Grupi i ekspertëve të Podesta
Shqiptarët paguajnë miliona për një kompani që sipas ligjeve në SHBA duhet të kujdeset për imazhin e vendit tonë. Por lobistët e Berishës kujdesen për të mbrojtur shkeljet flagrante të demokracisë.
Nga Enton Palushi
Kur u prezantohet gazetarëve të huaj, John Anderson i Podesta Group kujdeset që të theksojë se nuk është zëdhënës i qeverisë shqiptare, por kujdeset për atë që shkruajnë mediat ndërkombëtare për të.
Por ky lobist i qeverisë shqiptare është më shumë se një zëdhënës i Sali Berishës. Me milionat e marra nga qeveria shqiptare për të rregulluar imazhin e saj, ai mbron hapur shkeljet flagrante të demokracisë në Shqipëri.
E-mailet që po botojmë më poshtë janë një dëshmi ulëritëse e shpërdorimit të parave tona, kundër interesave tona.
John Anderson, ish- gazetar i të famshmes Washington Post, tani punon si konsulent për median.
Dhe e nis direkt me zgjedhjet e 8 majit 2011, ku shqiptarët panë qartë dhe me transparencë se si dhunohej vullneti i tyre.
E-mailin e parë për gazetarët e nis dy ditë përpara zgjedhjeve, përmes asistentit të tij.
Qëllimi është që t’i tregohet mbarë botës se qeveria shqiptare po përgatit zgjedhje të shkëlqyeshme.
Që në fillim ai thekson se kodi zgjedhor është shumë i mirë, por gjithçka varet nga implementimi dhe angazhimi i opozitës.
Më pas ai citon zgjedhjet e vitit 2009 si të suksesshme dhe shton se që prej atëherë janë bërë përmirësime të ndjeshme.
Kulmi arrin kur Anderson u bën me dije mediave të huaja se qeveria e Berishës ka vetëm një qëllim, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe po punon fort në këtë drejtim.
E më pas, kur zgjedhjet nisin të shfaqin probleme, sidomos në Tiranë, Anderson u nis një e-mail të dytë gazetarëve, më 15 maj.
Ironia arrin kulmin kur ai u thotë atyre se këto zgjedhje janë nga më transparentet që ka bërë ndonjëherë. Ai thotë se të gjithë votat po numërohen përballë kamerave dhe dhjetëra numëruesve, si rrallë në ndonjë vend në planet.
Anderson nuk përmbahet, madje u thotë gazetarëve se këto vonesa në nxjerrjen e rezultatit po vijnë për ironi për shkak të teknologjisë dhe transparencës.
Dy herë rresht ai u kërkon gazetarëve që të mos nxitohen për rezultatin në Tiranë, pasi është vetëm KQZ që e nxjerr atë.
Të mos harrojmë se ishte pikërisht KQZ ajo që mbajti peng rezultatin derisa u gatua manipulimi.
Anderson tallet njësoj si Berisha kur thotë se këto zgjedhje janë njësoj si në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pati një garë të ngushtë për zgjedhjen e presidentit në vitin 2000.
Në mbyllje ai citon deklaratën e ambasadës amerikane se këto zgjedhje kanë qenë një fitore e demokracisë.
Por ndërsa Anderson thotë se ai nuk është zëdhënës i qeverisë, në rastin e 21 janarit luan rolin e Erla Mëhillit, pasi u shpërndan gazetarëve të huaj një deklaratë të vetë zëdhënëses së Berishës.
Deklarata e Mëhillit është në anglisht dhe është teksti që është lexuar më 23 janar 20011.
Është një nga deklaratat më të rënda me sulme ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama, e cila kishte kërkuar që të arrestoheshin drejtuesit e Gardës, por Berisha nuk e pranoi një gjë të tillë.
E-maili i parë- 6 maj 2011
Letra e parë shpërndahet nga Tim Kopper, që është asistenti i John Anderson të Podesta Group.
Në letër, Anderson kërkon falje që nuk e ka nisur vetë e-mailin.
“Unë jam John Anderson, ish- gazetar i “Washington Post”, tani konsulent i medias pranë Podesta Group në Uashington. Së fundmi kompania ime është punësuar nga Shqipëria për ta ndihmuar në marrëdhëniet me publikun. Po ju shkruaj sot për shkak të zgjedhjeve të së dielës,” thuhet në nisje të e-mailit.
“Nuk jam zëdhënës i qeverisë dhe nuk flas kurrë me regjistrim. Komunikimet e mia nuk duhet të citohen. Unë jam një lehtësues që të bëj të mundur që ju merrni informacionin e nevojshëm nga qeveria dhe që të kuptoni se cilat janë qëndrimet e qeverisë, në mënyrë që të raportohen në mënyrë të ndershme dhe të kujdesshme”, shkruan Anderson.
Më pas ai shkruan disa gjëra që duhet të dinë gazetarët për zgjedhjet e së dielës.
Më poshtë janë disa mendime të Podesta Group:
“-Implementimi i suksesshëm i kodit zgjedhor varet nga angazhimi dhe pjesëmarrja e të gjitha partive politike, përfshi opozitën.
-Pavarësisht sfidave të mbetura, Shqipëria ka bërë progres domethënës. Përpjekjet e qeverisë njihen nga komuniteti ndërkombëtar, nga BE dhe nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile.
-Ligji i ri zgjedhor prezanton ka sjellë disa ndryshime si regjistrimi elektronik i votuesve dhe procedura e identifikimit, në mënyrë që të eliminohen manipulimet.
-OSBE/ODIHR i vlerësoi zgjedhjet e vitit 2009 duke thënë se kanë bërë progres të dukshëm sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor, etj.
-OSBE theksoi se KQZ i ka përgatitur dhe administruar zgjedhjet në mënyrë profesionale dhe ka ndërmarrë disa hapa për të rritur transparencën e procesit.
-Pas zgjedhjeve, në mënyrë që të adresohen shqetësimet e opozitës dhe për të zgjidhur të tjera sfida, qeveria në bashkëpunim me opozitën kanë rënë dakord që të ngrenë një komision parlamentar për të hetuar mosmarrëveshjet për zgjedhjet e vitit 2009.
-Qeveria po punon fort për të garantuar zgjedhjet më të lira, më të ndershme dhe më transparente të dielën. Ky është i vetmi interes gjatë fushatës së sivjetshme.
-Sa u përket zgjedhjeve të majit 2011, OSBE/ODIHR ka vënë re përmirësohet e nevojshme.
1.KQZ ka bërë progres për miratimin e rregullave për përgatitjen e zgjedhjeve, përfshi printimin e fletëve të votimit dhe përcaktimin e procedurave të numërimit.
2.Shumica e Komisioneve Zonale Zgjedhore duket se punojnë në mënyrë eficente dhe në mënyrë kolegjiale, pa probleme madhore.
3.Mediat e monitoruara ofrojnë mbulim intensiv të fushatës zgjedhore.
4.Disa zyrtarë të qeverisë, veçanërisht kryeministri dhe presidenti, kanë bërë apele për një fushatë paqësore dhe në përputhje me ligjin.”
E-maili i dytë, 15 maj 2011
E-maili i dytë shpërndahet nga vetë John Anderson dhe vjen pas votimeve.
“Përshëndetje të gjithëve dhe më falni për ndërprerjen. Siç e dini, unë ndihmojë qeverinë shqiptare që të jetë e pranishme në median ndërkombëtare. Ky e-mail është një sfond, por shumica e informacionit mund të gjendet publikisht.
Ju bëj thirrje të gjithëve që të tregoni kujdes në raportimin e rezultateve finale në Shqipëri. Të gjithë duan ta quajnë një garë dhe të gjithë duan ta bëjnë të parët- por KQZ është autoriteti dhe ata nuk e kanë deklaruar AKOMA fituesin. Ka qenë një proces i gjatë dhe i ngadaltë. Por ka qenë i jashtëzakonshëm. Shpresoj që të keni pasur një shans të dielën të shihnit votat duke u numëruar në TV5, që është transmetuar live në të gjithë botën. Ishte e jashtëzakonshme dhe një demonstrim transparent i demokracisë. Si reporter, kam mbuluar zgjedhjet që nga SHBA, në Teheran, nga Franca në Bagdad, dhe nuk mbaj mend që të kem parë diçka të tillë, ku votat shihen qartë dhe numëruesit i ndajnë ato një nga një duke u monitoruar nga dhjetëra njerëz, gazetarë, ambasadorë dhe të tjerë.
Mos u përfshini nga emocionet që të jepni një gjykim- tabulimi është akoma në rrugë e sipër. Ambasadori i OSBE ka thënë se ka fituar demokracia. Do ishte e rrugës që ta lëmë procesin që të ecë vetë,” shkruan Anderson.
Më pas ai shkruan për zgjedhjet në Tiranë: “Është ironike, por standardi i lartë i transparencës dhe ndershmërisë po kontribuon në shtyrjen e daljes së rezultatit final. KQZ NUK ka deklaruar një fitues tani. Kjo nuk është diçka unike në Shqipëri, është më shumë diçka që vjen si shkak i garës së ngushtë. Rikujtoni zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 në SHBA, ku rezultatet ishin në dyshim për ditë të tëra për shkak të numërimit të kontestuar dhe votave të ngushta në Florida. Dhe procesi në Tiranë po vëzhgohet nga afër nga vëzhgues të huaj, që po bëjnë thirrje për durim. Sipas një deklarate të ambasadës amerikane, “kjo ka qenë një fitore e demokracisë shqiptare dhe popullit shqiptar. Të dy palët pretendojnë fitoren, kështu që është veçanërisht e rëndësishme të pritet rezultati që të certifikohet në përputhje me kodin zgjedhor”.
E-maili i tretë- 23 janar 2012
Ndërkohë në e-mailin e tretë, John Anderson nuk lodhet, por u shpërndan në anglisht mediave deklaratën e bërë nga zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, për të kundërshtuar urdhrat për arrestimin e gardistëve të përfshirë në vrasjet e 21 janarit.
“Kryeministri, duke garantuar qytetarët në vendosmërinë e qeverisë për respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe zbatimin e ligjit, informon shqiptarët se Prokuroria e Përgjithshme, gjatë këtij viti, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj atyre që organizuan, sponsorizuan dhe realizuan sulmin ndaj Këshillit të Ministrave, por në prokurori janë prishur, zhdukur dhe shitur prova dhe dëshmi të shumta të këtij hetimi.
Prokurorja e Përgjithshme, siç dihet tashmë ka bashkërenduar që në fillim këtë proces me kreun e PS-së, duke e informuar atë me hollësitë më të mëdha për shkaqet e dështimit të aktit antikushtetues.
Gjatë një viti e deri sot, nuk ka asnjë të penalizuar nga organizatorët dhe sponsorizuesit e aktit antikushtetues të 21 Janarit 2011, as dhe për ata që montuan dhe shpërndanë videon që tregonte Kryeministrin të implikuar në çështje që nuk kishin asnjë lidhje me të. Po kështu, janë të lirë të gjithë ata që në dhjetëra raste, pohuan me shkrim se kishin ardhur të paguar për të rrëzuar qeverinë, ata që me hunj, gurë, shishe molotov, sulmuan dhe plagosën qindra policë dhe gardistë, ata që morën veturën dhe thyen me të derën e oborrit të Këshillit të Ministrave, me qëllim që të pushtohej ndërtesa e Këshillit të Ministrave.
Kryeministri konsideron se me qëndrimin e saj ndaj organizatorëve, sponsorizuesve dhe ekzekutorëve të sulmit të dhunshëm prej pesë orësh ndaj Këshillit të Ministrave, Prokurorja e Përgjithshme dëshmon se ajo vetë, për mandatin e saj të dytë, ishte element thelbësor i skenarit të 21 janarit 2011,” thuhet në deklaratën e Mëhillit.
Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, i shkruan drejtuesve të Podesta Group
Zotërinj,
Në vëmendjen time ka ardhur fakti se Podesta Group është regjistruar sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj si përfaqësuese e Republikës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë, unë nënkuptoj se përgjegjësia juaj është që të avancojnë interesat e Republikës së Shqipërisë për të bërë që të përfitojnë njerëzit në Shqipërisë, dhe në aplikimin tuaj nuk thuhet gjëkundi se ju duhet të punoni për të avancuar axhendën personale të kryeministrit Sali Berisha.
Megjithatë, raportimet e fundit në media në Shqipëri sugjerojnë se firma juaj mund të jetë duke punuar për të avancuar interesat e kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike sa i përket zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për më 23 qershor 2013. Nëse këto raporte qëndrojnë, do të thotë se firma juaj do jetë duke shkelur ligjet e SHBA. Po ashtu do ishte edhe dhunim i ligjeve shqiptare nëse fondet e qeverisë shqiptare përdoren për të çuar përpara ambiciet e Berishës. Shpresoj që këto akuza nuk janë të bazuara në fakte.
I kujtoj Podesta Group se ju përfaqësoni interesat e popullit shqiptar, jo të Sali Berishës. Nëse vërtetohet se ndonjë nga veprimet tuaja dhunon rregullat e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, organizata ADA do të sigurojë që ndaj jush të ketë sanksione.
Sa i përket një çështje tjetër, Pattong Boggs së fundmi këshilloi qeverinë shqiptare për privatizimin e dështuar të Albtelekomit. Si pjesë e procesit u deklarua se American Chartered Bank në Çikago ka lëshuar një garanci prej mbi 100 milion dollarë në favor të Vetro Silk Road, një kompani e kontrolluar nga një bashkëpunëtor i afërt i Berishës. Duhet të informoheni se kam qenë përgjegjës për ekspozimin e faktit se një garanci e tillë bankare nuk ekzistonte.
Bregu dërgon një e-mail alla- Podesta për ndryshimin e KQZ (por ngatërron kodin me KQZ-në)
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u ka shkruar një letër zyrave diplomatike të Shqipërisë në vendet e huaja, për çështjen e ndryshimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Bregu, që u shkruan diplomatëve si koordinatore e fushatës së Partisë Demokratike, me një anglishte të çalë, që në fillim ngatërron Kodin Zgjedhor me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Kodi Zgjedhor është projektuar për të siguruar balancën politike, duke siguruar se mazhoranca qeverisëse dhe opozita të kenë një zë, por është dhe ka qenë gjithmonë një institucion bipartizan. Nuk është një sistem apolitik dhe nuk është projektuar kurrë për të qenë i tillë,” shkruan Bregu që në fillim pas sqaruar se bëhet fjalë për KQZ-në.
“Balanca politike është rekomanduar fillimisht nga OSBE/ODIHR dhe është themeli i marrëveshjes së vitit 2003. Kjo balancë shtrihet në të gjitha nivelet e administrimit zgjedhor,” vijon më tej Bregu.
Ministrja e Integrimit shkruan se për më tepër ka deklarata kontradiktore mes përfaqësuesve të opozitës së re.
Ajo thotë se në dhjetor të vitit 2012, deputetja e PS, Ermonela Felaj deklaroi se anëtari i KQZ, Ilirjan Muho, është zgjatimi i Ilir Metës në KQZ. “A nuk ishte anëtari i Ilir Metës në KQZ ai që votoi kundër heqjes së mandatit në qarkun e Beratit,” citon Bregu Felajn.
Ministrja e Integrimit shton se vetë Muho ka pranuar se është kandidaturë politike, pasi ai është shprehur se është pjesë e koalicionit të opozitës, duke shkatërruar termin apolitik.
“Balanca duhet të rikthehet, në mënyrë që qytetarët të sigurohen për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku të dëgjohet zëri i tyre,” mbyll letrën Bregu.
Keto fakte, duhet ti dergohen gazetave me prestigjoze amerikane dhe do te shifni se Podesta Grup, do te kete nje investigim me te hollesishem nga vete gazetare amerikane, qe do ta cojne kete grup ne shperberje, per vete faktin se ka mbeshtetur shume rregjime diktatoriale, ku shume ushtare amerikane jane vrare.
Ne qofte se keto fakte edhe departamenti i shtetit, do te beje nje distancim te menjeherheshem nga ky grup mafioz.
Na Pri Bac per fitorje te Reja!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html
Faleminderit! Si do ja mbushin mendjen arvizut kta ehste halli! Turp
Podesta-inet jane asgje tjeter vetem se nji Grup Terrorist Amrikan ,
i cili terrorizon popujt nen emrin e Amerikes .
Natyrishte qe kta nuk jane ilegal ne Amerike si nganjiher naivet mendojn .Amerika nuk eshte vend i botes se trete ,qeverria atje di dhe sa her
qytetari amerikan i hipen lart sumes pederit gruas se tij .Pra ka nji filozofi te brendeshme te shtetit amerikan ,persa kohe kta mafioze lobyst fusin Dollare ne Amerike le ti shkerdhejn jeten gjithe botes !
Pra gjithcka dihet ,por kujt po intereson se po zhduket nji komb nga mbeshtetjet qe i bejne diktatoreve kta kurva kto qenie cnjerezore ,kta vampir te njerezimit .
Per aq kohe sa ne kte vend sdo ket reagime nga partite politike qe me sa duket si intereson shume degradimi vendit i jetes ne kte vend por presin qe Lobystet ti hedhin syte nga kto parti ,si me qen Parti Prosti bulevardi e ti shkerdhejn si bejne tani me sali berishen qe e perdorin si kondomin me te cilen shkerdhejn fatin e ktij populli. Sa e ulet eshte te shtiresh si nji popull cigan perball shkerdhatave te njerezimit .
Kujt ti tregohen keto fakte? Shtypit te amerikareve?
Po shtypi produkt i Podestave eshte dhe nuk ka rene nga qielli mor njeri i mire dhe i padjallezuar!
se mjaft ne rroberi
o e mjera shqiperi
o djem rrembeni pushket
ja vdekje ja liri
O shqiptare sa here te bini te flini e te zgjoheni kujtoni fjalet e merhumit Namik Hoti !……
O shqiptare sa here te flini e te zgjoheni kujtoni fjalet e merhumit NamikHoti !……..
eshte e kote tia hedhesh fajin Podesta-s… ata e bejne per perfitime kete gje dhe nuk u rruhet fare per Shqiperine.. kur shqiptaret te gjithe pa perjashtim te arrijne me ne fund te kuptojne se S-halè haleja eshte kanceri i Shqiperise, atehere do ngrihen dhe do e rrezojne kryeshpellarin dhe do ta terheqin zvarre si qen te zgjebosur..!!
por derisa te ndergjegjsohen shqipet, si duket duhet pritur shume kohe..!!
po cfare flisni more burra .po si mund te jete e pavarur podesta .podesta financohet dhe ndersehet nga shteti amerikan .po ju kaq gje nuk arrini ta kuptoni .pse po ti donte bytha amerikes do votonin sot deputetet per te hequr ate numrin e l.s.i.? jo ,nuk ja mbante njeriu .nuk do u.s.a.qe te behet shqiperia .jane dengla ato qe thone ata se nuk nderhyjme ne punet e brendeshme . jetojme ne epoken e NEO-KOLONIALIZMIT .
Duhet shkaterruar edhe në Web ky pleher i Saliut!Nje mediatik i ndershëm dhe me vizione përparimtare nuk mund të bëhet kasnec i një vrasesi të pështirë si është Berisha në sytë e shumicës së shqiptarëve!…Mbrojtja më e mirë sulmi,diskreditimi në sitet nderkombetare dhe gazetat amerikane të kesaj fantazme Podesta që ka gllabëruar për para,buxhetin e varfer të shqiptareve!Beppe Grillo në Itali fushaten mediatike që vendosi fitoren e njohur,e beri me buxhet ZERO,të marrë nga xhepi i taksapaguesve italianë.Kështu duhet bërë dhe në Shqiperi!Podesta jasht Shqiperisë së varfër!Hajdutit të parave të shqiptarëve i duhet treguar vendi kudo,në publik,në mediat e varfera shqiptare,në botë duke e atakuar kudo në Web nê gjuhët anglisht,spanjisht,frengjisht dhe italisht!Sulm mbi këtë hajdut të vrasesit Sali!
Kush e nxjerre gomarin nga balta?IZOTI…te luajme nga vendi o popull,ti tregojme botes mare se kjo firme mafjoze e Sali Berisha jane ata qe po na vrasin,po na vjedhin,po marrin ndeshmerine e Shqiptarizmit.O sote o kurre ,kush i thote vetes Shqiptare.
Bravo , artikull i denje per kete gazzete , per misionin a saj anti kombetare , vetem nuk kane thene se eshte nga Amerika imperialiste sic thonin baballartet e tyre biologjike dhe ideologjike .Gjithecka qe mbron Shqiperine , qeverine , dhe kryeministrin , simbas logjikes se pjelles me bastardhe te ketij kombi ish komunistave ,eshte anti kobetare , kane mbetur ne kohen e merhumit .Urojme dhe shpreosjme qe Shqiptaret t’iu tregojne vendin meturinave te komunizmit te bashkuar me 23 Qeshore.
Podesta¦
Cdo gje eshte imazh , dhe vete demokracia eshte tille.
Mjetet qe perdoren kane emrin podesta etj.
Po pse duhet kz popull te paguaje gabimet e atzre qe drejtojne kur podesta mund te perdorej shume mire per promovimin ne te mire te Shqiperise.
Kjo eshte nje paturpesi e jashtezakonshme qe e ka forcen te heshtja e mediave shqiptare qe nuk duhet te pushojne perdite por te lakojne emrin e Podested me te madhe duke e akuzuar hajdut dhe mashtrues.
Uashington Post duhet te lajmerohet nepermjet thirjeve te gazetave shqiptare.
Mund te kete shume tituj:
Korrespondenti mafioz i Uashington Post.
ose Uashington Post Pergjegjes per mos verifikimin e veprimtarise te paligjshme te korrespodenteve ne Shqiperi
Perkrasesi i Krimit dhe Diktatorit korrespodent i Uashington Post.
Mire shteti qe ka marre fund, po PS eshte prononcuar per kete problem?
Jo, e ka patur piken kulmore me marreveshjen e Pustecit.
Podesta, Pusteci, nje grumbull plerash te mbledhura per vjedhjen dhe grabitjen e Shqiperise