Anëtari i LSI-së në KQZ, Ilirian Muho, është bërë personazhi kryesor këto ditë në media, pas kërkesës së PD-së për lirimin e tij nga detyra. Vetë Muho është shprehur se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen nga detyra, duke qenë se nuk ka bërë asnjë shkelje dhe gëzon shëndet të plotë, arsye për të cilat ai mund të shkarkohej.
“Gëzoj shëndet të plotë. Nuk kam munguar në asnjë mbledhje. Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të shkarkohem nga detyra”, ka thënë Muho gjatë testit të KQZ-së për projektin pilot të numërimit elektronik të votave për qarkun e Fierit.
Muho ka thënë se është betuar para Kuvendit për paanësi dhe se udhëhiqet vetëm nga ligji.
“Jam anëtar i KQZ. Është i vërtetë fakti se jam kandidaturë për LSI, por në momentin e përzgjedhjes së kandidaturës sime gjeti mbështetje dhe tek mazhoranca e asaj kohe. Pas seleksionimit të kandidaturave u paraqit kandidatura ime dhe në fillim të detyrës u betova para Kuvendit për punën time. Udhëhiqem nga ligji dhe vetëm nga ligji”, tha Muho.
Ambasadori i OSBE-së ndërkohë, Eugen Volfarth, i pranishëm gjatë testit, ka thënë se në këtë rast duhet të veprohet sipas Kushtetutës.
“Në fakt është e rëndësishme të ketë punë apolitike nga KQZ dhe kjo që po shoh këtu tregon se po bëhet punë e mirë dhe kjo është e rëndësishme. Kushtetuta përbën bazën dhe pastaj vijnë ligjet dhe çdo gjë duhet bërë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve dhe pastaj çdo gjë bëhet më e lehtë. Por, është e rëndësishme që për zgjedhjet që do zhvillohen të mbahet mend sovraniteti dhe njerëzit janë ata që vendosin për votën”, tha Volfarth. /b.l
Nuk te mjaftojne keto qe thua,sa me pare te behesh qytetar i Tropojes dhe shaj sa me shume Ramen.
Zoti Berisha, ti e di se cfare duhte bere qe ta largosh kete llapaqinin e Ilire monikes, madje thote qe une nuk i perkas as nje partie politike, eshte apolitik tipi lollllll
Wolfarthi thote qe duhet vepruar sipas Kushtetutes. Ku dreqin e ka mesuar kete gje, ne kujtonim se duhet vepru sipas Kanunit te Lek Dukagjinit
A gezoje shendet kur ishit ne kualicion po tani???? I shkreti ka hypur ne kale e nuk do te zbrese me….. haaahahha vella nuk je me ne qeveri qe te rrish aty nuk te takon me sakte nuk e meriton qe keshtu me vrap zbriti shkallet
Me ikjen e LSI nga koalicioni qeverises, iken dhe njerezit me te korruptuar dhe te paafte te qeverise. Madje jemi ne pritje ne ikjen me ceremoni te Muhos. Shpetuam nga ata te cilet na shkaktuan problemet me te medha ne keto 4 vite qeverisje dhe kete clirim qe patem nga keta te pabese eshte e sigurte fitorja e 23 Qershorit!
…besoj e kuptove tani, cdo te te thote te jesh opozite ndaj Sali vrasesit…
O Liro care ke mer lal?! E pranove kualicjonin me Dhor Sollakun ene pse te hoqi prej prekurorit kur lirove ato cunat ne Fier! Ta ka qefi me lujt me skedina ene ne kazino, futi i mene te lete mer lal. Ty prape te tako apo noshta nuk prano Ed Roma me te votu kte here si antar i opozit ne Komisjon Qendror te Zgjedhjeve.