartë se do të preferonte një refuzim nga ana e mbrojtësit.

“Sigurisht që u çudita kur pashë se e kishin kthyer në kombëtare, ashtu si të gjithë të tjerët. Do të në duhet të flasim me doktorin pasi kemi përgatitur fizikisht Rion në një mënyrë të caktuar, nëpërmjet një trajtimi të caktuar, që ai të jetë në gjendje të shkëlqyer gjatë sezonit. Ai duhet të kontrollojë numrin e ndeshjeve në një sezon, diçka që e kemi bërë në dy vitet e fundit dhe ka funksionuar mrekullisht deri tani”, tha Ferguson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje