Presidenti amerikan, Barak Obama mbërriti në një vizitë historike në Izrael, e para si president i SHBA.
Por një incident shënoi vizitën e tij.
Makina e blinduar e presidentit, e njohur edhe me emrin “Bisha”, u prish rrugës për në aeroport.
Makina u rimorkua në një karroatrec pasi shoferi aksidentalisht kishte futur gaz në motor në vend të naftës.
Mediat thonë se limuzina Cadillac u dërgua për në SHBA, ndërsa presidenti amerikan përdori makinën e dytë.
Obama bëri të ditur gjatë kësaj vizite se Izraeli nuk ka një mik më të madh se SHBA.
“SHBA është krenare që është aleati më i fortë i Izraelit,” tha Obama në takimin me kryeministrin Benjamin Netanjahu.
Të enjten Obama do të shkojë në Ramallah për të takuar presidentin palestinez, Mahmud Abaz.
Zyrtarët amerikanë megjithatë thonë se nuk ka ndonjë pritshmëri të lartë për nisjen e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
Obama u prit në aeroport nga kryeministri dhe presidenti Shimon Perez. Atij iu tregua një bateri raketash, pjesë e mbrojtjes ajrore izraelite, e njohur me emrin Iron Dome.
“SHBA është përkrah Izraelit për shkak se është në interes të sigurisë tonë themelore që të jemi krah jush. Aleanca jonë është e përjetshme. Përgjithmonë,” tha Obama.
Kurse Netanjahu e falënderoi presidentit që ka mbështetur në mënyrë të qartë të drejtën sovrane të Izraelit për t’u mbrojtur ndaj çdo kërcënimi.
Obama megjithatë ka pasur një marrëdhënie të ngrirë me kryeministrin izraelit.
Në SHBA Obama është kritikuar që nuk ka vizituar Izraelin në mandatin e tij të parë.
Per ta bere me te kuptueshme per lexuesin:
Fjala “Gaz” do te thote benzine. Pra makines me nafte i ka hedhur benzine!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/us-army-soldiers-in-kunar-afghanistan.html
Ka lezet te kjo fotoja e fundit,kollarot e kemishat me ngjyrat çifute te flamurit izraelit. Obama u gjunjezua dhe kerkoi meshire nga çifutet!
Pse kush tjeter e vuri ne ate post?
Gazeta izraelite e ka quajtur madje ne menyre figurative “presidenti i pore cifut.”
po perpiqem shume te shoh elekun antiplumb te Obames dhe nuk po e shoh….
Amerika vendi qe e la shqiperin ketu ku jemi.