Menaxheri i Benzema refuzon largimin nga Reali

16 Mars 2013, 13:58Sport TEMA

Menaxheri i Karim Benzema i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së lojtarit te klubi spanjoll, duke deklaruar se ai nuk do të lëvizë në fund të këtij sezoni apo në një të ardhme të afërt. 25 vjeçari është përfolur shpesh si një objektiv i merkatos së PSZH gjatë verës, duke parë se luhatjet e formës kanë bërë që të humbasë vendin si titullar në radhët e madrilenëve.

Shumëkush ka menduar se me largimin e Zhoze Murinjo në fund të këtij sezoni nga madrilenët, edhe Benzema do të nxirrej në shitje, por kjo hipotezë është hedhur poshtë nga fjalët e menaxherit Karim Xhaziri.

“Pavarësisht faktit nëse Murinjo largohet apo jo, Benzema do të vazhdoj të mbetet te Real Madrid”, deklaroi ai për “AS”. “Karim nuk ka dashur asnjëherë të kalojë të PSZH dhe ky klub nuk na ka kontaktuar asnjëherë. Benzema aktualisht është në klubin e futbollit më të mirë në botë”, tha menaxheri i sulmuesit francez.

Benzema ka shënuar 14 gola në 36 ndeshje në këtë sezon, shumë pak po të krahasohen me 32 të shënuar në sezonin paraardhës dhe kjo shpesh është cilësuar si motivi kryesor pse Reali mendon ta largojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje