TemA TV/ Ashton: Votimi i djeshëm në Kuvend, shqetësues. Zgjedhjet janë testi kryesor për integrimin (VIDEO)

16 Prill 2013, 14:27Sociale TEMA

Shefja e diplomacisë europiane, Catherine Ashton, pas takimeve që ka mbajtur me presidentin Nishani, kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama, ka dhënë një konferencë shtypi. Ajo ka theksuar faktin se zgjedhjet do të jenë testi kryesor për integrimin e Shqipërisë, ndërsa u shpreh e shqetësuar me votimin e djeshëm në Kuvend për shkarkimin e anëtarit të LSI-së nga KQZ-ja.

“Jam vërtet e lumtur që gjendem në Tiranë për këtë vizitë. Sapo jam takuar me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama, me të cilët pata diskutime të rëndësishme.

Vizita ime në Shqipëri ndodh sot, një ditë pas diskutimeve të nxehta në parlament për përgatitjen e zgjedhjeve. Ju kemi ndjekur me vëmendje dhe sot unë e kam bërë pozitën time të qartë në të gjitha palët.

Për BE është e një rëndësie thelbësore që zgjedhjet parlamentare të këtij viti të jenë në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare. Ky do jetë test për integrimin e mëtejshëm në BE.

Dje ne shprehëm publikisht shqetësimin tonë për pasojat e votimit në parlament për procesin zgjedhor. Është detyrë e institucioneve që të krijohet besim në këtë proces, duhet të ketë besim në këtë proces.

BE është e angazhuar për të monitoruar dhe mbështetur një proces të lirë e të ndershëm, me standarde europiane dhe ndërkombëtare”, ka thënë Ashton gjatë fjalës së saj.

Ajo ka thënë gjatë fjalës së vet se Shqipëria duhet gjithashtu që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, në mënyrë që të plotësojë kriteret e integrimit.

Ashton është ndalur gjithashtu edhe në retorikën nacionaliste, duke thënë se ajo duhet shmangur.

“Më lejoni të them dhe pak fjalë për rolin e Shqipërisë në rajon, rol që e vlerësojmë. Natyrisht që të ruhet ky rol konstruktiv duhet të shmanget diskursi nacionalist. Lipset që Shqipëria të vazhdojë rolin e vet tradicional konstruktiv në rajon, për stabilizim të rajonit dhe që ky rajon të ecë përpara. Unë kam besim dhe besoj se Shqipëria i ka kapacitetet që të ecë përpara.

Prandaj mesazhi im për ju sot është një mesazh mbështetjeje, por edhe mesazh pritshmërie të lartë, dhe si një vend kandidat për në BE duhet të ndërmarrë këto sfida. BE është me ju për t’ju ndihmuar”, tha Ashton./b.l

15 komente në “TemA TV/ Ashton: Votimi i djeshëm në Kuvend, shqetësues. Zgjedhjet janë testi kryesor për integrimin (VIDEO)”

  1. po po ashton futja kot says:

    oooo ashton nuk kemi nevoj te flasesh me fjal te medhaja per keta kafsh qe kemi ne qeveri !!

    ca thu moj ashton kasap saliu do bej kerdin kjo thot test!! ca testi kur te plasi ndonje luft civile per ket thua test!!

    te vjedhi votat kasap saliu dhe ne te shohim si i vjedh ket thua ti??

    shqiperia do behet diten e votimit si ne 96 do kesh gjith shish duke ber terror!!

    sali berisha kesaj rralle do te fitoj me cdo kusht sepse po humbi e di shum mir qe vendin e tij e ka ne burg!! a e kuptoni ju apo jooo??

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Zonja baronesh Ashton, ky mund te jete shqetsim per JU, po per ne eshte me na morr te gjith oksigjenin.
      Poshte shpellari!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hale-hale-kjo-dynja_3.html

  2. vajoseni kallashin ta keni gati says:

    asgje nuk tha bla, bla, bla, kemi 23 vjet qe i degjojme keto , saliu nuk i behet vone per llafet tuaja, ai do kallashin si ne ’97

  3. IMMI says:

    Zonjes Ashton as qe i bejne pershtypje zgjedhjet ne Shqiperi! Ajo ka arritur ne Tirane per ta bindur kete qeveri hajnash, qe ti bind hajnat kosovare per ti zbutur kerkesat apo per te pranuar kerkesat serbe ne veri te Kosoves. Une po ua them nje gje: ne Jugosllavi asokohe thuhej: “Jebem ti drzhavu, koja Bosne nema”! I bie shqip: Ta q.. shtetin qe nuk e ka nja Bosnje! (Bosnja ka qene synonim i bashkejeteses – vellazerim-bashkimit – ne Jugosllavi ) Une po them tani: Jebem ti drzhavu, koja Drenicu ima! (Ta q shtetin qe e ka nje Drenice)!
    Drenicaket e shesin bythen e tyre per pese pare – shiqojeni historine “qiftelike” Pra, ky drenicaku, Thaqi, per ti ikur pergjegjesise, qe peshojne ngjashem me Berishen, dhe burgosjes – po qe se nje dite do te instalohet ligji ne Kosove – do ta shesi Veriun dhe Trepcen! Ne Kosove thuhet: Ik both`se t`lash…

    Përgjigjjuni

  4. arvanites says:

    Nderkombetaret akoma mendojne se Saliu ka interes per futjen e Shqiperise ne BE.

  5. sherifi says:

    arvanites;
    i ke rene pikes,nuk kame se cfar te shtoi me.

  6. Europa k*r*e says:

    keta diplomatet europiane jane ca legena qe nuk e kane shokun. Vijne me pompozitet, bejne nha nje takim sa per sy e faqe dhe ne fund bejne nje deklarate tip Nostradamus dhe per ta “mission accomplished”. Ky ambiguitet ne deklarata e ka mbajtur Sali Berishen ne pushtet dhe i ka dhene te zemer te vjedhe zgjedhjet jo nje here te vetme.Keta thone zgjedhjet jane test per Shqiperine. E kujt i plasi?! Sikur nuk e di Saliu qe si me zgjedhje te lira si pa zgjedhje te lira, si me 3 ligje te miratuara si pa ligje ne perseri do te jemi jashte BE por me shpresa te medha edhe per nja 15 vjet. Deri ne momentin kur Europa mos na mesoje me si behet rakia por te mbaje nje qendrim te forte ne lidhje me nje zhvillim politik ne do vazhdojme te letojme ne kete kaos oriental por qe do te donim te ishte occidental.

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ju a pata shkruar … Kjo eshte ” Vizita per çaj “.
    Mjafton te analizosh fjalen ” e lumtur “.
    Se ku qendron lumturia pas takimit me kapterr Jarin ( gjysem njeriut ), pas takimit me nje kriminel te vertete qe ka vrare me duart e veta krim Berisha, pas takimit me depresivin Edi Rama, kete e din vetem e lumtura baronesha Ashton !!!
    Me duket se baronesha Ashton kerkon te thote : Jam e lumtur qe shpetova gjalle pas takimit me gjithe keto psikopate e kriminele !!!
    Sidoqofte per ne eshte nje argument me shume, pasi zyrtarizohet ne menyre institucionale ne nivel BE protesta e 1 Majit.
    Ne protesten e 1 Majit duhet te percjellim dhe kundershtimin e BE.

  8. nastradini says:

    BARONESHA ASHTON MUND TE BEHET NJE GRUA MJAFT E KEQE.
    Hulumtim nga nastradini.

    Baronaesha Ashton eshte figure autoritare ne BE dhe debilet e politikes shqyptare nuk duhet te nguten tqa cilesojne dhe vleresojne me ngut pa u menduar mire. Sepse nastradini mendon qe kjo Zonje e Madhe mban edhe pambukun edhe hanxharin njekohesisht ne dore. Zbarkimi i saj ne Tirane papritur dhe papandehur, si rrufeja ne diten me diell eshte nje shenje e mire ne aparence per politiken shqyptare dhe e ngrohu mjaft opoziten e zgerlaqur te Edi Rames nga votimi i mesnates ne Parlament. Por nga ana tjeter kjo Zonje e Madhe mund te nxjerre hanxharin dhe ka fuqine ligjore pa pyetur ASKEND te ktheje vizat per shqyptaret, te perzeje 1 milion emigrante nga Greqia dhe po kaq nga Italia dhe t’ja perplase Saliut ne kufi pa te keq fare dhe pa asnje spjegim, thjesht si nje teke femerore te nje gruaje me pushtet. Sic eshte edhe Baronesha autoritare Ashton. Me teper nga te gjithe kete gje duhet ta kuptoje Saliu, sepse Ashton nuk eshte si Lirija e tij, qe e rihte cdo nate para gjumit per edukate komuniste.

  9. ali says:

    Sale evropianet I percjell kollaj.Sharra I ka hasur ne gozhde me SHBA, te pakten deri tani

    shqiptare jini vigjilente se hajnine nordiket e kane ne gen.

  10. A E MORI NE MBROJTJE DREJTESIN SHQIPTARE ZONJA ASHTON.?

    Qe me fillimet e demokracise e deri ne ditet e soteme shqiperia ka njojtur nje regres te madhe ne mes propagandas per demokraci dhe realizimit praktie . Ne te vertet Berisha I cili se nga kush nuk duhet qe kur u piketua si “drejtues”I kesaje demokracie vetem fatekeqesi I ka sjellur popullit shqiptare.
    Po ti hjedhim nje retrospektiv zhvillimeve shofim qarte se Demokracia ne shqiperi eshte ven ne rrezik nga Berisha ku me siguri prapa tije qendrojne kuisa te fuqishme antishqiptare dhe antidemokratike.Kete z.Ashton duhet ta kete ne qender te vemendje ne shqiptaret persim shume nga ket te BE-se
    Ja nje retrospective.
    1.Me 2 Prille te vitit 1991, ne Shkoder u vrane kater drejtues te levizjes demokratike. Nje vrasje dhe nje gjak i derdhur kote pa asnje shkake vetem e vetem per te tensionuar situaten me jet njerzore dhe per te fajsuar ish shtetin e asje kohe ku edhe sote pas 20 vjetve demoktraci kjo nuk eshte zbardhur.
    2. Gjeta rruges demokratike jane vrare shume aktivbiste te levizjes demokratike sidomos ata qe kundershtonin menyren e trajtimit te demokracise.
    3. U pergatit viti 1997 nepermes firmave piramidale , ku mjeti justifikon qellimin.Ne kete situat shperthyen rrevoltat popullore pore jo thjeshte nga humbja e parave ne firmat Piramidale pore edhe nga menyra e dhunes se ushtruar sidomos pas zgjedhjeve te vitit 1996. Trrorizem mbi deputet Socialiste deri dhe gjakosja e tyre.Kjo beri te mundur qe shqiperia te mos njo demokraci te vertet.Keto besoi jane te njohura per z.Ashton
    Ne keto rrevolta Berisha u perpoc te shtype kete rrevolte pore nuk ja arriti qellimit ndaje dhe u detyruar te largohet nga shqiperia, pore sejgmente te caktuera prapa kuicave e rikthyen perseri.
    4.Gjate manteti 8-vjecare Berisha u rikthye perseri pore tashme me i eger dhe me i rafinuar. Berish per 8 vjet realizio vjedhje grabitje votash dhe beri nje selekdsionim te kuadrit drejtues ne vendet kyqe , ku veme nga Qarku i Kukesit jane gjithsej 120 te tille. Berisha po pergatitet te realizoi me te keqen dje dha PROVATE E PARA .Berisha beri grushtin e shtetit brenda shte te vet duke dhunuar KQZ-ne si organizem jetike per realizimin e zgjedhjeve te ndershme dhe te ligjeshme.Nuke e dije se sa e shqetson ky veprim z.Ashton pore nga menyra si flat ajo ku thot se jam e lumtur qe gjenmdem ne shqiperi sote do te thot qe ky problen nuk e ka prokupuar fare .
    5. Nepermes ketije manovrimi Berisha po pergatitet te pushtoi perseri votat. Kjo ne syte e BE dhe SHBA-se Me sa duket garantet e demokracise ne Bote edhe kete radhe po kerkojn ta bejne njerin vesh shurdhur dhe njerin sy qorre.
    Deklarata e z. Arvizu me elekuencat e saje te ven ne dyshim.
    Pardje deklaroi.”Mos luani me KQZ lereni te punoje”
    Dje deklaroi.”Kjo qe u be nuk krijon besueshmeri.” Qe do te thote. Bete si bete pore nuk krijon besushmeri ne nje kohe qe kunder ketij vendimi duhet te ishte nje vendim i rrepte.
    E gjith kjo me sa duket sejgmente te fuqishme prapa kuicave po kerkojne te realizoin nje gjakderdhje ne shqiperi.E kjo per arsye se:
    – Krahu i djathte ne shqiperi nuk arrin te kape dhe mbaje pushtet. E majta shume e fuqishme nuk lejon nje gje te ntille.Kjo i shqetson perendimoret pasi ata e shofin me shqetsim mungesen e nje te djathten ne shqiperi. Ket me sa duket kerkojn ta realizoine me dhembnj te madhe duke aplikuar ndofta edhe nje lufte vellavrases. Ku nepermes kesaje lufte te realizion raporet e deshirueshme ne mes se majtes dhe se djathtes se disktetituaR.,
    Ket Garante te Demokracis ne Bote me sa duket gradualishte po heqin dore ne mbrojtjen e demokracise ne Shqiperi. Keshtu ben edhe per greven e urise ndaj deputeteve socialiste duke aplikuar nje “krikodit” Keshtu ben gjete vjedhjes se votave ne Tirane ne 2011 , keshtui ben me 21 Janar dhe keshu bene edhe me zgjedhjet ne Bashkin e Tiranes me sa duke keshtu do te bejne perseri, por tani akoma edhe me keqe keqe .
    Kjo duket qarte qe nje qeveri qe ne syte e boptes demokratike ka futur ne dore.
    SHISH-in Kombetar
    Prokurorine.
    Gjykatat
    Rendin
    Ushtrin. Tani dhe KQZ dhe gjykaten e Apelit pra te gjitha institucionet e rendesishme . Po Populli ku do te ankohet.? KETO NUK U BEN FSHAHURAZI.Jo keto u ben ne syte e Botes Demokratike.Ateher line edhe pyetja. Po perse behen Keto?Keto behen per te marre pushtetin me dhune.Ne cilin vende te botes demoktatike ndodhin keto.? Vetem ne Shqiperi.!Dhe keto behen ne syte e Garanteve tane.SHBA dhe BE Bersoi qe edhe z.Ashton keto i dine, po ne se i din athere perse thot jame e lumtur qe ndodhem ketu?

  11. ajaza says:

    Cfare kerkoni ju qe te pranoje Sala e pa mundur,ai e ka vertetuar edhe vite me pare qe nuk i zbret kalit me te mire ndaj tij duhet perdorur force se ai nuk ha pyke eshte shume koke trashe dhe nuk degjon me diplomaci por shkoqur dhe forcerishte.Takimi tuaj per te eshte njesoj si te mos jete bere,ne dukje te lepershtypjen e degjuesit dhe te te penduarit per faktet por e kunderta eshte ne fakt ai eshte mos perfilles ndaj nderkombetareve se ai eshte vetem nje diktator koke forte.Veprat e te shkuares e vertetojne me se miri dhe e djeshmja e perforcon qe pregatit rebelizmin per diten e zgjedhjeve .

  12. xhimi itali says:

    EDHE TI ZONJA E NDERUAR ASHTON,BATHE,BATHE PO NJE KOQE.I KEME DEGJUAR E STERDEGJUAR QINDRA HERE KETO TEORIRA.THUAJ KUSH ESHTE E BARDHA DHE KUSH ESHTE E ZEZA.A KA GABUAR SALI (MU..) BERISHA APO JO ? KETE DUAN SHQIPTARET SOT.E KAM SHKRUAJTUR EDHE NJE HERE TJETER SE NGA ANA JUAJ DHE ATYRE QE SHIJOJNE MISHIN E QINGJIT DHE TRAHANANE E NGROHTE SHQIPTARE CDO DITE,NE PRESIM ME SHUME.DUAM TE NA FUSNI NE RRUGEN E DREJTE TE DEMOKRACISE,SEPSE JEMI NJE VEND KAQ I VOGEL DHE KEMI PROBLEMATIKEN ME TE MADHE NE EUROPE.KOHA E PERRALLAVE DHE E TEORIVE KA MARRE FUND.KENI SHUME UJE ZOTERINJ EURO-AMERICANE.

  13. shqipo says:

    Shikojeni fytyren e vertet te Monstres(XERRO ndjenja ne fytyr- si bestja ne pritje te presse,gjakftohte sa ta gllaberoj ne gojen e saj ) .
    Keshtu duket nena e ne Buksel si e bija

  14. alberg says:

    ashton do ta mesoje edhe shqipen mund te behet dhe shtetase shqiptare dhe mund te behet edhe antare e PD ose PS dhe shqiperia prap nuk do integrohet kot mundohet kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje