Topi: Politika e kryeministrit, anti-perëndimore, pranë modelit Asad e Lukashenko

15 Prill 2013, 20:16Politika TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, zhvilloi një takim me të rinj të qarkut të Tiranës në kuadër të organizimit paraelektoral.

Topi, duke iu referuar ngjarjeve të seancës parlamentare të ditës së sotme, tha se parlamenti shqiptar është i mbërthyer prej orësh nga politika e vjetër, e cila mban akoma peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Ndërsa kryetarja e Kuvendit ka përgjegjësi direkte për institucionin që drejton dhe gjithçka që ndodh atje dhe nuk është thjesht një moderatore që hap mikrofonat kur flasin njerëz të plotfuqishëm dhe i mbyll ato kur flasin të tjerët,” tha Topi.

“Situata politike në vend i ngjan një drame të vërtetë shqiptare ku partitë të cilat nuk kanë komisionerë dhe më së shumti qytetarët pyesin se ku do të shkojë vota e tyre. Ky fakt përbën një pasiguri të madhe për të ardhmen e të rinjve dhe se Shqipëria ka nevojë për një politikë të re që nuk ndërton e zhbën KQZ- në për interesat e dy individëve,” vijoi kreu i FRD.

Duke akuzuar Berishën se nuk dëgjon këshillat e ndërkombëtarëve, Topi tha se politika e tij është si ajo e Asadit dhe Lukashenkos.

“Diferenca në moshë mes kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij sa vjen dhe rritet, duke i ardhur radha nipërve të tij. Kjo për arsye se Berisha në rrugën e tij politike ka eliminuar kundërshtarët politikë dhe ka prishur rregullat e lojës,” tha Topi.

“FRD është një forcë serioze që nuk shitet në ankand politik, por e sheh politikën si një rrugë të realizimit të demokracisë. FRD është një parti që i konsideron institucionet që prodhohen nga Kuvendi jo me projeksion politik, por në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”./ep

9 komente në “Topi: Politika e kryeministrit, anti-perëndimore, pranë modelit Asad e Lukashenko”

  1. ai/ajo says:

    kur flet edhe ky qe deri dje e mbeshteste, sa te pafytyre behen njerezit kur iu prishen interesat personale

  2. Tironsi "ZZ" says:

    O Bamiro, më butë mor burrë se e shkatërrove fare!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/kanibali.html

    1. Shtegtari says:

      Mbameni burra se e vrava…

  3. Lex Rex says:

    Po deputeti Oketa perse nuk degjohet ne parlament ??? Kesi deklaratash mund t’i beje AKZ ose ndonje parti tjeter qe nuk perfaqesohet ne parlament. Deputeti i FRD ndjek linjen low-profile.

  4. iliri uk says:

    ik ore bamke se oketa po voton pro qeverise cdo here. se ca realiteti jeton ti zoti e di por qe je nr 2 i saliut kete nuk e mohon dot.

  5. Mitfani says:

    Po fakti qe ish-presidentet i kthehen politikes si kandidate per kryeminister apo dhe minister, ne cfare kategorie na fut?

  6. CAMI says:

    z.B Topi!
    Kjo situate ndodhi tani?!
    Apo egzistonte edhe kur ju ishit PRESIDENT?
    Se me sa po kuptoj une,ju po haheni per karriere e karrige,e KORRUPSION.

    APO E KAM GABIM,z.TOPI!!!!

  7. ali says:

    Z. Topi sa ishe president mund the kishe lene gjurme ne dy-tre momente kruciale,por Ty te pelqeu

    me shume kolltuku I ngrohte i presiden. t se sa interesat e popullit.Tash bjeri legenit.As do ta dije

    njeri per Ty.Kete do ta tregojne edhe votimet.

  8. ali says:

    Kryeministri yne eshte gati te lidhet me Putinin apo Kinen per hir te kulltukut.Mbajeni mend mire kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje