TemA TV/ Gjenden 2 peshkatarët, i shpëton një kroçierë me turistë (VIDEO)

30 Mars 2013, 12:31Sociale TEMA
TemA TV/ Gjenden 2 peshkatarët, i shpëton një

Një anije turistike me 760 udhëtarë francezë dhe italianë shpëtoi dy peshkatarë shqiptarë, që kishin humbur në det prej 24 orësh nga gjiri i Vlorës. Anija turistike po vinte në portin e Durrësit për të çelur sezonin turistik të kroçierave, kur gjeti lundërtarët e drobitur pak milje larg bregut. Operacioni i shpëtimit u përcoll me entuziazëm nga turistët dhe banorët që kishin dalë për t’i pritur.

Anija turistike “Costa Voyager” çeli sezonin turistik të Durrësit duke shpëtuar dy peshkatarë që kishin humbur në det prej 24 orësh nga gjiri i Vlorës. Kjo është hera e parë që një anije e përmasave të tilla shpëton në brigjet shqiptare lundërtarë vendas, dhe ky operacion shpëtimi u përcoll me entuziazëm nga 760 turistët francezë dhe italianë që ishin në bord.

Komandanti i anijes Giovanni Cosini thotë se peshkatarët u gjetën 12 milje nga Porti i Durrësit dhe menjëherë anija turistike u përfshi në një operacion humanitar, të cilin e përshëndetën të gjithë udhëtarët, sepse jeta në det është përparësi kryesore.

“Njoftuam kapitenerinë e portit shqiptar se kemi gjetur njerëz në rrezik. Operacioni i shpëtimit nuk zgjati më shumë se 5 minuta. I nxorëm peshkatarët nga deti në një gjendje shumë të rëndë dhe u kujdesëm menjëherë për ta. Shpëtimi i dy peshkatarëve në det i kushtoi anijes vetëm një vonesë 20 minuta nga oraret e parashikuara. Shëndeti i tyre është i mirë tani, por mungesa e telefonave ua kishte vështirësuar komunikimin me autoritetet portuale gjithë natën”, tha komandanti.

Së bashku me bashkëshortin, Eliana nga Provanca pranë Marsejës po e feston ditëlindjen në Durrës. Ajo thotë se është e lumtur që mori lule për ditëlindje këtu në Durrës, ku hynë duke shpëtuar dy shqiptarë nga vdekja.

“Duam të shkrihemi me popullatën. Do të marrim një taksi dhe duam të takojmë banorët. Nuk kemi ardhur që të shohim vetëm monumentet. Do të shkëputemi nga kolona e autobusëve”.

Shumica e udhëtarëve francezë vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe ata dinë shumë pak, ndaj duan ta njohin më afër.

“Natyrisht që dimë diçka për Shqipërinë. Njohim Ismail Kadarenë. Kam lexuar Kronikë në Gur, një roman për Gjirokastrën. Është ide e mirë të vizitojmë një vend që tashmë është i hapur dhe i gatshëm për turizmin. Kemi ardhur në një qytet arkeologjik shumë interesant, me njerëz shumë miqësorë dhe me ushqim të mirë”, thotë Zhan Mari Sevre.

Agjencitë turistike vlerësojnë përpjekjet e portit detar për të mirëpritur anije përherë e më të mëdha. Anija turistike “Costa Voyager” është për herë të parë në Durrës, dhe është pjestare e kompanisë së njohur “Costa Crocere”. Ajo ka lundruar në pjesën më të madhe të porteve të detit Mesdhe, në Francë, Itali dhe Kroaci. Mjaft turistëve nisën menjëherë të vizitojnë në këmbë qytetin antik të Durrësit. Është programuar lëvizja me autobusë e grupeve të mëdha me turistë, që të vizitojnë Tiranën dhe Krujën.

35 komente në “TemA TV/ Gjenden 2 peshkatarët, i shpëton një kroçierë me turistë (VIDEO)”

  1. Eri says:

    Me ne fund nje lajm i gezueshem ne keto kohe te zymte, me vjen shume mire per ta.

    1. Dean says:

      Ma more nga goja,plako.Tamam,pas kaq kohesh 1 lajm qe te jep pak shprese.

      1. Albogentivlora says:

        Shyqyr per keta dhe familjet e tyre. Jane njerez qe punojne per buken e gojes.

    2. N.VJOSA says:

      U gezuam pa mase per ta!
      Kishin dalë per buken e gojes, ne nje kohe qe Kerpushat e Saliut nuk dine çfare te bejne me leket!…
      Qeveri Zeza nuk vuri as nje Helikopter ti kerkonte, se Helikopteri eshte i zene dhe nuk ka kohe te çoje Barbarin nga Tirana ne ….Dajt!…
      Lufta per mbijetese ne Shqiperine e mjeruar pa rremben si nje grope e zeze jeten e sa e sa njerzve!

    3. shjodrani says:

      sapo lexova titullin thashe me vete ahh shyqyr nje lajm i mire e shyqyr qe nuk perfundoi me vdekje.

      persa i perket atyre qe bejne gam gam se i shpetuan grekerit.

      askush nuk pretendon se te gjithe greket jane te keqinj ashtu siq nuk jane te gjithe shqiptaret te mire por ama urrejtja e grekerve ndaj nesh ekziston me shume se e jona ndaj tyre kshu qe mos thuj ishin greker pasi une personalisht i urrej shume grekerit por ama nuk i urrej ne ate pike qe te me behet qefi ti shoh te vdesin siq i behet qefi shume grekerve te shohin te vdese nje shqiptare.

      kushdo do e kishte bere kete, cfaredo rrace e kombesie

      1. kulla bjeshkve says:

        Ore nuk e lexoni qe kapiteni i anijes eshte italian,pamvarsisht qe anija eshte regjistruar ne Greqi,,por mgjithate une kam punuar dikur ne portin e Durresit ne autoritetin portual dhe nga te gjithe anijet e huaja qe ankoronin ne kete port ekuipaxhet greke ishin nga me te miret me te sjelleshmit,me te priteshmit,,,ata nuk te linin pa te ofruar dreke ose bufe dhe gjithashtu ishin nga me korektet ne maredheniet me autoritetin portual.Shumica e tyre na konsideronin vllezer,por mbas viteve 90 dihet si vajten punet.Sidoqofte,me behet qejfi per djemte qe shpetuan dhe falenderime e mirnjoheje per kapitenin e anijes.

    4. artur qira says:

      turp ti vi shtetit shqiptar nuk asht ne gjendje te shpetoje dy peshkatare ne det, nuk ishin ne mes te oqeanit por pak milje larg shtepive te tyre. shtet mburravecash

  2. Cekuri says:

    Prape greket u gjenden prane ne momente te veshtira,megjithese kishit tre dite qe gjoja i kerkonit,dhe tani vazhdoni rutinen shani greket.

    1. trust-no1 says:

      Me te vertete nje lajm shume i mire per ta dhe familjet e tyre. Kurse ti mos ja fut kot se ska lidhje me kombesine e kroceres kjo pune. Deti ka ligjet e veta dhe kushdo do ta bente kete veprim. Por duke e permendur kete ti.provokon sharje e budallalleqe te tjera edhe aty ku skane vend.

      1. Cekuri says:

        Lidhje me kombesine ka,se bashkombasit e tyre qe e kane per detyre nuk nxoren nje helikopter ne kerkim,i cili me nje rruge nga Vlora ne Durres do i kishte gjetur menjehere.
        Por bashkombasit e tyre i kane helikopteret per te bere shantazh te shtepia e Bmir Topit dhe Edi Rames,a me kupton??
        Jo per gje po ata duhet te shani dhe jo mua.

        1. Argita_B says:

          Giovani Cosini quhet kapiteni i kroçieres, a ke degjuar ndonje grek me kete emer ti apo ne gazetat greke e ken vene si zakonisht Jovanis Kosinis se e keni per tradite ju perkthimin e emrave.

          1. Cekuri says:

            Pikerisht ai eshte Jovani Kosini,nga Kosina,ke ndonje problem ti???
            Po ke problem bli nje shishe uthull industtriale dhe pije me fund.

            1. Argita_B says:

              Katnari vogel, Giovani eshte emer italian, jo grek, le qe je grekofil, po je dhe injorant. E ka Cosini, jo Kosina.

              1. Cekuri says:

                Aaaa harova te ve s ne fund ke te drejte ti bathorja e vogel…Jovanis Kosinis nga Kosina.
                Na mbyti injoranca!!!!!

                1. Argita_B says:

                  Jane francez dhe italijan fshatar grekofil. Lexo mire e meso te perdoresh internetin. Ske faj se perpara vije me çadren e whiut te varur te jaka e xhaketes kadife nga mbrapa… Fotografine me Skenderbeun ne sfond te bere te sheshi kur ke vizituar Tiranen e ke vene ne dhomen e pritjes apo jo.

                  1. Cekuri says:

                    Na mbyten injorantet,popopopo,e mole lopen moj cuce?
                    Foto te Gjeorgjios Kastoriotis ke bere ti kur vije ne Tr moj nuse.
                    Se shume e perdor kete me foton e me cadren pas jake,te ka ngel ne mendje kur te binte baba ne Tr.

                    1. Argita_B says:

                      Me grekofilet si puna jote tallej gjithe lagjiaa ne Tirone. Dhe nese kishe fatin te kishe jetuar ne atenkohe ne Tirone, nuk kishe shansin ta mendoje e je me ta shkruaje Emrin e Skenderbeut ne greqisht.
                      Nje rrace jeni ju greke bukeshkale e ska pas njeri faj kur ju tallte, mire ju a kemi bere.

                  2. Cekuri says:

                    Emri i Gjeorgjios Kastoriotis eshte shkruar gjithmone ne greqisht,ju qe e shkruani me termin turk tregoni prirjrt tuaja….dhe mos ngatero zilin qe kishit per greket e shqiperise me talljen se i talluri mundohet te talli ok,cuca mjelese.?

    2. Aleksander says:

      Po po Giovanni Cosini si grek duket…po ti shtosh nga nje “s” emrit e mbiemrit. Edhe anijet kineze dikur me flamur shqiptar lundronin por po te hipje ne kuverte, te gjithe “shqiptaret” fytyreverdhe ishin. Sidoqofte meritojne pergezime dhe falenderime ekuipazhi dhe stafi mjekesor multinacional i anijes greke qe zbatuan me korrektesi nje nga ligjet baze te detarise.

    3. elio says:

      Costa crociere eshte kompani italiane qe se fundi eshte blere nga MSC crociere (kompani Amerikane), pas skandalit qe u be ne Genova ku u permbys Costa Concordia Crociere.regjistrimi ne Regjistrin grek eshte pune taksash…edhe tragetet durresit e te vlores regjistrohen ne greqi apo panama…

  3. hamdurulam says:

    Jete gjati nuk behet jeteshkurter ,ilustrim i fjales se urte ” bime me fat dhe hidhem ne det “.Urime djemeve dhe familjareve te tyre .

  4. X says:

    Nuk jane peshkatare. Shume shpejt do dali e verteta.

  5. zum zum says:

    i shpetuan te keqinjte greker , greket po na bejne vetem keq , degjove zike. hajri , rami , xxxx , mesoni qe te jetoni me vellezrit greke o camer te pa bese.

  6. Treviso says:

    Gezohem shume qe u gjeten dy peshkatoret peshkatoret vlonjat.
    Le per te deshiruar ekujpazhi i kerkimit nga ana shqiptare. Jam i sigurte se radaret nuk e kan zbuluar se ka qene gomone e vogel dhe dallget kan bere punen e tyre por ekujpazhi i elikoptereve eshte treguar i pa afte ne kryerjen e detyres. Elikpteret jane te paisur me telekamera te fuqishme qe mundet te shohin çdo gje nga lartesia dhe pse ka shume dallge. Ekujpashet e elikopterave duhet te nxjerin mesime nga ky rast dhe te bejne strevitje per gjetjen e objekteve si ne dete ashtu dhe ne malsi
    u e mbulon debora.

    1. FRASHER says:

      BRAVO GJITHSESI!

  7. viktor ( vlora) says:

    O shqiptar te mjeruar lexoeni mir temen. nuk i ka shpetuear greku i ka shpetuar kapiteni i anijes qe eshte me origjin italian ta dini qe une kete kapiten e kam pare ne itali ne momente kur ai ka qene komandanti i anijes GARDENIA ne venezia ishte komandant me kurs te gjate dhe eshte komandant shume i mire dhe tani drejton nje anije te kompanise greke po nuk i shpetoi greku peshkataret ta dini mire qe greket te lene ne uje falenderoj kapitenin e anijes GIOVANNI COSINI pas identifikimit te peshkatareve mbi 1 milje lundrimi u detyrua te kthehej mbrapsht per te shpetuar peshkataret. per mendimin tim nga ana e komandantit italian te anijes krociera voyager ka qen nje gest shume i miresjellshem dhe meriton nje rikompensim.Po te ishte komandanti grek nuk do ti kishte shpetuar peshkataret edhe ne qoftese ti kishte identifikuar nuk do te kthehej mbrapa.. pik tema

    1. ja ky jam un says:

      ke te drejte ti VIKTOR VLORA se dhe ata Shqiptaret e mjer te tragjedis se otrantos Italian ishte ai qe i shpetoi…… apo i mbyti!!!!! si thuati o i mjer qe lat nam me keto idiotesira qe po shkruani. ngelet duke u lepir mbas Fashistave te mir Italian, e duke shar keta legenat grek.idiotesira me xhufke

  8. Lavdi zotit dhe KAPIDAN Jovanit, qe shpetuan dy djemt tone te ri. Na gezohet zemra per kete lajme te shkelqyer. Nderime KAPIDANIT n dasht te jete Grek, apo italian apo … kinez. Kapidani ka qene njeri o njeri o njerez. Jete te gjate Kapidanit te madh dhe djemve tone te rinj!!.

  9. Malo says:

    Ata djem jane jete gjate. Fati ka qene me ta. per forcat dhe mjetet kufitare te Mulit dhe helikopterin francez i Imamit ata djem nuk do te gjendeshin kurre. Kush duhet te pergjigjet per shperdorim detyre nga kuadrot e larte te Mulit?
    Dy jete njerzish te pafajshem shpetojne rastesisht dhe askush nuk pergjigjet kur forca dhe mjete qendrojne ne gatishmeri pikerisht per kete detyre humane.

  10. frasher says:

    BRAVO EKIPIT TE KROCIERES; MIRENJOJHE PAFUND!

  11. aleksandri i madh says:

    Cekuri alias turkobythos paske ndryshuar nickun moj nuse.
    te lumte suma sepse ju jevgjitet aziatike nuk e pranoni kurre qe jeni jevgjite.
    Edhe italianet doni ti beni greke.
    Edhe Fidel Kastron doni ta beni grek vetem i shtoni nje s ne fund dhe hopaaaaa grek.
    re gamuto panagjia….. re gamuto ti mana.
    pfu fare e keqe

  12. Vlonjati says:

    Nje falenderim te pafund ekuipazhit te anijes turistike qe na shpetuan djemte e Vlores. Fati paska qene me ta. Shume i cuditshem eshte fakti qe paskan qene vetem 12 milje larg bregut te Durresit dhe as pas 24 oresh nuk u gjeten dot nga rojet bregdetare. Beni kujdes o peshkatare e detare te mire, se po dolet ne det te hapur mendoni se mund te ndodheni vetem ne meshiren e zotit. E tmerrshme dhe e dhimbshme se c’degjojme.

  13. Fatmir Vlonjati says:

    Nje falenderim te pafund ekuipazhit te anijes turistike qe na shpetuan djemte e Vlores. Fati paska qene me ta. Shume i cuditshem eshte fakti qe paskan qene vetem 12 milje larg bregut te Durresit dhe as pas 24 oresh nuk u gjeten dot nga rojet bregdetare. Beni kujdes o peshkatare e detare te mire, se po dolet ne det te hapur mendoni se mund te ndodheni vetem ne meshiren e zotit. E tmerrshme dhe e dhimbshme se c’degjojme.

  14. Pal Bala, Bec Gjakovë says:

    O sa lajm i mire.

    faleminderit Zotit per kete mrekulli.

  15. alban4eva says:

    boll me keto tema, ca rendsie ka kush i shpetoi!!! rendsi ka qe shpetuan mire dhe shendoshe.. edhe po te ishte grek kapiteni i anijes, do ti shpetonte gjithsesi, ne fund te fundit do shpetonte gjitonet.. merruni me ndonje teme tjeter, se late nam me keto budalliqe..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje