Sarkozy abuzoi me dobësinë e gruas më të pasur në botë (FOTO)

22 Mars 2013, 11:58Bota TEMA
Sarkozy abuzoi me dobësinë e gruas më të pasur në

Ndaj ish- presidentit francez, Nicolas Sarkozy, ka nisur një hetim zyrtar për marrje ryshfeti.

Mediat bëjnë me dije se ai ka pranuar zarfe të mbushur me para cash nga gruaja më e pasur në botë.

Sarkozy është akuzuar dje se ka përfituar financiarisht nga dobësia e trashëgimtares së L’Oreal, Liliane Bettencourt, 90 vjeç.

Ndërkohë që karriera e tij politike është thuajse e rrënuar, Sarkozy tani përballet me një gjykim e ndoshta edhe me burg.

Ndërkohë që ekipi i tij ligjor po përgatit apelimin ndaj vendimit, të afërmit e tij thonë se ai është shokuar me lajmin.

Ai po kthehej në Paris me të shoqen e tij, Carla Bruni, gruaja e tretë.

Ish- kryeministri i Sarkozy, Francois Fillon, shkroi në Twitter se vendimi ishte i padrejtë dhe se e vërteta do triumfojë.

Sarkozy i ka marrë paratë nga miliarderja për fushatën e zgjedhjeve në vitin 2007.

Por mjekët e zonjës Bettencourt thonë se kapaciteti i saj mendor është përkeqësuar duke nisur nga vjeshta e vitit 2006. Në këtë mënyrë ata thonë se ajo ka qenë vulnerabil ndaj njerëzve që i kërkonin para.

Akuza kryesore është se Sarkozy mori mbi 4 milion euro nga ajo, duke shkelur kufirin elektoral dhe duke përfituar nga një njeri i sëmurë.

Tani pritet të zbulohet se sa herë e ka vizituar Sarkozy zonjën Bettencourt në shtëpinë e saj në Paris në muajt përpara se të zgjidhej.

Sarkozy thotë se ka qenë vetëm njëherë, por stafi i miliarderes thotë të kundërtën.

Ish- llogaritja e Bettencourt thotë se i ka dorëzuar menaxherit të Sarkozy zarfe plot me para cash.

Sarkozy ka humbur imunitetin nga hetimi që kur humbi zgjedhjet presidenciale në vitin 2012.

Sarkozy dyshohet edhe se ka marrë para nga diktatori libian, Gaddafi.

4 komente në “Sarkozy abuzoi me dobësinë e gruas më të pasur në botë (FOTO)”

  1. Yui says:

    Ja ktej merr sala frymzimet demokratike dhe mush xhepat..

    1. ku e lame e ku na mbeti...nga Sarkua tek Saliu i shkreti says:

      Saliii! Degjoje kete kambane;O Saliii.
      Mos harro Saliii;Te gjithe kush jane si ty
      Berluskoja apo Sarkoja;nje fund kane.
      Ate te turpit dhe te vidhisjes ne
      qelite e ftohta o Saliii…
      E pse u katandise keshtu a mavri.
      qe askush nuk do me te pa me Sy.
      Po qysh e bere veten si te jesh
      nje galeri e veseve me te keqija qe njef njeriu
      ne kete Dynja.
      Dhe kjo eshte Galeria e Djajeve,
      ku ne hyrje nxirrone portreti yt dhe
      ne kembet e tua Argita me gjith Jozefine..
      A e di ti more Saliii,se tani me eshte
      mbushur edhe mua mendje se je pak qejfli si
      puna e dy homologeve te tu qe permenda
      pak me larte.E po mire a te qifja udhet,
      e dime se qejfi behet o me para ose me pozite.
      por ti nga qe nuk ke qejf te nxjeresh para,
      afrone ndonje pozite,sigurisht qe ne linje je;
      ne ate qe Djajte e kane adrenaline…

  2. Ben Chicago says:

    dhe saliu thoshte miku i im sarkozi

    1. www says:

      Kjo ceshtje ka me shume se nje vit qe diskutohet ,por
      nuk zbardhen gje . Forcat te tjera kundershtare perpiqen me vdo kudht ta
      dergojne ne bankat e te akuzuareve . Nuk besoj qe ai te kete marre nga ajo
      ryshfete kur po i perballon Sala votimet si ka mundesi qe nuk i perballonte Franca
      Sakozi eshte teper inteligent dhe kete kokerr ulliri nuk e hante kollaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje