Berisha i shmanget pyetjes për rezolutën çame

10 Prill 2013, 11:27Politika TEMA

Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në ambasadën e Britanisë në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeministres Margaret Thatcher. Në një prononcim për mediat, Berisha ka vlerësuar figurën e saj.

“I shpreha ngushëllime ambasadorit Nicholas Cannon për ndarjen nga jeta të Margaret Thatcher, e cila ishte një personalitet që ndikoi në reformat e lirisë së tregut. Ajo ishte një reformatore e guximshme e cila mbështeti kombet e shtypura”, tha Berisha.

Ndërkohë, ai i është shmangur përgjigjes së gazetarëve për rezolutën çame, duke thënë vetëm se “rezoluta çame po shqyrtohet nga komisioni, këtu jam për ngushëllim”.

Kohët e fundit ka pasur një ftohje mes PDIU-së dhe mazhorancës, duke qenë se kjo e fundit po zvarrit në komisione rezolutën çame. Mediat flasin për një afrim tashmë mes PS-së dhe çamëve, pas rezolutës alternative të propozuar nga ana e socialistëve. Çamët ndërkohë kanë thënë se të enjten do të protestojnë para Kuvendit./b.l

16 komente në “Berisha i shmanget pyetjes për rezolutën çame”

  1. gregori says:

    po, po ftohje leshi… Idrizi sapo ka firmosur me Berishen marrjen e dy drejtorive: AKBN dhe RISHMI-n.

    1. Vlora says:

      camet e ndjejne eren e humbjes se berishes,dhe prandaj po afrohen me ramen.

      ceshtja came idrizit as i ka interesuar ndonjehere.

      1. Eleonora says:

        Idrizi po shqyrton situaten se nga mund te haje nje kocke. ceshtja e cameve nuk ka lindur keto 2 muajt e fundit te qeverise por Idrizi ka 4 vjet qe ha buke prej kesaj ceshtjeje, le ta zgjidhte.

  2. sali says:

    Srb,nuk eshte per asnje zgjidhje shqiptare kur preken interesat e atyre qe e mbajne ne pushtet.Camet duhet ta kuptojne se vazhdojne te bejne gabime me lideret e tyre..!

  3. Toni.I. says:

    SHqiptarèt kèkojnè Punè,mirqenje,lajme sa mè t’mira nè jetèn e
    pèrditshme,me largu Berrishèn…….. nga K/Ministri etj-etj-etj.
    Si pèrfundim kèt” rezulutèn çame” nuk e kuptoj…………

  4. ZHDUKUNI says:

    camet dhe te bashkoen me ps prape sulltanin e tyre myslyman salih babulesh berishen do votojne , de faktoooooooooooo.rama e ke te kot me keta te pa bese , shiko ziken hajriun rajmondin qe jane si pondio pilati , c thone sot nuk thone neser .

  5. sajmir says:

    Po kaq budallenj jane camet, qe se kuptojne se jane te shitur nga Saliu. Saliu po shikon me kembengulje nga greket e PBDNJ dhe po i lutet Vangjel Dules pasi ata kane komisioner ne KQZ dhe ne KZAZ. Camet nuk kane komisioner dhe deri sa ti ktheje pergjigje Vangjel Dulja per koalicion camet i bien daulleve kot. Ne rast se Dulja i kthen pergjigje pozitive, cameve nuk u miratohet rezoluta. Pra shqiptaret po shesin shqiptaret te greku per nje bythe komisioneri ( si gjithmone pra). Dhe pastaj thone qe jemi patriote dhe nacionaliste. kush nuk i kupton keto lojra eshte i trashe.

  6. Cami says:

    Po mire,kisha nje pyetje une.

    Kto artikuj,qe ne,ju ata e ato lexojme ktu ne web,JANE TE VERTETA!?

    Shqiperia e Shqipetaret,nuk duhet te bihen pre e politikave,e sidomos mediave.

    Por shikoni REALITETIN e perditeshem qe po kalojme.

    1. adi_bonn says:

      Na e thuaj ti ca kupton nga REALITETI i perditshem pra….

      1. x adi bonn says:

        Qe keta zagare,te majte e te djathte,e politikane te vjeter si ruci gjinushi e me rralle,duhet te dalin nga politika.

        NE SHQIPERI,VETEM NJE REVOLUCION zgjidh pune.
        Se per ndryshe,shume shume me keq kane per te shkuar situatat ne SHQIPERI.

        OK Adi Bonn.

  7. Rezo Luta says:

    Nuk shoh ndonje shkak per te diskutuar per shprehjen: “rezoluta çame po shqyrtohet nga komisioni, këtu jam për ngushëllim” Thenia s’ka aresye pase te behet objekt bisede ose shkak per komente te teperta. Kujtdo qe mund tu behej kjo pyetje duhet te ishte i kenaqur, nese do te kishte pjekurine e duhur per te dhene nje pergjigje te ngjashme.

  8. Djali Tr says:

    Po seshte hera e pare qe te degjojme te flitet per kete ceshtje, kjo ka vite qe diskutohet e akoma si eshte dhene nje zgjidhje. Idrizi do te shofi interesin se ku i leverdis me shume te afrohet, se per zgjidhje te kesaj situate spo i behet vone shume.

  9. SULA says:

    Toni.I.po ate mikun kur e mer ne goje e kupton ,,mos me thuaj qe nuk e kupton edhe ate.

  10. casale says:

    Sepse nuk ka nje zgjidhe per tju ofruar cameve te idrizit

  11. martin says:

    mos e shqetesoni zotin Sali se ka shku per ngushellum aq shume qenka prek edhe kur vdiq shoku Enver me shokun Hisni u prek shume sa nuk e preku 1 jave Lirine me dore .Pthuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu race e keqe pis njeri do ikesh edhe ti si Ramizi si legen dhe u ke lene turpin dhe pisllekun Gides dhe Zenit

  12. Gjon says:

    E hangre saleeeee…., ky ambasadori qenka kushrini i Bamirit prej Ingliet…, paske shku si cjapi ke kasapi me duket o t’bajshin sallam per mica…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje