Shtëpia ku jeton Elsa
Vajza, që ka denoncuar mësuesin e saj, thotë se do të vetëvritet. Rrëfimi prekës i saj për një histori që po mban pezull jo vetëm një fshat të tërë
Nga Lindita Çela
Ka sy të shkruar e flokë korb të zezë. Trup të thajmë e shtat të lartë. Nuk është fëmijë, por as vajzë, përballë së cilës nuk do të rezistonte dot asnjë mashkull, qoftë ky dhe mësuesi e saj. Por Elsa është e vetmja bukuri në shtëni e Gjoni Vorfit, në fshatin Gziq, rreth një orë larg Rrëshenit. Është gati e pabesueshme që një krijesë që duket kaq e dëlirë dhe e bukur rritet pikërisht aty ky mjerimi dhe paradoksi janë në normalitet.
Elsa duket i vetmi njeri normal në këtë shtëpi që kundërmon e tëra, dhe të atit prej 24 vjetësh nuk i ka thënë kush punë e mbarë.
Shtëpia ku jeton Elsa është një kasolle dhe një dhomë e vetme shërben sipër të pritur miqtë, për të ngrënë dhe për të fjetur. Elsa të tregon shtratin e saj, që është përballë atij të prindërve, në atë dhomë që për dysheme ka tokën. Një sobë e vjetër shërben për ngrohje e një dreq e di se si Gjoni ka mundur të ketë në atë shtëpi një televizor LG 62 polsh, ku ai është pronar i vetëm i telekomandës. Ndërsa nga një dhomë tjetër, herë pas here, dëgjohen disa ulërima që të kallin datën…..
I ati Elsës
Tek Elsa
Derën e shtëpisë e hap Elsa e me një zë të frikësuar thërret të atin, pa guxuar të na ftojë dhe as të na qasë. Gjoni, sytë e të cilit janë tejet të skuqur e sa s’po plas nga shëndeti, të fton në dhomën, ku veç televizorit LG, nuk ka asnjë orendi normale. Menjëherë nis e të rrëfen se ç’i ka ndodhur të bijës, sikur të ishte historia më e bukur e jetës së tij. E quan grua, vajzë të turpëruar, që nuk do të shoh më dritën e diellit, jo më të prekë pragun e shkollës. Madje në zellshmërinë e tij të rrëfimit, Gjoni e quan edhe “dashnorin e vajzës”, mësuesin që mesditën e së premtes ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me 14- vjeçaren. Të thotë se do e vrasë mësuesin e anglishtes se këtë turp veç gjaku e lan. Të flet me zë të lartë e fjala humbet arsyen në gojën e tij, aq sa nuk mund të kuptosh nëse je në shtëpinë e një matrapazi apo të një prindi, vajza e të cilit, endë fëmijë, ka përjetuar historinë më të tmerrshme të jetës së saj. E ndërsa Gjoni ulëret teksa rrëfen çdo t’i bëjë mësuesit, gruaja e Gjonit nuk guxon të flasë. Elsa dridhet e tëra e klithmat që vijnë nga dhoma tjetër duket se i japin forcë 14 vjeçares në rrëfimin e saj. Gjoni të thotë se gruan e ka sëmurë. Ka probleme mendore, por nuk është aq keq si djali, që e mban të mbyllur në dhomën tjetër pasi as nuk flet e as nuk ecën. Gjoni të shpjegon se klithmat ulëritëse i lëshon djali i tij, 24 vjeçar, që një zot e di se në ç’kushte mund të jetojë në atë dhomë të kyçur, kur kjo e hapura është në këtë derexhe.
Dilja nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse duhet të ishte e tmerruar nga historia e vajzës, por në heshtje sytë e saj të kallin datën.
Elsa më duket i vetmi njeri normal në këtë shtëpi, nëse mund të quhet e tillë një fëmijë që kujdeset si për nënën, ashtu dhe për vëllain e saj.
Tek mësuesi
Elsa është nxënësja më e mirë e shkollës 9- vjeçare në fshatin Gziq. Por që sot ajo nuk do të shkelë më këmbë në shkollë. Ky është vendimi që ka marrë Gjon Vorfi e 14- vjeçarja nuk ka rrugë tjetër, megjithëse ënda ia kishte të studionte për gjuhë shqipe. Elsa pëlqen muzikën e kërcimin, e si çdo adoleshente ç’nuk do të jepet për të dëgjuar Noizin.
Por Elsa nuk është adoleshente, e kurrë nuk ka jetuar një ditë të tillë mes atij mjerimi.
Nuk guxon të dalë të shoh dritën e diellit. Një fshat i tërë ka dëgjuar se si mësuesi i anglishtes ka tentuar të ngacmojë nxënësen e tij. Elsa ka frikë të shkojë në shkollë, po aq sa ka frikë të rrijë në atë shtëpi, ku nuk besoj se i ka thënë kush një fjalë të ëmbël apo e ka përkëdhelur ndonjëherë. Është e mallkuar të rritet që në lindje.
Teksa nis e rrëfen se si mësuesi e ka ftuar në shpi e më pas ka tentuar ta puthë, lotët i rrjedhin kur e pyet nëse do të shkonte më në shkollë. Elsa e di fort mirë se tash e tutje të gjithë do ia bëjnë me gisht, e të parët janë shokët e shkollës. Në fshatin Gziq ajo nuk ka më jetë. Edhe ajo fije e hollë lirie, që e lidhte atë me botën normale, duket se është këputur të premten pasdite kur ajo denoncoi mësuesit e saj për veprime të turpshme.
Rrëfimi i Elsës lë fort shtigje dyshimi, por tek e sheh ashtu, aq të brishtë e të dëlirë, aq fëmijë, që më parë se sa t’i gëzohet jetës mendon për vdekjen, beson fort se Elsa nuk është vetëm viktimë e mësuesit të saj.
Në fakt, në Gqiz askush nuk e beson historinë e Elsës. Për Dedë Gjinin të gjithë vënë duart në zjarr për ndershmërinë e tij. Lajmi se 62- vjeçari ka tentuar të ngacmojë nxënësen e tij 14- vjeçare ka rënë si bombë në fshat. Askush nuk e beson që mësuesi prej 40 vitesh i fshatit, të ngacmojë një vajzë 14- vjeçare. Po Elsa insiston fortë në historinë e dhunimit të saj. Një histori kjo që tani për tani e ka mbyllur brenda kasolles së saj ku nuk ka ëndrra, por vetëm zëra ulëritës që kërkojnë hakmarrje, e klithma dëshpëruese të një 24- vjeçari që duket sikur kërkon ndihmë.
E atëherë Elsa dridhet si purtekë. Sytë e shkruar përmbyten në lot e më zë të mekur të thotë se nëse: “Babi hakmerret ndaj mësuesit, do të vras vetën”.
E ndërsa e sheh atë fëmijë, aq të bukur, por kaq tragjik, sytë e saj të akullt, pa jetë, duket sikur të thonë se nuk kanë asgjë për të humbur. Jeta e saj është shuar, edhe nëse ka pasur ndonjëherë jetë në atë gërmadhë mjerimi.
INTERVISTA/ Dëshmia e vajzës që akuzon mësuesin se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me të
Gjon Vorfi është tërë kohën aty teksa vajza e tij rrëfen se si mësuesi i anglishtes e ka ftuar në shtëpinë e tij e më pas ka tentuar ta puthë e zhveshë. Për fat, vajza ka mundur të ikë, ndërsa pasditen e së premtes, e shoqëruar nga i ati ajo ka dëshmuar në policinë e Rrëshenit gjithë tmerrin e saj, për të cilën 62- vjeçari, Dedë Gjini, është arrestuar tre ditë më parë. Për TemA-an vajza rrëfen historinë e dyshimtë për mësuesin që e ka ftuar në shtëpinë e tij për konsultime e më pas ka tentuar të kryejë veprime të turpshme.
A mund të më thoni se çfarë ka ndodhur më mësuesin e anglishtes të premten e shkuar?
Para tre ditësh unë kam bërë provim në anglisht dhe në mëngjes, mësuesi më thërret dhe më tregon se në fletore, që mos ta merrnin vesh nxënësit e tjerë më kishte vënë notën 9-të, ndërsa në regjistër 10-të.
Po ku ju thërriti mësuesi?
Në mbledhjen e këshillit të mësuesve dhe aty nuk kishte asnjë njeri. Aty mësuesi me tha se nuk i kisha plotësuar të gjitha ushtrimet ndaj më kishte vendosur 9-të.
Pastaj më tha që kishte një hall dhe të shkoja në shtëpinë e tij në orën 5-të ose 6-të të mësimit. Më tha që të merrja dhe çantën e shkollës se do të më ndihmonte edhe tek anglishtja. Unë u thashë se nuk mund të shkoja sepse nuk mund të merrja leje tek mësuesja e biologjisë se i kisha marrë dhe më përpara leje. I thashë se mund të shkoja në orën e 6-të të mësimit për 20 minuta, se më shumë nuk kisha kohë.
Dhe kur shkuat ju tek shtëpia e mësuesit?
Orën e 5-të të mësimit nuk ika se kisha biologji dhe kam ikur orën e 6-të, lashë orën e fizkulturës. Ai ishte në shtëpi dhe unë e thirra. Shtëpia e mësuesit është rreth 500 metra larg shkollës. Doli dhe më futi brenda dhe më uli tek dhoma e ndenjes. Ai iku nga dhoma tjetër, mori një kokërr mollë dhe diçka tjetër që unë nuk e di se çfarë ishte, se unë nuk e hapa. Mora vetëm mollën dhe pastaj mbylli derën. Pastaj erdhi dhe u ulë përballë meje. Nxora provimin dhe më tha se a e di pse të kam bërë lëshime? Që të mësoj më shumë herën tjetër, i përgjigjem. Por ndonjë gjë tjetër nuk mendon, më tha. Ngaqë je bukuroshe, ndaj dhe të kam toleruar. Pasi më tha këto, më ka puthur dy herë me zor dhe deshi të më hapte trikon. Unë bërtita dhe në këtë kohë mora babain në telefon.
E çfarë i the babait?
Nga frika babin e kam gënjyer dhe i kam i kam thënë a të iki me djalin e xhaxhit në Rrëshen, por po qaja. Babai më pyeste pse po qaja, por unë nuk i tregoja se çfarë kishte ndodhur se kisha frikë. Aty afër meje, në një karrige ishin disa gjëra të tij. Nuk i mbaj mend të gjitha, por di që kur kam marrë çantën me u larguar, telefoni i tij ra në tokë. Teksa ai u ul të merrte ato gjërat, unë jam ngritur dhe kam ikur me vrap.
Ike vetë apo të la mësuesi të ikësh?
Ika vetë, por mësuesi më ka tha nëse të tregoja çfarë kishte ndodhur, do të më vriste mua dhe familjen time. Kam hapur derën dhe kam ikur me vrap. Në rrugë kam takuar shoqen time dhe të dyja kemi ardhë në shtëpi.
Po pse pranove të ikje në shtëpinë e mësuesit, kishe qenë dhe herë të tjera?
Po kemi qenë një herë, por jo unë e vetme. Kemi qenë si klasë për të ndihmuar për të mbajtur ca bidona. Nuk kam qenë vetëm unë. Ngaqë më tha se ka nevojë për të pastruar shtëpinë shkova.
Ju nuk dyshuat për asgjë, cila ishte sjellja e mësuesit me ju?
Jo për asgjë. Madje dhe në orën e veprimtarisë ai fliste për gjëra që ne na dukeshin si përralla. Nuk kam kuptuar asgjë.
Për sa ndodhi kujt i tregove fillimisht?
Sapo u takova me shoqen time ia tregova të gjithën asaj se ç’më kishte bërë mësues Deda. Pastaj mamit, e cila i tha babit. Pastaj në shtëpi erdhën dhe ca kushërinjtë tanë dhe në darkë kam shkuar në polici për të bërë denoncim, pasi mësuesi nuk pranoi të ballafaqohej me babin.
Të ka parë njeri që ke hyrë tek shtëpia e mësues Dedës?
Po. Unë kam dëshmitarë për këtë.
E kë ke?
Përveç dy shoqeve të mia që më kanë parë të shkoj në shtëpinë e tij, unë kam dëshmitare dhe mësuese Dava Brozin.
Dhe kjo mësuese ju pa të shkonit tek shtëpia e mësuesit?
Jo. Mësuese Davës i tregova që do të shkoja tek shtëpia e mësues Dedës. Të premten kisha biologji dhe unë shkova për t’i kërkuar leje. I thashë se doja të lija mësimin sepse mësues Deda më ka kërkuar të shkoj tek shtëpia e tij për ta ndihmuar dhe se do të më ndihmonte me konsultimet. Mësuesja nuk më dha leje dhe unë kam ikur nga ora e 6-të e shkollës.
A do të shkoni në shkollë?
Nuk shkoj më në shkollë. Nuk dua sepse kalamajtë e shkollës do ma bëjnë me gisht. Tre muaj e fundit më duken si 5 vjet. Nuk mund të shkoj më në shkollë. Për mua e dinë tani të gjithë. Ajo që unë them është e vërtetë. Nuk di se çdo të ndodhë më. Do të rri në shtëpi.
Mësuesja kujdestare: Elsa nuk më ka treguara asgjë
E ndërsa Gjon Vorfi kërcënon se do të vrasë mësuesin që ka guxuar të prekë vajzën e tij, edhe Davë Brozi nuk beson të ketë ndodhur një histori kaq e tmerrshme për të. Mësuesja kujdestare e klasave kolektive, nga klasa e 5-të deri në të 9-ën, thotë se nuk beson kurrsesi që Dedë Gjini të ketë ftuar apo dhe tentuar të kryej veprime të turpshme më nxënësen e tij.
Dava ka rreth 7 vjet që jep mësim në një shkollë me mësues Dedën, e deri më tani nuk ka dyshuar qoftë dhe për problemin më të vogël. Mësues Deda njihet si i rreptë e tepër korrekt në shkollë.
Por përveç se sjelljes korrekte të mësuesit të anglishtes, Dava Brozi të thotë se nuk është në dijeni të vajtjes së vajzës në shtëpinë e Dedë Gjinit. “Nuk është aspak e vërtetë që unë isha në dijeni se vajza do të shkonte në shtëpinë e mësuesit të anglishtes. Po ta dija, sigurisht që nuk do e lija. Është e vërtetë që vajza më ka kërkuar leje orën e pestë me argumentimin se duhet të shkonte në shtëpi se nuk kishte babin aty. Megjithëse unë i dija hallet që ka familja, nuk i dhashë leje. Kemi mbaruar mësimin dhe unë kam përcjellë të gjithë nxënësit sepse atë ditë me mua kishin orën e fundit të mësimit”, të thotë mësuesja kujdestare.
Dava tregon se vajza është nxënësja më e mirë e shkollës. Në klasën e saj, me 4 nxënës, ajo është më e shkëlqyer, qoftë në mësime, po ashtu dhe në sjellje. Por nga ana tjetër mësuese Dava thotë se po kaq e pabesueshme për të, e për mbarë fshatin, është dhe që Dedë Gjoni të ketë kryer veprime kaq të turpshme më fëmijën. Deda është banorë i fshatit dhe për 40 vjet ai ka dhënë mësim në këtë shkollë. Për banorët e fshati Gziq historia është më shumë tronditëse se sa shtëpia e Gjon Vorfit. I gjithë fshati është në mbrojtje të mësuesit, i cili për policinë e Rrëshenit nuk ka pranuar të ketë prekur vajzës apo dhe ta ketë ftuar në shtëpinë e tij. Sipas burimeve të policisë, për mësues Dedë Gjinin, e gjitha është një histori e trilluar që duket se ka tronditur fort moralin e banorëve të fshati Gziq të Rrëshenit.
vajza genjen.
dicka tjeter duhet te jete ne mes dhe sajojne kete histori per mesuesin.
Edhe une nuk e besoj kete histori .Deda e paska lejuar vajzen qe duke qare ti telefonoje te atit ?!Pastaj Dedes i paska rene telefoni ( me te cilin lozte) dhe Elsa paska shpetuar .Kam frike se kjo ka shkuar e pa ftuar etj….
Shoh KOMENTET dhe disa Besojne e disa Jo. por clidhje ka kjo mor Njerez…. Nuk e shihni se ne CTMERR ne CSKAMJE VARFERI MJERIM Ai femije Banon….. Ku jane ASISTENTET SOCIAL, PSIKOLOGET etjetj. SHQIPERIA Vendi me Ekonomi te Zhvilluar si Gjermania. Nuk e Shihni se smund te shkoj me ne Shkolle VETEM per shkak te Opinionit edhe pse eshte 1 Femije.
Vlora, nuk uroj te takoj ty nje fat i tille, po si mund te flesh rehat mbasi ke keputur kete mufke. A i ke lexuar ç’shkruajne mediat per kete familje te mjeruar, ku vajza e gjore meson vetem qe te kete mundesi te bej nje jete me te mire. Si mund te mos jeni te ndjeshem ndaj ketyre fenomeneve te tmerrshme. E çdo fitojne aty ne fshat ku jane, veç fjaleve dhe turpit, ne ate mentalitet shpellaresh qe jetojne
joy,,,,,familja vertet mund te jete shum keq nga ekonomia sipas fotove qe shohim,,dhe ketu duhet te veri dore shteti.
edhe per vajzen me vjen keq qe ne ato kushte kerkon te mesoje dhe te jete edhe nxenesja me e mire e ati fshati.
deri ketu jam dakort me ty.
por te thashe qe nuk e besoj versionin e vajzes,sepse ka shum dyshime ne kete version.
tani te te them, qe edhe une nuk do te ta uroje ty te ishe ne vendin e atij profesori 60 vjecar qe ka tre dite pas hekurave pa te drejte. i degjuam te gjitha deshmite e fshatit qe e nxirnin komplet te pafajshem
megjithate me vone do ta marim vesh te verteten se sado qe te hidhet balte vjen dita dhe pastrohet.
Vlora cili fshat …he pra cili fshat ?????
Ai fshati ku me shume se gjysma jane si i jati…a e shikon qe eshte ber si derr i dhjamur ne llucen e injorances qe kane …si mund nje baba te tregoje edhe me turpin para nje gjendje kaq te renduar psikologjike qe mban e bija???
95% e rasteve te abuzimit ndodhin gjithmone me nje qe femija njeh,qe i beson .Si kujton ti se profehorri do dale me flamur ????do i tregoj fshatit se cilat jane perversitetet e tija???dhe ne fakt fshati do e kuptonte..hajt pra boll me kto replika injorantesh
Si mund nje profehorr te ftoje ne shtepi nje nxenese per te diskutuar noten e saj ????
Ka vertet dicka ende jo te qarte ketu…sepse vajza thote qe do i pastronte dhe shtepine …kjo ka shume gjasa te jete bere dhe me miratimin e atij derrit te dhjamur qe therret “nder,nderi ka nder derri…ata e kane praktike abuzimin ,dhe shitjen e femijeve.
Ndjese ,nuk pergjithesoj njeri ketu !
Mjaft Vlora mjaft…kerkohet ndihme ne titullin e artikullit jo gjykim
NDIHMEEEEEEEEEEEEEEEEE ….mjaft me arsyetime 007 te deshtuar dhe te pashkolle injorantesh.
@Veronika je bere vertete per ndihme. Tani e ke me vlonjatet, mos shko atje se mund te te bjere te fiket si shefit tend. Mban mend? S’ke turp e urren Vloren se te perzuri Saliun dhe i rrahu ata trimat e tij siç rrihet gomari ne duhan.
Ti Veronika ta perseris ti je bere per vete per ndihme, por per ndihme profesionele. Zoti te ruajt
Nuk asnje arsye perse vajza te ndodhej ne ate shtepi. Edhe sikur ajo te kish dashur vete te shkonte, ai nuk duhej ta pranonte te hynte. Lere mo pastaj qe i ftonte here pas here nxenesit per ta ndihmuar. Vetem kaq eshte e denueshme
O zot o zot ku jetojne ata njerez. Joy vertete qe nuk ka asnje aresye qe vajza te ishte ne ate shtepi por ne Shqiperine tone gjithcka ben vaki dhe asgje nuk perjashtohet. Kur vete kryeministri me kryetaren e parlamentit e shkel kushtetuten me te dy kembet dhe shkojne e bejne propogande politike ne shkolle pse edhe mesuesit te mos e shkelin ligjin dhe i ftojne nxenesit per te mbajtur bidona me uje ne kurriz per mesuesit e tyre apo per te bere pune per te ndertuar vilat e tyre. Me kujtohet njehere qe nje nendrejtor shkolle i merrte nxenesit e shkolles per te mbajtur gure te ndertonin themelet e viles se tij.Keshtu qe mos t’ju duket cudi pse vajza ndodhej ne shtepine e mesuesit sepse ka shume mundesi qe qe ai mund te kete perdhunuar edhe vajza te tjera por qe kane turp dhe frike te denoncojne se nuk eshte e lehte per nje femer te pranoje perpara publikut dhunimin e saj. Jetojme ne nje shoqeri e cila denon femren dhe perkrah mashkullin sidomos ne zonen e veriut. Edhe mesuesja qe e mohon dijenine qe ka per vajzen qe ishte ne shtepine e mesuesit se domosdo ajo do mbroje kolegun e saj dhe nuk i behet vone per vajzen e varfer qe jeton ne ate shtepi macabre me nje baba te tille injorant qe vetem ha e shendoshet dhe mban nje djale 24 vjecar te mbyllur si kafshe. A e shikoni o njerez se si jeton kjo vajze qe eshte nje viktime e shoqerise tone? Pse ndodhin keto gjera ne Shqiperi? Sepse ne nuk kemi shtet dhe nuk kemi organe sociale qe qe nuk kudesen per shendetin dhe sigurine e vajzes. Menjehere pas denoncimit te vajzes organet sociale duhet te shkonin dhe ti afronin ndihme sociale vajzes dhe ndihme nga psikologu. Kjo vajze tani eshte shkaterruar si njeri jo vetem nga mesuesi qe tentoj ta perdhunoje por edhe nga vet ne si shoqeri dhe si opinion qe menjehere themi se vajza genjen sepse mesuesi eshte nje 60 vjecar dhe e dashka i gjithe fshati. Po pune e madhe se e dashka fshati po pse rasti i pare eshte qe mesuesit ne aparence duken shume serioze e korrekte por prktika ka treguar se kane vrare dhe perdhunuar. Edhe nje mesues ne Angli dukej shume i dashur edhe i respektuar por e verteta tregoi se ai kishte perdhunuar dhe vrare disa vajza dhe ne fund vrau edhe dy vajza te tjera nga 10-11 vjec mbasi i perdhunoje.Prandaj shteti dhet te vere dore dhe ta ndihmoje kete familje te shperngulet nga RResheni dhe te shkoje te jetoje ne nje rreth tjeter qe vajza te kete mundesi te beje nje jete normale. I lutemi edhe gazetes tema edhe gazetares Lindita Cela qe ta ndihmoje kete famlje te largohet nga Rresheni dhe te shkoje te jetoje ne nje rreth tjeter te Shqiperise ku te mos e dije njeri historine e saj ne menyre qe te bejne nje jete pa thashetheme.
Nuk besoj qe kjo eshte hera e pare qe ky mesues e ka bere kete gje.
Ka ardhur koha qe grate te mbrojne njera tjetren dhe veten e tyre.
E vetmja menyre qe kjo ceshtje do zgjidhet eshte te dalin hapturazi “viktima” te tjera te ketij profesori.
Dhe kur une kam qene ne shkolle te mesme nje nga vajzat e klases paralel na tregoi se si profesori i fizikes i kishte futur duart. Mirpo ajo nuk ishte e ndruajtur por shume e shkathet i tha te hiqte duart se do ti punonte qindin. Profesori ne mardhenie me te tjeret ishte shume i sjellshem dhe i edukuar por ne baze rrethanave dhe tregimit i besoj vajzes ne klasa paralele.
Shumica e burrave kur arrijne ne nje moshe madhore ne 50-60 vjec kane nje “lajthitje” te vogel per jeten qe kaluan dhe ate qe arriten dhe mundohet te kompesojne ne menyra jo-normale dhe ne disa raste ekstrime.
Shembuj jane kudo mjafton t ehapesh syte tek mundesia.
Si eshte e mundur….ka vetem nje pult televizori si prone…..Hapni ne google dhe kerkoni emrin “martin Vorfi….eshte djali i keti kuqalashit, i vellai i vajzes “viktime”….Do te dale se ka vjedhur shume dyqane ne Rreshen dhe Lezhe…..Sa del nga nje burg hyn ne nje tjeter….Eshte pikerisht babai kuqalash qe e mesonte te vjedhe, sidomos nafte te automjetet kur po ndertohej rruga…..Dhe historia me mesuesin ju siguroj se eshte e stisur…..me ate kane pas konflit per pronat…nga ai babai faqekuq cfar nuk mund te presesh…..Shume shpejt do shfryhet ky tollumbac. Mesues Deda eshte paksa impulsiv, por asnjehere nuk mund te jete protagonist i nje historie te tille…Ky besim me shtohet kur mendon se me ke i ka ndodh historia…..me nje monster…
Ju lutem, ndihmojeni Elsen.
mos u merrni me trillime,me lojra fjalesh per kete vajze te paritur.
mundohuni te thoni nje fjale te ngrohte per kete vajze,per kete familje te mjeruar,mos ja beni jeten sketre dhe ajo te mendoje per ate sketre qe t’i shkoje sa me shpejt.fshati ku ata jetojne, komshite,miqesia,fisi i vet le te afroje kete vajze,t’i thot nje fjale te ngrohe per te jetuar e gjalle,te shkoje ne shkolle,te enderoj per jeten e saje,po ashtu me vone dhe nji ndihmese per kete familje ne skamje ,me vella te semure.
Pra mundohuni te mos talleni,por behuni te qyteruar ,ne rast se nje person kerkon te holla per te kaluar urine me buke that,ne rsat se nuk munden per kete,ateher t’i thone nje fajle te ngohte.fajla e ngrohte te sheron,te largon sado pak urine .
do doja te gjithe te kthehen nga vajza,ti japin kurajo per te perballuar kete histori te rende ,duke menduar se toka mban shume njerez negative,shume te pamoralshem,shume kriminele,shume te dhunshem.keta njerez te dhunshem,negative perfitojne dhe nga gjendja e mjerushme e familjes se kesaj vajze te bukur,per te shtene ne dore bukurine e njom te saje.
Behuni te arsyeshem,pse jo dhe t’i shkohet ne shtepi ku ajo jeton per t’i dhen nje buzeqeshje ,nje fjale per te jetuar,per te thene mjaft fajeleve fyese,per t’i then mjaft perbindshave,per t’i then fashatit t’i dale ne nbrojte kesaj femije ,mjaft me paragjykime,mjaft me fjale te mira per dhunuesit te kamufluar.
Malokeri hesapi! Gjynah per kete vajze te rritet ne mes te cmendurise. Ne nje vend normal shteti ose ndonje familje tjeter do ta kishte marre ne mbrojtje. Po ne Shqiperi, kjo familje nuk eshte gje tjeter vecse nje cmenduri ne mes te cmendurise kolektive…
Te shkretet mesues. Tani dhe ata qe e kan bere biznes provimet, por dhe ata te rreptet qe se leshojne noten pa merite, duhet ti knaqin nxenesit dhe studentet me 10. Se vallaj, pisk do e ken punen. Do i denoncojne per
Pedofili ose vepra te turpshme.
Turp te kesh ti qe se lexove deri ne fund artikullin qe tregonte qe kjo vajze ishte nxenese e shkelqyer dhe shume e sjellshme. Ste vjen zor qe mundohesh te besh me faj nje viktime e femije te zhytur ne halle e varferi. Cfare lloj perbindeshi jeni ju?!
Lindita si mund ta ndihmojme????
Ja nqs ti ke qene dhe ke biseduar personalisht me ate shtazen bologjike, qe gjuha shqipe e percakton si baba ,pse nuk e pyete .Nqs dikush do ti japi je te ardhme kesaj vajze nqs do ti krijoj mundesine e shkollimit pa ju marre kujdestarine ligjore atyre …nejse kto me shtazet nuk diskutohen
pra ky eshte nje titull sensacional gazete apo efektivisht kerkohet ndihme
Disponoj te gjitha mundesite dhe kushtet per ta shkolluar ,per ta hequr nga ai mjerim ,gjithmone me deshiren e priderve {?} dhe ne bashkpunim me gjithe organet kopetente .E-mail qe dergoj ne kte gazete eshte i vertete
Autorizoj gazeten ta percjelli te kushdo qe mund te mundesoj kte gje
Paranteze…kam femije ,se mos ka ndonje spekulim e percaktoj kte.
Te fillojme te bejme dicka pervec artikujve ,mos ti konsiderojme thjesht material gazete .
TemA ju mund te beni dicka, duhet te beni dicka .Percillni nje adrese te kush mund te drejtohemi ne kte xhungel shtazesh shteterore .
Nuk besoj qe duhet te kontaktoni gazetaren por duhet sebashku me nje psikologe te autorizuar nga qyteti juaj dhe nje punonjes te komunes Geziq t’ia shtroni kete propozim familjes dhe vajzes per ti mundesuar Elses te shkoje ne nje shkolle tjeter ( te pakten per nje ose dy vjet ).
Ju pergezoj per qendrimin njerezor, dhe nese i keni mundesite ndihmojeni vertete.
Eshte i pamundur kontakti ne faqen web qe bashkia Rreshen ka te hapur .Posta elektronike nuk funksionon ne ate adrese qe kane vene.
Bera nje perpjekje nga dikush qe jeton ne Rreshen ,por nuk po marr ende pergjigje.
Ju keni ndonje informacion me teper ???
Nje nr tel.nje adrese ku mund ti drejtohem kesaj komune???
Mund te kontaktoni me z. Aleksander Ndoja, pergjegjes i Mardhnieve me publikun prane Bashkise Rreshen, ne adresen [email protected]
E gjeta .Falenderoj per impenjimin tuaj.Mendoj se shume afer do mund te bejme dicka .Me garantuan qe do bejme.Sapo mora pergjigje.
Falenderojme dhe Temen qe u kushton hapesire ktyre fatekeqesive !
Ju lutemi te gjeni rruge e mundesi per te ndihmuar ELSEN vajzen 14 vjecare per te miren e saj por edhe te shoqerise , me mesime nga me te mirat, me sjellje te mira me varferi te jashtezakonshme me e keqa me njeres te cemendur ne familje dhe kur dihet qe ai fshat shkon mbas te fortit -fisit .I jati nuk e perballon kete situate fshati me te kanunit se edhe ky vete duket qe kur e ka hequr nga shkolla ne vend qe ta coje e ta marr . PO SHKOLLA !? ata mesues qe vetem mesues edukator -prinder nuk jan ne vend qe ti dalin ne perkrahje vajzes se traumatizuar , rrin presin cdo behet se ju vjen keq per mesuesin …. pika mesuses kujdestare qe nuk i shkon ne shtepi me pare shkon qazetarja , Na ka marr lumi me shkollat qe kemi cfar presin pse nuk veprojne qe vajza sadopak te kthehet ne normalitet ? Turp per mesuesit jo per nxanesit se cxfar mund ti thon Elses. …….
PO SHKOLLA SI MUNDE TA NDIHMOJE KETE NXANESE , SE ATY NE FAMILJE NUK PRITET , FSHATI ME KANUNIN ….. KJO ESHTE URGJENTE .
Nje trup i thajme (nuk thuhet i hajthem?!! ) qe askush nuk do t’i rezistonte. Mos don te justifikosh mesuesin apo gjithe perdhunuesit me keto fjale.
Lexoje mire cfare ka shkruar, se e ke kuptuar gabim.
Une i besoj 100 per 100 vajzes… ai mesues qe therret nxenesen ne shtepi per t’i bere punet ne shtepi nuk eshte ne rregull… ka shrytezuar postin per te mashtruar nje minorene, therritja ne shtepi ka qene preteksi… shteti duhet te marre masa per arrestimin e ketij perversi.. vajza nuk ka pasur asnje arsye te genjeje.. çfare do te fitonte perveç humbjes… ajo eshte treguar e ndershme dhe e zgjuar qe ka arritur te zmprapse plakun pervers dhe perfitues
Si cdo gje tjeter gazetaria shqiptare nuk njeh etike, ligje apo humanizem.
Kjo cmenduri ta ekspozosh nje adoleshente
Po Renzo, paragrafi i pare eshte shume i felliqur, cudi me kete Linditen. Flet per ate qe nuk mund ti rezistje asnje mashkull, flet per ate qe nje bukuri e till s’ka mundesi te rritet ne nje vend aq te keq. Artikull bombastik qe te ndihmojme vajzen dhe kjo gazetare eshte e para qe e perdhunon figuren e saj, Turp, Gazetare, nje mije here turp!
Amani o populli yne cfar behet ne ate vend te vogel. Kjo njgjarje na ka pikelluar pa mase. Ju lutemi e shpetoni kete vajze qe nuke paskan te sosur kusuret e asaj familje, nuke mjaftojn fatkeqesit me vellain, te emen, mjerimin por duhej edhe nje rast i tille. Nese ka rast ku duhet vepruar e analizuar me pergjegjesi ligjore dhe dashuri prinderore esht ky. Personeli i shkolles, specjalist, sosjolog, psikolog, miq,te aferm shok e shoqe te vajzes te gjith bashke ti krjojn ammbjent dashamires e ngrotesi per ta bindur vajzen sikur ska ndodhur gje qe ajo ti kethehet jetes normale per ta shpetuar nga nonje fatkeqesi akoma me e madhe. SHteti duhet te bej cmos qe ne pamundesi per te vazhduar shkollen ne fshat per shkak edhe te forces te zakonit, ta mare ne mbrojtje dhe ti krijoj mundesi shkollimi qofte edhe larg fshatit te saj. Nese funksjonojn shoqata jo qeveritare dhe filantrop, duhet te angazhohen per ta ndihmuar kete familje me cte mundin per tjua permiresuar gjendjen ekonomike dhe pse jo per ta mare ne mbrojtje dhe shkollim kete vajze te shkelqyer ne mesime. Sa per mesuesin duhet verifikuar mire dhe nese vertetohet te meren masa me ekstreme.
Une bera nje koment dje per kete vajze dhe ne pergjithesi per te gjitha vajzat qe mund te perballen me nje situate te tille.
Pa ditur se nga cfare rrethanash familjare vinte Elsa.
Saktesisht thashe: Vajza jeni te marra qe shkoni te shtepia e mesuesit?
Pse nuk e diskutoni me pare me prinderit kete problem?
Por tani e shoh qe nuk eshte marrezia e Elses, por poshtersia e sistemit qe e ka lene Elsen ne ate gjendje.
Te them kush thote te verteten, nuk e di, por sot hamendja ime shkon me teper nga fjala e Elses.
1- Perse Elsa duhet te shpifi kete histori per mesuesin fare kot?
2- Fakt eshte qe Elsa i ka kerkuar leje mesueses Dava per te premten, dhe Dava nuk i ka dhene pavaresisht se i dinte rrethanat e veshtira te familjes se Elses..
Ne kushte normale, meqenese dhe Elsa eshte nje nxenese e shkelqyer, po te kishte ndonje problem familjar per te cilen ajo do i kishte kerkuar ndihme apo leje mesueses jam i sigurt qe Dava nuk do kishte hezituar ti jepte leje.
Por refuzimi i Daves per ti dhene leje ka te beje me nje mosaprovim te heshtur te Daves me kerkesen qe i ka bere vajza.
3-si mesues ne shkolle nje jete te tere Dava nuk ka interes te futet ne telash dhe te jete ne mes te mesuesit dhe vajzes, gje kjo qe do jete me pasoja ligjore per mesuesin.
Shkurt Dava do ta heqi b..menjane dhe kush eshte Elsa ti dali krah?
Nje viktime.
4- Nese Elsa fsheh dicka, une mendoj duhet te jete te telefonata qe i ka bere te jatit..aty me duket pak i pakuptueshme, ndoshta ka qene e tronditur, nuk e di, po them qe shoqet e Elses do nxjerrin me shume nga kjo histori.
Dhe sa per mesuesin, si puna e ketij ka shume qe kane qene nje jete te tere ne profesion dhe mezi presin tju veje ndonje viktime si Elsa.
Pak e diskreditoi top chanel nje te tille?
Dhe sa per Elsen,. ndihma e vetme qe mund ti jepet eshte nje burse shteti dhe te largohet qe aty.
Per kete po, duhet te gjithe ta ndihmojme dhe te bejme presion apo thirrje qe vajza te dergohet ne shkolle jashte vendit ku jeton.
Perndryshe ajo do te jete nje viktime e jona.
te shtoje dhe kete,shkolla duhet te fuse ne program se si te ruhen keta femije,t’i mesojne,te japin shembuj qe nuk kane te sosur.
shume familje te fashatrave jne ne kete nivel mjerimi si familja e Elces,disa jane me prinder jo normal,apo mjerim te thelle qe nuk i bie ndermend prinderve a i kane femijet,vetem kur del ndonji bllof ateher kujtohen se egziston akaoma femija dhe pa llogjike thone na turperroj !
ku jane shoqatat ,avokati i femijeve,ku eshte shoqeria e cilivizuar,duke mos futur shtetin qe nuk i bie ndermend .
PALO SHTET..! MOS QOFSH E VARFER DHE PAPERKRAHJE SE MBETURINAT PERFITOJNE NGA RASTI, TE SHTYJNE E TE PESHTYJNE, TE MARIN EDHE NDERIN, E NUK DO TI’A DIJE NJERI….. E MJERA VAJZE, TE ISHTE E BIJA E NDONJE DEPUTETI , MINISTRI OSE MBESA E KRYEMINISTRIT ASKUSH NUK DO TE GUXONTE TI PREKTE ASAJ AS NJE FIJE FLOKU. MJERISHT QELLOI E BIJA E NJE FAMILJE NE SKAMJE, DHE FELLIQESIRAT HEDHIN BALTE MBI TE GJOREN FEMIJE QE NUK KA SE KUSH TI DALE MBROJTJE. ME VJEN VERTET SHUME KEQ.
Po litika e shpellarit ka shkaterruar moralitetin e shqiptarit. Sot eshte shume kollaj te akuzosh dike te nderuar, (nuk flas per plehrat) dhe ta besh qe ti jape fund vehtes, nga turpi, sot kemi pare nje bashkeshorte pise, qe arrin manipulon vajzen e vet tarallake dhe akuzon babain se e ka perdhunuar dhe kur vajza ndergjegjesohet dhe shef fajin qe ka bere, kerkon te riktheje babain ne gjendjen e meparshme, por demi tashem eshte bere, ish gruaja ja ka arritur qe nepermjet vajzes, ta shkaterroje nje baba, qe plus varferine, ska me rruge tjeter.
Sot ka prinder qe abuzojne me femijet e vet, per te marre hak qofte edhe te mesuesi, arrin te nderseje femijen e vet dhe ta akuzoje nje tjeter, dhe me kaq merr fund jeta e tij, qe edhe sikur te marre pafajsi, ngelet e injollosur per gjithe jeten me gjithe familje.
Keto jane pasojat e kryekriminelit sadist, qe ka shkaterruar moralin e njeriut, ate moral qe shqiptari e ka patur te shenjte.
Kemi arritur qe edhe me kafshet mos te barazohemi se dhe ato kane pak dinjitet, dhe ste lene ti afrohesh, kurse ne Shqiperi, ka kaluar cdo moral ne imoralitet.
Sot ke frike te perkedhelesh nje femi te bukur te lezetshem, qe ka deshire te luaje me njerezit, qofte edhe te panjohur, se eshte femije qe kerkon dashuri nga te gjithe, por mos o zot ta perkedhelesh pak, te vijne akuzat per pedeofili, krim qe tek shqiptari kurre se kam degjuar se ekziston, perjashto periudhen kur qeveri kryepedofili serbospiun Sali Kryekurve Berisha.
Dava Sherri e ka patur emrin e vajzerise kjo mesuesja?
po nuk mora nje gje vesh ky mesuesi kishte grua e femije qe therret nxenesen per ti bere punet…nqs ai me te vertete e ka bere kete te varet si qen se njeriu duhet te mendoje me pare femijen e vet….gabimi i vetem i vajzes eshte qe ka pranuar qe te shkoje ne shtepine e atij pisi por kur nuk ke nje familje normale fukaralleku e injoranca arrin kulmin pranaj ndodhin te tilla fenomene sepse femijet nuk dine te gjykojn me gjate…..une nje gje nuk kuptoj ku paskan pas qene tere keto monsta qe i shuajt zoti si themi ne lindshin nje e vdekshin njeqind ishalla…
Une kam besim te plote qe zonja Topalli qe interesohet kam shume per grate do e marre persiper zgjidhjen e ketij problem ne se me gjithe mend I ka ato qe flet ne konfereca per grate. Ose do te tregoje qe vetem flet kot dhe me shume eshte burre (sic u the ne Portokalli) se sa grua. Tung
Nje nder ata qe kerkon ta vrase kete vajzen dhe jo ta ndihmoje eshte gazetarja Lindita Cela dhe kjo gazete qe boton emrin mbiemrin dhe familjen e kesaje fatkeqe.Thirrja ndihmojeni eshte hipokrizi.Duke publikue gjithcka nek e ndihmon por do e coje drejt vetevrasjes.
Lereni ne heshtje ne privacine saje nese doni te mos e vrisni se per ta ndihmuar spo e ndihmoni
Jam i revoltuar nga pershkrimi masakrues dhe ne mungese totale respekti qe kjo gazetare i ben ambientit banues dhe vuajtjeve familjare te te afermeve te kesaj vajze qe nuk kane asnje lidhje me ngjarjen ne fjale.Ne kete shkrim, po qe ka nje perdhunim gazetaresk.
Si eshte e mundur….ka vetem nje pult televizori si prone…..Hapni ne google dhe kerkoni emrin “martin Vorfi….eshte djali i keti kuqalashit, i vellai i vajzes “viktime”….Do te dale se ka vjedhur shume dyqane ne Rreshen dhe Lezhe…..Sa del nga nje burg hyn ne nje tjeter….Eshte pikerisht babai kuqalash qe e mesonte te vjedhe, sidomos nafte te automjetet kur po ndertohej rruga…..Dhe historia me mesuesin ju siguroj se eshte e stisur…..me ate kane pas konflit per pronat…nga ai babai faqekuq cfar nuk mund te presesh…..Shume shpejt do shfryhet ky tollumbac. Mesues Deda eshte paksa impulsiv, por asnjehere nuk mund te jete protagonist i nje historie te tille…Ky besim me shtohet kur mendon se me ke i ka ndodh historia…..me nje monster…
Nuk eshte rasti i pare qe kerkohet te perdoret dhe dinjiteti i femijes per te arritur qellimin e desheruar nga prind sharlatan.Gazetaria investigative ka qellim ngjerrjen e fakteve dhe te vertetave dhe jo sensacionin. Te denigrosh figuren e nje mesuesi te nderuar,nje mesuesi qe per 40 vjet ka punuar me te shumten ne shkolla te mesme si specialist i gjuhes ruse ,duke qene model ne grupin e kolegeve ne te gjitha drejtimet ,artikullshkruesi duhet te mbaj pergjegjesi.Shpreh keqardhjen me te thelle per ish kolegun Ded’Gjegjin,per ngjarjen e sajuar.
po ti mor qen siper qe mbron perversin Dede, a mos je i biri, apo hasmi i familjes?… boll e perserite ate koment me helm per ate familje mor funderrine… edhe vellai i elses, nese ka bere vjedhje ka bere te vetmen gje qe do beja edhe u une e kushdo tjeter po ta shihte familjen ne ate mjerim pa rrugezgjidhje…zoti i vrafte politikanet e shqiperise qe e shkaterruan kete komb
Po ti kush je martini… indirekte e justifikon qe varferia shet moralin!
Ndihmoni Elsen,gjithe femrat shqipetare,se ndihmoni veten tuaj.Sa Elsa te heshtura ka!