100 arsyet pse s’duhet votuar Berisha: 51 mijë shqiptarë humbën punën në katër vite

18 Mars 2013, 18:52Politika TEMA

Partia Socialiste ka vijuar të prezantojë 100 arsyet se përse nuk duhet votuar kryeministri Sali Berisha më 23 qershor.

Arbër Mazniku, kryetar i Grupit të Punës për Punësimin në një deklaratë për mediat sot tha se dështimi spektakolar i Berishës me punësimin është një ndër arsyet madhore pse s’duhet votuar për të:

“Sot në vazhdën e prezantimit të 100 arsyeve pse Berisha s’duhet votuar më do të prezantojmë dështimin monumental në çështjen e punësimit. 160 mijë vende pune u premtuan nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, në programin qeverisës të 2009-ës. Sot është koha për të bërë bilancin. E vërteta? 51.592 shqiptarë kanë humbur vendin e punës që atëherë.

Kjo, jo sipas të dhënave tona, por sipas të dhënave të vetë INSAT-it, zullumi është aq i madh sa nuk e kanë mbuluar dot me shifra. Qeveria ka një fond për nxitjen e punësimit. Por, për Sali Berishën, Shqipëria nuk kishte nevojë për nxitje punësimi, pasi e ka ulur këtë fond në mënyrë të rregullt çdo vit. E ka ulur jo vetëm si një përqindje e buxhetit të Ministrisë së Punës, por edhe në vlerë nominale.

Ky program në vitin e fundit të raportuar, ka punësuar 719 veta. 719 shqiptarë prej ushtrisë me 1 milion të papunë. Vetëm 1 çdo 1390 të papunë. Sali Berisha nuk duhet votuar më, sepse përtej çdo dyshimi dështoi në punësimin e shqiptarëve,” tha Mazniku.

28 komente në “100 arsyet pse s’duhet votuar Berisha: 51 mijë shqiptarë humbën punën në katër vite”

  1. BERISHA LARGOHU. PER EDI RAMEN, NUK ESHTE NORMALE TI KERKOSH SHQIPTAREVE VOTEN KUR NUK E MBRON ATE ME POPULL. says:

    200 arsyet pse s’duhet votuar PS sepse eshte kjo parti qe mbajti Berishen ne pushtet pas 21 janarit.

    1. Besnik says:

      Kjo eshte nje nga arsyet me te forta se perse nuk duhet qe ta votojme me berishen, sepse ai pervec se nuk krijoi vende pune por ai e shtrengoi aq shume biznesin saqe shume nga ata falimentuan dhe shume njerezz humben vendin e tyre te punes.

      1. Flori says:

        Shqipetaret cdo dite e me shume po e kuptojne se kush eshte Sali Berisha dhe pasojat e qeverisjes se tij. Ata po e kuptojne cdo dite e me shume se ke duhet qe te votojne me 23 qershor. Une e kam zgjedhur se ke do votoj, PS eshte zgjidhja ime. Kete dua dhe ju te beni me 23 qershor.

        1. shyqo says:

          Edhe une e kam zgjedhur se ke do votoj me 23 qershor. Zgjedhja ime qenka e njejte e shume te tjere ne kete blog. Te gjithe paskan zgjedhur PS. Sa mire sepse Rilindja eshte me afer pas ketij konstatimi. Te gjithe te bashkuar per te ndihmuar veteveten.

          1. Landi says:

            Te gjithe se bashku per te permbysur kete sistem me qellimin kryesor per te permiresuar jete tona. Ne vete e kemi ne dore se ke do te veme ne pushtet. Kete here Rilindja na ofron alternativen me te mire.

            1. eni says:

              E keni gabim o gazeta tema e keni gabim se degjuat kryeministrin se ctha?? ai i di me mir se si genjehet,ky INSTAT shum pak k\genjen,realisht duhet te jen 100 mij vende te humbura por saliu ka 200 te reja ?

              1. aa says:

                Shporreni kete malok injorant,diktatorin e fundit,shporreni dhe ngjalleni kete shqiperi.

            2. tiku says:

              C’ti besosh me ketyre qeverie e INSTATI,mashtrusa tre gjith jan,ka plot mundsi per te rritur numrin e vendeve te punes,shteti vet jo me investime te huaja,po nuk jane njerezit e duhur,duhet shporrur saliu se vetem po e vret kete popull,PS i ka potencialet,ka trurin dhe muskujt per ta cuar perpara kete plan.

          2. herta says:

            te mos flasim per uljen e rrogave me sakt pergjysmimin,per uljen e kategorive te punes,per heqjen e gradava,qe jan pervec heqje nga puna po nje zhvlersim moral e nje flakje e perpjekjeve te cdo individi.

      2. Noldi says:

        Papunesia eshte nje plage qe po e vuajme se tepermi. ka rene gjithcka dhe te themi te drejten vetem sa po tkurret gjithcka. Spo na del me te jetojme pasi jemi 6 vete ne shtepi dhe vetem nje punon. Cunat skane pune, pasi dhe kamarier duhet te kesh eksperience.

        1. Andi says:

          Situata ne shqiperi eshte e tille qe ketu ka me shume kamariere me master apo ka agjent shitje me 2 fakultete. Te gjithe keta jane ne pritje per te gjetur nje pune ku te shprehin aftesite e tyre. Por kjo pritje po kthehet ne nje stres qe nuk e di se kur do marre fund. Dikush me tha qe do te marre fund me 23 qershor.

          Shpresojme shume qe kjo situate te marre fund.

      3. klidi says:

        Fjala pune per saliun do te thote veten pune per njerezit e rrethit te tij te ngushte dhe nuk i intereson se cfare behet me shqipetaret. Ata cdo dite e me shume po humbin vendin e punes dhe shume studente qe mbarojne fakultetin skane nje vend pune edhe pse e mbarojne fakultetin me rezultate te mire. Paradoksi shqipetar

      4. Daniel says:

        Arsye sa te duash jo vetem papunesia, niveli jeteses, niveli arsimit, siguria personale dhe e familjareve, niveli i drejtesise, urbanistika… e shume e shume te tjera se po te vazhdoj nuk mbaroj kurre.

      5. Era e Ndryshimit says:

        nje arsye shumee forte se perse duhet larguar Berisha eshte edhe tallja qe ben sa here qe del ne TV dhe naflet per “superfuqi energjitike” per “arroret” per “bumin e madh ekonomik” per “korrupsionin” kjo eshte nje tallje e paster me popullin ne vuajme per buken e gojes ai mburret per miliardat e gites dhe zenit te tij. Shporru Sali Pinoku

      6. lini says:

        51 mij shqipetare humben punen nemenyr te padrejt dhe 251 mij te tjer ne menyren me flagrante u zevendesuan nga joprofesionist por militant.

    2. deni says:

      Papunesia ne rritje eshte ajo cka e vret me shume popullsine. Ne kete kohe qe po jetojme shume persona jane papune dhe disa te tjere kane pasuri pafund. Duhet ndryshuar kjo situate.

      1. Roni says:

        Vetem ne shqiperi ndodh qe 40 mije studnete futen ne fakultet dhe nga kete mbarojne 20 mije. Nga keta qe mbaruan shteti apo shkolla nuk u gjen asnjerit per ketyre qe mbarojne pune. Pra politikat per te punesuar te rinjte eshte nje deshtim per kete qeveri. Ai kot llomotit se do ti paguaje sigurimet shoqerore per 3 vjec per cdo te ri te punesuar, sepse realisht nr i atyre qe punesohet eshte shume por shume i vogel.

    3. Smail says:

      Bravo PS, po ja nxirrni te gjitha te palarat ketij hajduti. Sa keq qe keto te palara jane hallet dhe shqetesimet tona qe po i vuajme cdo dite.

    4. jo 100 por 1000000 says:

      100 arsye jane pak shume shume pak, kjo moster qe ne e mbajme per KM i ka bere vendit tone 1000000 te zeza ne keto 22 vite. Duhet shporrur nese duam te shpetojmevete dhe femijet tane.

    5. tani says:

      51mije vende pune te humbura ne 4vjet eshte nje arsye shume e fort per te mos e votuar me, por te mendosh qe 51mije jane shifrat e pranuara nga vete Berisha eshte per te vene duart ne koke sepse me patjeter qe Saliu i ka hequr nje zero se duhet te jete 510mije. Arsye ka plot

    6. eee says:

      Eshte e rendesishme qe cdo vote te shkoje per PS per te majten opozitare tani e jo per LSI qe eshte shum me shume fajtore se saliu,qe i dha nje shtysh te fort te shkaterroj e te shkaterroj pafunedesishte kete shqiperi,as FRD qe der dje ishte pjes e aferrave te saliut dhe ku pasqyrohet ne menyren me te mir tek gjykatat,dhe aq me pak AK qe tallet me popullin ,qe ne menyren me te ulet perdor nacionalizmat per te mbledhur votat pa permendur qe gjithashtu eshte nje nga partit e dala nga drejtuesit e saliut.KUJDES POPULL, NDRYSHIMI ESHTE PS

  2. ILIRET says:

    Ou! Po Gerti tha se PD per 4 vjet ka hapur 200 mije vende te reja pune. Dhe sigurisht Gerti nuk genjen.
    Keshtu, ngaqe ka shume vende pune, duhet qe nje person te punoje ne dy apo tre vende pune…

    1. arsen says:

      Tamam lale. Heq nje nepunes nga puna? Po. I paguan atij nje vit rrogen? Po. Pra per nje vend pune ne organiken e Saliut paguhen dy veta. Satistika i ndajne dhe i shumzojne per dy,,,,Pra?
      Ne Shqiperi , sipas Saliut jane shtuar vendet e punes,POR ME TAKSAT TONA PAGUHEN DY VETA PER NJE VEND PUNE.
      Kush dom i ktheje keto pare ne xhepat tane???? Askush nese NUK NA MUSHET MENJA TE FLASIM E TE NGREME ZERIN ME VOTE!

  3. Per te mos votuar Sali berishen nuk jane 100 arsye.
    Per te mos votuat ate ka 1000.
    Por mire do ishte te na sqarohej nga lidershipi i Ps pse nuk pyetet baza e ps per perzgjedhjen e kandidateve per deputete pa le pastaj te meret mendimi qytetar!?
    kjo do ishte me shume rendesi,sepse nese ndodh largqofte te humbase çdo behet me ne ne baze dhe popullin shqiptar se ai per vete bashke me deputete te tjere ne terezi do e kene ashtu si e kane patur gjer tani.
    Nese ka mundesi te na jape nje pergjigje mire do ishte.

  4. EDHE KETO JANE NDER 100 ARSYET PERSE BERISHA DHE PARTIA DEMOKRATIKE NUK DUHET TE VOTOHEN ME 23 QERSHOR.

    Sali Berisha me politiken antiekonomike qe me daljemn e tije ne skene politike kishte per qellim ta largoi popullin shqi[ptar nga aktiviteti me vital qe eshte puna. Duke qene se Berisha u shite tek monopolet dhe tek qarqet antishqiptar qe ne veze ai lindi papunsin si nje nder mjetin kryesote per tu ardhur ne ndihme ketyre monopoleve dhe qarqeve antishqiptare.
    Berisha per kete mase ogurzeze nxori edhe slogane te pa parashikueshme si ‘Nuk kemi nevoj te punojme me mjafte kemi punuar 50 vjet tani “Ne Drejtojme Bota na Ndihmon.” Ky ishte slogani me vdekjepruers per shqiptaret. Gjithashtu Berisha nxori edhe “Cekun eBardh” te mashtrimit. Me keto dy slogane ai realizoi serialin e shkatrrimit edhe te ekonomis shqiptare mnene masken e teknologjis se “prapambetur” ku ne te vertet kjo nuk ishte e vertet pore Berisha si renegat i shqiptarve vazhdoi sulmin e pa par kunder ekonomis shqiptare. Sote vetem emret kane ngelur si Lagjeja Kombinat, Uzina Dinamo, Parku e tjera kun ne te vertet ato tashme nuk ekzistojne. Tezgjahu i Kombinatit eshte shitur ne Malt te Zi per skrap dhe sot atje ai punon, ndersa grate e Tiranes shiten rrugeve te botes per pes leke.
    Pra Berisha eshte antiekonomiku me i madhe qe njeh historia dhe ne po ja numrojme edhe arsyet perse Berisha nuk duhet te votohet.
    1.BERISHA DHE PD- ja NUK DUHET VOTUAR PASI: ,theue embargon botrore te naftes kunder Serbise Sali Berisha i dha Nafte Serbise , nafte e cila vuri ne levizje maqinerin luftarake te Sllobodan Millosheviçit kunder poullit vlla te Kosoves. Kunder nje populli te pa mbrojtur. . Nafta e Berishes vrau gra ,femij, njerz te pa fajshem..
    E dini ku shkuan keto para qe u fituan me gjakun e popullit te Kosoves. Ne firmat Piramidale ku mafja Berishiane i mori ne drejtim te pa ditur..
    2. BERISHA DHE PD- jaNUK DUHET VOTUAR PASI bere , rrenimin ekonomik nepermes firmave piramidale si dhe renjen e shtetit.Kjoskzimi i qyteteve dhe veçanrishte i Tranes.? Nga kjo renje gjeten vdekjen mijra shqipatr te pa fajshem. Ai u talle me kete popull bashk me Fatos Nanon, kur thoshte: Ti Berish, i veshe Nenat shqiptare me te zeza. Ndersa Berisha Nanos, i thoje :ti je klani zemunit. Dhe tani hani bashke.
    3.BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI para 20 vjeteve mashtroj puntoret , ku ne programin e PD-se ishte berja e minatorve puntor bashkohore po ashtu dhe profesione te tjeraBerisha ua mbylli deren e punes puntoreve duke i flaken ne rruge te madhe . Si u be me minatoret e Burrelit.Ku gjenden sot ata.? Si po hiqet shqiperia nga harta industrie

    4. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI bere Shkatrrimi e industrse sone qe u ndertua me mundin dhe djersen tone. Berisha dhe Jozofina e shiti per skrap. Ne se Enveri bente nga nje veper ne çdo pesvjeçar Saliu dhe Jozofina , vite pas viti qe 20 vjet shkatrroni duke i hequr keto vepra edhe nga harta e shqiperise
    5. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI ne vitin 1964 beri marveshje me firmen energjitike Evropiane qe deri ne vitin 2011 ne shqiperi te mos ndertohet asnje veper energjitike pasi sipas tyre dhe Berishes shqiperia nuk kishte kapacitete te ndertonte H/C te tilla.Ne nje kohe qe neve kishim dy ndermarrje te specializuera per ndertimin e H/C sice ishte ajo e Drinit dhe e Banjos. Sote do te kishim te ndertuar Skavicen ne rrethin e Kukesit, Bushatin ne Shkoder, Kalivacin ne Tepelen dhe Banon. Sote Berisha e ka katandisur ndertimin e H/C-ve ne disa h/c te vejghel duke hequr dore nga veprat e medha dhe ato te helikes me ere.
    6 BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI vrau ne Gerdec.?. Dhe qendrimi i qeverise eshte tejet mashtues, fajtoret jo vetem qe nuk denohen pore edhe behen ministra.? A nuk eshte nje histori mekatare , ku Berisha me Gerdecaret , ku nga ky gjeten vdekjen 26 veta dhe 355 te tjer u plagosen Kata nuk u vran se ishin ne lufte pore u vrane per te perfituar nga ana ekonomike vet dhe oborri qeveritar.
    6. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI nxore shqiperin ne shitje.Shqiperia nje evro . Nje shitje e tille nje mashtrim i tille ka krijuar nje mekat te pa pa pare ndonjeher.Ne keto kushte Serbet turravrap me Fazliçin vazhdojne te gelltisin ekonomin shqiptare dhe me vone edhe te realizojne qellimet e tyre te mbrapshta kunder shqiptarve.
    7. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI si nje nder antiekonomistet me te medhej ne krye te shtetit ka dhen detin Greqise e cila do te perfitoi ajo miliarda tonelata Nefte nga toke dhe deti Yne. Edhe nje pushtues po te ishte nuk do te vepronte ne kete menyre.
    8. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI me politiken antiekonomike shkatrroi te gjitha fermet shterore ne ter shqiperin. Kishim mijra he pem frutore, vreshta etje. Te gjith keto i perpiu sopata e Berishes .Sote Berisha ka fytyre te flase per kuroren e Tiranes.Ate kurore te cilen e ka varrosure ketu e 15 vjet me pare.
    9. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI nje demtim kolosal ken bere ne shkatrrimin e pyjeve. Sote ne shqiperi mbi 30 % e pyjeve jane djegur ne flake, mbi 40 % jan prere pa kriter dhe nuk eshte mbjellur asnje rrenje ne permirsimin pykore.
    10. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI Berisha ka sabotuar ter sistemin bujqesore dhe Blegtoral eshte i vetem vende te ballkan qe te gjith prodhimet i importojme nga vendet e tjera, Antiekonomizmi i Berishes beri qe edhe remitancat nga emigrantet te tkurren pas ato nuk kan garanci qe te investojne dhe te blejne ne shqiperi.
    11. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI hoqen dore nga sumvensionimi i naftes per fermeret. Berisha e katandisi bujqesine tejke mbjellja e sheges dhe e arrave dhe asgje me large. Turp kush ta degjoi. Kjo eshte menyra qe shqiptaret te punojne vetem per monopolistet dhe asnjeher per veten e tyre.
    12. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI Berish beri edhe shkatrrimin e uzinave te prodhimit te plehrave kimike si azotikun e Fierit ashtu edhe superfasfatin e Lacit. Sote fermeret shqiptar jane te detyruar te blejne keto plehra nga jashte duke pasur vete ne vendin e tyre dhe me kosto me te nlire. Ja pra ku e katandisi Berisha ekonomin shqiptare.
    13. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI Shkatrrimi i uzinave te perpunimit te bekrit ku nga ky nxirej dhe floriri shqiptare. Sote ne Rubik aty ku nxirej ku flori nuk ekziston asgje madje edhe ogjaqet jane prishur.
    14. BERISHA DHE PD-ja NUK DUHET VOTUAR PASI Sabotoi edhe sektorin e ndertimit.Ishte i vetmi sektor qe ecte me inisiativen private. Berisha e penalizoi kete sektor duke e konsideruar si sektoriafjeoz madje e cilesoi mafjen e nedertimit. Keshtu sot ky sektor eshte tkurrur ne nivele te paparashikueshme.
    Keto e shume te tjera qe per arsye te kohe nuk arrij ti rendis pore besoi qe ne kuandrin e 100 arsyejve per te mos votuar Berishen dhe Partine Demokratike edhe komentues te tjere do te marrin inisiative te tilla qe ti bejn prezence keto arsye me qellim qe populli kur te shkoi tek kutia e votimit ta dije mire se cila eshte arsyeja qe nuk duhet votuar Berisha dhe Partia Demokratike.

  5. loni says:

    Saliu i hoqi njerezit nga puna se vuri militantet ne administraten e shtetit,te cilet nuk kane as arsimin e duhur dhe shume nga ata te ardhur nga rrethet. Te hequrit nga puna kane vajtur neper dyert e gjykates ku te njejta ceshtje nga gjykates te ndryshem trajtohen jo njesoj sepse gjykatesit duan leke edhe nga te papunet dhe avokatet jane seksere te gjykatesve. Gjygjet zgjasin pa fund qellimisht sepse nuk duan qe ti paguajne. Ne Gjykaten e Apelit duhet te presesh mbas nje viti te te caktojne date gjyqi.
    Kjo eshte administrate e Saliut me militante demokrat, cam e lsi me njerez te pakualifikuar qe nuk paraqiten ne pune dhe ju derdhet rroga ne bank.

  6. Elmira says:

    PO e vertet , papunesia eshte nje aresye themelore qe nuk duhet votuar per Sali Berishen , pasi duket qarte qe te rinjte ,jo vetem nuk u jepet motivimi i duhur dhe mundesia per pune , por nuk ka standarte te trajtimit te tyre pasi punesohen ,edhe kur punesohen dinjiteti i tyre shkelet me kembe dhe nuk ka proçedura te barabarta e transparente vleresimi per punen e tyre.
    Te rinjte presin te punesohen sipas profile te pergatitjes, dhe nuk gjejne hapsira ,kjo si rezultat i nje programi jo te mire qeverises.
    Problemi i papunesise zgjidhet vetem duke ndryshuar strategji ,kjo eshte startegjia e te dhenit mundesi te Edi Rames te veri ne jete programin e tij per nje Rilindje kombetare.

  7. anklirta says:

    As numri 100 nuk mjafton per te llogaritur arsyet pse berisha dhe ky sistemi i tij i kabur te largohet.Berisha nga TV deklaron kam hap 200 mije vende te reja pune,ndersa ne TV nga populli raportohet se s’kane miell te bejne buken te shtepia e le me te jene hapur vende pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje