Vrasja e kineastit Bujar Barçi, vëllai: U përdor armë që mbajnë këta të SHISH-ut

10 Prill 2013, 09:35Politika TEMA

“E ka vraë vëllain tim me gjakftohtësi. Ai e  ka planifikuar çdo gjë”. Kështu shprehet vëllai i kineastit  Bujar Barçi, i cili u ekzekutua dy muaj më parë në kryeqytet.

“Nuk e pamë , sepse ishte qëlluar me një pistoletë-thikë, pistoletë e vogël, si nga ato që mbajnë  ata të SHIK-ut, pistoletë që kishte bërë vetëm një vrimë të vogël dhe s’e kuptuam”, tregon  Agimi.

Vëllai mohon që kineasti t’i këtë qenë  borxhli autorit të vrasjes, Halit Shahinit.

“Një shoku i fëmijërisë  së vëllait tim ka dëshmuar në polici  se Bujari i ka pasur  një shumë parash borxh prej 100 mijë dollarësh këtij Halitit , por ia ka shlyer para 10 vitesh. Me sa di unë vëllai  im nuk i ka pasur njeriu borxh, sepse ai punonte dhhe nuk ishte në gjendje të keqe ekonomike”, shprehet ai.

Ai nënvizon se: “Mua më kanë thënë edhe njerëz të tjerrë, që ky autori i ngjarjes, meqë i kishte krahët të ngrohtë se ka qenë ish truprojë e një ish ministri, Luan Hajdaragës, shpesh i kërcënonte njerëzit, duke u kërkuar para borxh në formën e një gjobe. Dhe them se edhe atë ditë  ai ka shkuar tek dyqani, e ka takuar vëllain tim  dhe i ka kërkuar lekë borxh. Ai ndoshta nuk ka pranuar që t’ia japë dhe në këtë moment ai e ka goditur,” shprehet Agimi për “GSH”-në.

Bujar Barçi u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare. Ai ka qenë producent i disa filmave si : “Ne dhe Lenini”, “Syri Magjik”, “Përrallë nga e kaluara”, etj./A.XH

6 komente në “Vrasja e kineastit Bujar Barçi, vëllai: U përdor armë që mbajnë këta të SHISH-ut”

  1. argita says:

    E kane vrare se nuk ka pranuar gjoben qe I ka vene vrasesi .eshte bere e modes nga keta te fortet dhe nga keta qe embajne veten me perkrahje te joshin me leke dhe me vono te thone me ke kaq leke ose un te vras. Per cdo. Shume lekesh qe te jete rasti nuk meret jeta e njeriut ,ngushellime familjes ne jetojme me kafshet

  2. GR says:

    Ne akoma veprojme ne shtetin me “demokratik” dhe “legjislativ” ne “galaktike” me ligjin e xhungles .Ngushellime familjes .

  3. shqiptari says:

    Ngushellime te ndjerit njehere.
    Ndersa per te tjerat , fajin e kemi dhe vete..Por me duket qe ky Dikatore nuk na erdhi rastesisht ne Qeveri.Pervece ndimes qe i dha Dikatori Ramiz,dikush tjeter i dha krahe,se ska mundesi tjeter.

  4. Patrioti says:

    Ngushullime familjes dhe miqeve te Bujar Barcit,ketij patrioti qe dha sa mundi per kinematografine Shqiptare dhe per demokracine e shume sakrifikuar ne vite.
    Vrasesi i Tij do te ndeshkohet nga Shteti i se Drejtes qe se shpejti do te vi.Vrasja e Bujarit tregon pafytyresine e pangopesise per para me c’do forme e cmim nga mostrat e qeverise qe drejtohen nga nje vrases serial sikurse eshte Sali Berisha me sozi,qe se shpejti do te jene ne bangen e akuzes per mijra krime makabre ne vite.
    Zoti e prehte ne parajse Bujar Barcin.Amen

  5. t says:

    keta maskarenj te shikut po meren me pergjime telefonike dhe pastaj i kerkojne ryshfete qytetareve, jemi kthyer perseri 40 vjet mbrapa, zoti na ndihmofte me keta maskarenj te pushtetshem kryekeput mafioze. po vjen perseri viti ,97 .

  6. Klotilda says:

    Jam mbesa e te ndjerit BUJAR….JU falenderoj te gjitheve per ngushellimet. Cfare shkruajne gazetat asgje nuk eshte e vertete, e verteta eshte qe ka vajtur krimineli dhe i ka kerkuar leke xhaxhait tone…. Nejse,mund te flitet e te shkruhet gjithcka BUJARI NUK VJEN ME MES NESH…. Na ka lene 1 plage te madhe. I NDERUAR KUJTIMI I TIJ. U PREFTE NE PAQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje