OBSH: 30% e të rinjve, seks para moshës 16-vjeçare. Psikologia: Lë pasoja tek adoleshentët

15 Prill 2013, 09:53Sociale TEMA

Rreth 30% e të rinjve në vendin tonë kanë kryer marrëdhënie para moshës 16- vjeçare. Të dhënat i përkasin studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi “Përvojat Negative të Fëmijëve”.

“Mes studentëve që kanë raportuar se kanë pasur përvoja seksuale, përqindjet e djemve që kishin filluar marrëdhëniet seksuale para ose deri në moshën 16 vjeç ka qenë dukshëm i lartë në krahasim me femrat. Përkatësisht 44.8% për meshkujt dhe 31% për femrat”, shkruhet në raportin e OBSH-së.

Gjithashtu nga studimi rezulton se deri në moshën 18 vjeç  një i ri në vendin tonë kryen marrëdhënie me tre partner.

“Numri mesatar i partnerëve gjatë jetës seksuale ishte i ngjashëm mes meshkujve dhe femrave. Përkatësisht 2.95 te meshkujt dhe 2.92 te femrat. Gjithashtu nuk kishte asnjë ndryshim mes meshkujve dhe femrave me lidhje me më shumë se 3 partnerë të ndryshëm seksualë”, citohet në GSH.

Studentët që kanë lindur në fshat dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale kanë rezultuar 8.7%, ndërsa në qytet 91.3%.

Pavarësisht të dhënave psikologia Irsida Lalaj shprehet se: “Këtë statistikë e shoh si një liberalizim të vrullshëm, që nuk ndikon aspak për mirë në shëndetin emocional, fizik, shpirtëror, e që më pas do të sjellë pasoja negative në këta adoleshentë”.

Sipas saj seksi në adoleshencë lë pasoja.

“Ndarja tek një djalë nuk rezulton dramatike, pasi ata nuk humbin nga kjo lidhje. Ndërsa vajzat, ndryshe nga djemtë, e vuajnë këtë fakt, trishtohen, rebelohen në shoqëri, familje, ndryshojnë karakterin, mbyllen në vetvete, etj,” shpjegon psikologia e cila rekomandon se adoleshentët kurrë nuk duhet të shikojnë apo lakmojnë ecurinë seksuale të shokëve të tyre, pasi çdonjëri ka kohën e vet./A.XH

13 komente në “OBSH: 30% e të rinjve, seks para moshës 16-vjeçare. Psikologia: Lë pasoja tek adoleshentët”

  1. disk says:

    Kjo shoqeri po iken per lesh

    1. KOSTA says:

      Jo, nuk merr funde nje shoqeri nga marredheniet seksuale qofte edhe ne mosha te reja…e keqja tek ne eshte se i bejne pa masa mbrojtese, keshtu qe lene premisa per semundje qe sjellin deme te shumta ne mire lindjen dhe mire rritjen e femijve…..por mendoi se nje gje tjeter duhet ta shqetesoi shoqerine tone….homoseksualiteti, kjo eshte fatkeqesi e madhe…neper shkollat tona, me shume djemte qfrohen me njeri tjetrin se sa me femrat….kjo ka bere qe vajzat jane me shume te zhveshura se sa te veshura, jane me te etura per djem, ndihen te lena pas dore……ndersa nga homoseksualiteti, lindin shume semundje te tmerreshme dhe kjo e dergon shoqerine ne shkaterrim…..

  2. Pelasgian says:

    po rrejn mor pallosha , kan bo seks me motren e 5 vellezerve – gjejeni se kush eshte ?

    1. skrapari says:

      lola jevga,!

  3. Vlora says:

    po te jene te verteta shifrat familja shqiptare perfundimisht eshte shkateruar.

  4. ana says:

    Sa idote kjo psikologia! NE cfare shekulli jeton moj vajze? Mjere ne per keta lloj psikologesh!

    1. GopNgrenesi says:

      O ti GopNdritur, ma shpjego pak ku eshte gabimi i psikologes?
      Me bej nje nder mua dhe gjithe shoqerise, aman mos bej femije…

  5. Jona says:

    Eshte nje lajm i trishtueshem dhe i paplote. Kjo po ndodh dhe eshte nje fatkeqesi e madhe se cfare po ndodh me ata qe do te jete burra dhe gra ne te ardhmen. Sa keq qe azgje nuk thuhet se per rrezikun e madh qe keta te jene me SIDA e qe per te qene pjese e kesaj shoqerie, standardi te mund te humbin pergjithnje. Duhet ngritur zeri, cdo shoqeri ka parime morale, dhe nje familje e shendoshe sot do te sjelle nje te tille neser dhe e anasjellta. Perendia, Krijuesi yne e ka krijuar seksualitetin dhe te bukur e te mrekullueshem, por vetem ne martese, aty eshte i bukur, i sigurt e bekim. Keto jane ca fjale nga Bibla, Fjala e Perendise.

  6. debatiku says:

    Shani,e shani Enverin..por gjithmone e ne tere jeten do ta kerkoni…
    Morali,nderi kane qene ne themel te shoqerise socialiste..
    Nje i pa moral,apo sec po i thojne sot me shume deshira e pa pike turpi…bejne seks hapur….ai sistem nuk i linte i demaskonte dhe bile ne se kishte edhe nje te vetme e internonte…
    Per nder rron ne shekuj shqiptari,per 1 nder….
    Shikoni sec ju solli demokracia…ky virus eshte ne cdo der,ne cdo kafene,ne cdo shkolle,bashkejetese…turpi,turpi…
    A lejoni ndonjeri ne vecanti femijen e vet????-jo me thote mendja qe thojne,prinderit, me vehte duke mbyllur deren e shtepise ,pa zhurme e shume lehte…”larg shtepise time”…mos mos se problemi i tjetrit behet neser i yti,ndaj duhet ngritur ne kembe e sensibilizuar rinia,shkolla,mesuesit qe jane maloket e saliserbit….per kete duhet nje revolucion ekonomiko -shoqerore….te kthehet koha e arte e brezave para 1990….sa vlera kishte arsimi,kultura,familja e vete shoqeria-per cilen kulture bejne mesuesit ne shkolla…apo i nxjerrin ne metingjet e salitopalles…te gjithe para drejtesise o antishqiptare,minister kulture,rrugacerite e tafajve…ne burg,…dita vjen..te clirohet nje here e mire vendi dhe populli…ngrijuni …mos heshtni…turp…po e lani turpin me votat per cdershmerine,vlera me e madhe qe ka patur ne themel te shtetit shqiptari…per kete u be e famshmja”demokraci” qe u shuaft sa me pare….nuk di vetem revolucioni…turp per mesuesit…qe ju rrit pagat saliserbi….asnje prin edhe pse eshte cperftyruar,ka frike nga nje serbsali9 antishqiptare…ngrijuni shpetoni femijet tane….

  7. Anti-Fetari says:

    Shof qe shume njerez duan te kthehen ne kohen e verit apo te Turkut.Per mire a keq ato kohe kane mbaruar prandaj mos ecni kundra vrullit te vales moderne sepse eshte shkateruese

  8. eno says:

    Kjo psikologia nuk di te hapi nje liber, shiko pak statistikat e vendeve evropiane dhe mesataria e humbjes te virgjnitetin. Shqiperia prap e fundit, lem mbrapa vetem kosvaret islamist. Shqiperia nuk eshte fqinj me turqin apo azerbajanin. Shqiperi ndodhet ne evrop dhe ne qoftese you deshironi qe ne te futemi ne evrop atehere kto gjera jan te pa shmangshme. Duhet tju mesohet syri dhe veshi me kto lloj lajmesh.

    Nuk ka as nji vend te zhvilluar ne bot qe eshte konservator! konservatizmi radical dhe feja mposht zhvillimin human. Esht e pa mundur te kesh zhvillime ne teknologji, art, mirqenje etj….pa ecur ne rrugen e liberalizmit.

    Shqiperia esht prap shume larg, do jet pak e veshtir se tani Turku ka pare dhe eshte futur me ca PARTI ne shqiperi qe thon “ZOIT I PARI” etj po prap se prapi un jam optimiste dhe do bej cmos qe shqiperia te shpejtesoj rrugen e liberalizmit social.

    1. Anti-Fetari says:

      Ca pret nga nje popull qe e vetmja gje qe ka njohur eshte Turku dhe Xha Veri 550 vjet rresht? Vetem tani kemi hyre ne rrugen e emacipimit social duan apo sduan keta mbeturinat relike te Turkut

  9. uragan says:

    …seksi ne Shqiperi duket se ka zevendesuar cdo lloj tjeter zbavitjeje per per rinine dhe shembulli me i qarte jane disa komente ketu me lart te disa tipave qe keto zgjuarsira te tilla, qe shesin ketu, do i gjejne perpara, nese do arrijne dot ndonjehere, te krijojne familje. Kultura e nje shoqerie te shthurur deri ne degjenerim total, nuk mund te siguroje nje te ardhme normale per njerezit e saj, sidomos per te rinjte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje