Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani vendosi sot të shpallë 22 dhjetorin si ditën e mbajtjes së referendumit kundër importit të mbetjeve. Kërkesa për këtë referendum është një nismë e një grupi përfaqësuesish ambientalistë dhe të shoqërisë civile, sipas të cilëve, vendi nuk ka strukturat për të kontrolluar hyrjen nga jashtë të mbetjeve e për pasojë mund të rrezikojë futjen edhe të lëndëve të rrezikshme.
Pas një beteje të gjatë të nisur që në vitin 2011, çështja importimit apo jo të mbetjeve do të jetë një zgjedhje e qytetarëve shqiptarë të cilët do të duhet të shprehen me votë dhjetorin e ardhshëm. Pas vendimit të marrë në 8 mars nga Gjykata kushtetuese, e cila konsideroi të vlefshme kërkesën për referendum, Presidenti Bujar Nishani caktoi sot datën e mbajtjes së tij. Eshtë hera e tretë që në Shqipëri do të organizohet një referendum. Më parë ishte në mbajtur në 1994 për kushtetutën e vendit dhe në 1997 kur u votua për zgjedhjen ose të monarkisë si formë të regjimit në Shqipëri. Por për herë të parë ky referendum vjen si një kërkesë e shoqërisë dhe jo e politikës.
Zanafilla e debatit për importin e plehrave nis që kur u bë publike nisma e qeverisë për hartimin e një ligji të plotë për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Ambientalistët kundërshtuan me force dy nene që lejonin importimin e tyre për qëllime riciklimi, duke argumentuar se Shqipëria nuk ka mundësitë për kontrollet e nevojshme dhe se vendi sipas tyre mund të rrezikojë të kthehet në një destinacion për mbetjet e rrezikshme. Por sipas qeverisë, ligji ishte hartuar në përputhje me standardet europiane dhe janë vetëm 25 lloje mbetjesh që lejohet të hyjnë për qëllime riciklimi.
Kryeministri Berisha e përshëndeti vendimin e Gjykatës për referendumin pavarësisht pasojave të mundshme siç u shpreh ai, ndërkohë që ministria e Mjedisit ka shprehur shqetësim se në rast se dy nenet e kundërshtuara do të rrëzoheshin nga referendumi atëherë sipas saj ishte rreziku që t’i hapej rrugë importimit të të gjithë llojeve të mbetjeve, pasi nenet kishin të bënin vetëm me procedurat jo me ndalimin e importit. Por ambientalistët e kundërshtuan një vlerësim të tillë duke shpjeguar se me abrogimin e nenit që përcakton procedurat e importimit, praktikisht bie poshtë çdo mundësi e sjelljes së mbetjeve nga jashtë. Argumenti i ministrisë ishte hedhur poshtë më parë, si jo bindës edhe nga vetë Gjykata kushtetuese.
Çështja e referendumit u zvarrit për një kohë të gjatë, fillimisht për shkak të përcaktimeve ligjore e më pas për shkak të koincidencës me zgjedhjet e qershorit, duke qenë se një referendum nuk do të mund të zhvillohet 6 muaj para skadimit të afatit të parlamentit dhe tre muaj pas mbledhjes së parlamentit të ri./VOA
Sheqyr qe ti shporrim bashk me referendumin keto plerat “politikan” e pa riciklueshme qe bejne ligje per import plerash ne Shqiperi. Per ca i zgjedh populli dhe ca ligjesh bejn. E ne fakt kthyer te populli, asnjeri nuk beka koment ketu se e kan mendjen tu komentu politikanet. Pika qe sju bie
Nuk e di kush e ka bisnesin e plerave,di vetem qe ne NAPOLI e ka KAMORA ,ne qoftese iken shpellari eshte ekot te behet referendum shpresoj qe shteti te funksjonoj me ligje antiimportimit te plerave pasi dime mire çfar mund te futet me plerat ,mbetjet radioaktive.
uau referendum nga qytetret ne Shqiperi, very good !
Ore çyryks presidet qe je çfar referendumi dekreton ti more pleher te duket pak ty permbytjet ne Shkoder nga plehrat qe e keni kthyer Shkodren ne Venecia, si nuk mendoni per shendetin e Shqipetareve, po mendoni vetem per intresat personale, i bej thirrje te gjithe Shqipetareve qe te ngrihen ne revolte kunder referendumit, se ky çyryks me dekretet qe nxjerr do me na pru malarjen ne Shqiperi, se nuk i del infektimi nga morrat qe jane perhap ne per shkolla.
22 Dhjetori eshte dita me e shkurter e vitit.
Bravo Presidenti Nishani!
Nuk i dergojne ne pol te veriut apo ne vende ku te mos bejne deme , por te na i groposin ne shtepi .Une jam dakort qe te importohen nese ne grope bashke me mbeturinat italiane te futen edhe keto “mbeturinat toksike” tona .