TemA TV/ Qëllohet biznesmeni Lulëzim Koka, dyshohet për hakmarrje (VIDEO)

16 Prill 2013, 20:26Sociale TEMA
TemA TV/ Qëllohet biznesmeni Lulëzim Koka, dyshohet për hakmarrje

(E PERDITESUAR)- Një biznesmen është qëlluar mbrëmjen e sotme në afërsi të Gardës së Republikës dhe është në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15 minuta, teksa shtetasi Lulëzim Koka ka qenë duke pirë kafen me tre miqtë e tij, dhe ata punonjës e Gardës.

Koka, që njihet si biznesmen i një qendre tregtare dhe një kompanie betoni, ka marrë plagë të rënda në bark. Sipas mjekëve të Spitalit Ushtarak, biznesmeni ndodhet në vdekje klinike. Bashkë me Lulëzim Kokën ka mbetur i plagosur dhe miku i tij, Rifat Rustemi, efektiv i Gardës. Sipas policisë, Rustemi ka marrë plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja

Lulëzim Koka ka qenë duke pirë kafe është qëlluar 4 herë mbi trupin e tij. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mësohet se autori i krimit ka qenë një djalë rreth të 25-ave, i veshur sportiv, i cili krejtësisht i qetë ka qëlluar mbi objektivin e tij.

Sipas dëshmitarëve, autori i vrasjes, pasi ka qëlluar mbi biznesmenin, është larguar ndërmjet pallateve të zonës, ku falë edhe errësirës është zhdukur pa lënë gjurmë.

Kanë qenë banorë e zonës ata që kanë çuar viktimën në spital, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të  policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.  Ndërkohë burime të policisë thonë se pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes. Pak vite më parë biznesmenit i është vrarë një vëlla, ndërkohë që policia nuk përjashton as pista të tjera të hetimit si ato të motiveve të dobëta apo dhe për shkak të konflikteve që Koka mund të kishte në aktivitetin e tij.

Gjithsesi, policia bëri të ditur se po heton dhe të shkuarën e viktimës, ndërkohë që gjatë mbrëmjes ka shoqëruar rreth 20 persona, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin që ka ndodhur vrasja.

Po kështu, pritet që dhe miku i biznesmenit të hedhë dritë mbi ngjarjes, sidomos për krijimin e një profili të autorit të vrasjes.

Strukturat e policisë si dhe të krimeve të rënda janë vënë në lëvizje për kapjen e autorit, ndërkohë që janë ngritur patrulla në zonën e Selitës, Petrelës dhe Saukut.

Efektivat blu kanë nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë, punonjësve të lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të biznesmenit.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e ndodhur brenda pak orëve në kryeqytet. Me herët, një tjetër burrë, 63 vjeç mbeti i plagosur  me armë zjarri, sipas policisë për shkak të motiveve të dobëta./l.ç

28 komente në “TemA TV/ Qëllohet biznesmeni Lulëzim Koka, dyshohet për hakmarrje (VIDEO)”

  1. shvejk says:

    Jo ne parkun kombetar por prane bar “Trafik” te Garda. 6 te shtena pistolete nga ne njeri me maske midis plot femijeve te lagjes qe luajne para pallatit.

    1. Guardium says:

      Shvejk,c’fare tip pistolete kishte ai me maske glock apo magnum?

      1. x Guardium says:

        Si ajo pistolete,qe te ka mbjelle jo teme ty mer shkerdhate….

        1. Guardium says:

          E mora vesh paska qene beretta!

        2. shvejk says:

          ajo pistoleta ime nuk te vret, por te sjell ne qejf…
          Une e kisha fjalen per “personalitetet” si puna e ketij Kokes qe miqesohen me gardistet. Aty mblidhen si mizat prane m…

    2. Shkodran safi (prej Puket) says:

      Mjaft ma me plumba se na e keni loll fort Mulin. Filloni me ppluma i tash
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html

    3. gjethi says:

      Ngjitur me bar Leone per te qene me i sakte. Pistoleta isht marka CZ gjysem automatike cal. 7,62mm.

      1. Guardium says:

        Falemderit per informacionin por nga zhurma shperthimit u duk si magnum.

  2. bbb says:

    Lufta e pandershme midis bizneseve por han shume koka njerzish…

  3. kalaja e Sebastes says:

    eshte normale qe krimi te marre permasa te tilla,madje mendoj se ky eshte vetem fillimi!
    ky eshte shteti qe nje pjese e madhe e popullsise kerkon dhe e meriton!

  4. cami says:

    Duhet nje ligj MARCIAN ne Shqiperi.

    O per ndryshe atje ka per tu bo me keq se ne LIBI.

    Duhet filluar nga nivelet me te larta “shteterore”e deri ke hajduti ordiner.

    NJE SHTET E MBAJNE LIGJET,E JO TE KORRUPTUARIT.

  5. shqiptari says:

    Do Zoti shpeton…dhe po ashtu do Zoti.
    Do Zoti nuk eshte AI Biznesmeni Miliarderi Z.Anastas Angjeli ose Bossi Z. Llazar Angjeli.Se keta te dy kane ndimuar shume e shume per Demokracine dhe kane kontribuar shume duke ndimuar shume e shume Familje te varfera.

  6. fieraku4u says:

    MIRESEARDHET NE ALBANISTAN

  7. argita says:

    Policia nuk kap personat ne kerkim.ppprokuroria me gjukatat nuk funksionojne .jemi ne dore te zotit. Krimi po mer permasa te jashtezakondeshme.duhet te denohen gjukates,prokurore,shefa policie se ata ndihmojne krimin

  8. s says:

    Ky Luli ka shume hasmeri se ka vrare njerez ne Berat ,gardistin nuk e njoh dhe nuk flas dot .

    1. beratsi says:

      ca hasmerie ka mor pleher ku e njeh ti lulin ,eshte nga personat me te respektuar e me me rregulla ne berat po ti do jesh ndonje cop legeni

  9. kelmendasi says:

    Eshte turp per gazeten e temes qe po i vdes njerzit para kohe.
    Ndolli dhe ne masacuset te bostonit ku u vrane 3 veta por nuk u gezuan si puna juaj.
    Sa here qe largohet zoti berisha nga shqiperia ndollin keto aksidente qe ju doni ti shfrytezoni per qellime politike.
    Nqs se jepen lajme te tille ne belgjike ka sanksione .
    i urojme sherim te shpejte te te lenduarve.

    1. Floriri. says:

      Po ti kelme….xhamit syzeve i ke vènè bythè kavanozi pèrndryshe nuk ka
      mundèsi,njèri nè gjèndje tè rèndè shkruhet nè artikull ka marrè plum
      dhe plumbi nuk èshtè pambuk o kelmend………….

    2. Floriri. says:

      Po ti kelme….xhamit syzeve i ke vènè bythè kavanozi pèrndryshe nuk ka
      mundèsi,njèri nè gjèndje tè rèndè shkruhet nè artikull ka marrè plum
      dhe plumbi nuk èshtè pambuk o kelmend………….

  10. cami says:

    JEMI SHUME POPULL RRUMPALLE HESAPI!

    NUK E DI CTE SHTOJ ME SHUME.

    SEPSE VETEM NE SHQIPERI NDODHIN TE TILLA GJERA…..

    POR VALLE PERSE?

  11. DOCTOR MORTIS says:

    O shqipetare qe skuptuat gje as nje here.
    Misioni i Doctor Mortis eshte Gjurulldia, Kasaphanja, Shkaterrimi i ketije Kombi. A nuk e kuptoni se sa here vjen momenti i vendimeve te rendesishme per kete kombe sic eshte tani Arritja e marrveshjes KOSOVE SERBI, Shqiperise i vihet ZJARRI. Ai zbaton urherat e vjehrres SERBE. Zgjohuni mjaft me LLOMOTITJE nuk eshte Doktorri kaq i Zoti jane te TJERE ne PRAPAVIJE qe drejtojne ORKESTREN ai eshte thjeshte nje AKTOR.

    1. cami says:

      Jame shume dakorte me ju Dr. Mortis.

      Kte gje e kame thene edhe une shpesh,por prisni edhe pake kur te leshojne edhe dyert e burgjeve me kriminele te lire,si edhe me ata qe kane gjak marrje,e do te ja shikoni festen SHQIPERISE nga te katerqinde anet.
      Ktu ka dore dikush qe i intereson mjergulla,e sidomos Greku,apo ai dule,e Serbet qe i kemi brenda te dy keto palet qe po flas.

      ME PAKE FJALE,TE ARDHEMEN NUK E SHOHE MIRE NE SHQIPERI.

      SHPEJTE DO TE JA DEGJOJME ZONIN ORE NJEREZ,POR DUHET TE LEVIZNI PERPARA SE TE NDODHIN TE TILLA GJERA.

  12. kelmendasi says:

    Moderator
    Te falemnderit qe paske ba nje koment ne emer tim
    Por puna eshte se nuk besoj se do ja arrish qellimit qe ke me botim te nje komenti ne emer tim.E ke bere edhe here tjeter.Je i mjere

  13. cami says:

    Po ajo vrasja e k/komisarit,si shkoi,e perfundoi?
    Nuk po flitet me!
    U fol shume,por…..?
    Si ka mundesi,qe ne SHQIPERI ndodhin te tilla gjera,behet si fillim shume zhurme,por nuk zgjat te themi nje muaj,edhe sikur nuk ka ndodhur gje….!
    perse?
    Pa llpgaritur gjygjet e DRITAN DAJTIT,apo te BANDES SE DURRESIT apo e apo e keshtu me rralle!!!!

    ATEHERE PERSE keto heshtje!

    DHE SE KUJTE I INTERESOJNE KETO HESHTJE,APO ZVARRITJE DENIMESH,APO HETIMESH!!!!!

  14. saliheqenefi says:

    nje bajge ma pak,bisnezmen pune muti,te gjithe njerez langaraqer

  15. Stef Staku says:

    ANALIZE : Pak me pare i qenka vrare edhe nje vella… e rende. Nuk e di ne cfare xhirosh mund te jete i perfshire, por i uroj qe te shpetoje me jete.
    Ne se i ka bere keq dikuj duhej te denoncohej …
    Ne nje bar prane Gardes se Republikes se Albanistanit qellohet dhe atentatori largohet mes pallateve.
    Kjo eshte siguria e Shtetit Shqiptare.

  16. dorela says:

    Ketij i t hone shtet oj ti….

  17. Mira says:

    Kjo eshte qeveri nuk po pushojne vrasjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje