Horror në Meksikë, trupat e shtatë të ekzekutuarve, të ulur në karrige në mes të qytetit

25 Mars 2013, 12:00Bota TEMA

Ky imazh horror tregon se si trupat e shtatë meshkujve u gjetën të ulur në karrige plastike në një qytet në Meksikë.

Trupat ishin vendosur në qendër të qytetit Uruapan.

Secili prej tyre ishte qëlluar në kokë dhe në trup kishte mesazhe kërcënuese, gdhendur me kaçavidë.

Në një nga trupat shkruhej: “Kujdes, kjo do u ndodhë hajdutëve, pengmarrësve, abuzuesve seksualë dhe mashtruesve”.

Prokuroria nuk ka ende një motiv për ngjarjen.

Viktimat ishin mes 15 dhe 40 vjeç.

Disa nga trupat kishin duar e këmbë të lidhura.

Ndërkohë, shtatë persona të tjerë u vranë në një lagjen Guerrero. Persona të armatosur hapën zjarr në një lokal duke lënë katër civilë të vdekur dhe tre oficerë policie.

Rreth 70 mijë njerëz janë vrarë në Meksikë në shtatë vitet e fundit në incidente që kanë lidhje me trafikun e drogës.

Presidenti i ri i vendit, Enrique Pena Nieto, është zotuar se do të luftojë krimin që ka dëmtuar imazhin e Meksikës si një vend turistik, por edhe si destinacion për investitorët e huaj./ep

7 komente në “Horror në Meksikë, trupat e shtatë të ekzekutuarve, të ulur në karrige në mes të qytetit”

  1. flm says:

    kshu duhet edhe ne shqipni,per pak dite,,,,,,,,

  2. melesh says:

    Sa popull i kulturuar keta Mehicanot.

  3. Tarrasi says:

    Po te kishte drejtesi keshtu duheshin bere nje sere politikanesh Shqiptar dhe larot qe i mbajne ne pushtet dhe ndajne copat qe c’vasin nga populli ngrate. Por me sa shoh une s’ka drejtesi ne ket bote ndoshta do ket ne tjetren.

  4. shqiptar says:

    Renditja sipas karrigave:
    1.S.Berisha
    2.F. Nano
    3.J.Topalli
    4.I. Meta
    5.S.Olldashi
    6.E.Paloka
    7.R. Bulku

    1. Robespierre says:

      @ shqiptar :
      Plotesisht dakort!

  5. Koz Dynjaja says:

    Pune korrakesh ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje