“The Economist”: Shqipëria, regjim hibrid, si Tunizia

17 Prill 2013, 15:31Politika TEMA

Shqipëria është një regjim hibrid, dhe nga shtetet europiane le pas vetëm Bosnjën. Ky është konkluzioni i indeksit për demokracinë nëpër botë, reflektim i situatës në fund të vitit 2012, që bën prestigjiozja britanike “The Economist”, përmes insertit të saj analitik ‘The Economist Intelligence Unit’.

‘The Economist’ del në përfundimin se ka pasur një lloj gjendje në vendnumëro; që do të thotë as progres i qenësishëm, por as regres i demokracisë për vendin në fjalë, duke marrë zhvillimet deri në fund të vitit të kaluar.

Në vëzhgimin e saj, ‘The Economist’ merr në analizë gjendjen e demokracisë për 165 shtete të pavarura dhe dy territore – çka mbulon thuajse të gjithë popullsinë e botës. Indeksi i demokracisë mbështetet në 5 kategori: procesin zgjedhor dhe pluralizmin; liritë qytetare; funksionimin e qeverisë; pjesëmarrjen politike dhe kulturën politike.

Në total, indeksi dallon katër lloje regjimesh: demokracitë e plota, demokracitë me të meta, regjimet hibride dhe regjimet autoritare. “The Economist” e rendit Shqipërinë tek regjimet hibride; në një klasifikim që përfshin 37 shtete dhe 14 përqind të popullsisë së botës. Ne këtë liste Shqipëria mbetet pas shumë shteteve të Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës, duke u renditur poshtë Bangladeshit, Sri Lankës e Tunizisë dhe sipër Nikaraguas.

Ndërkohe shtete si Hong-Kongu, Malavi, Timori Lindor dhe Senegali janë përmirësuar më shumë se ne, duke mundur të klasifikohen këtë radhe si një kategori më lart se Shqipëria si vende me “demokraci me të meta”.

Po çfarë janë regjimet hibride? “The Economist” shpjegon se regjimet hibride kanë probleme të thella me parregullsitë zgjedhore që shpesh nuk i lejojnë zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Presioni qeveritar mbi partitë e opozitës dhe kandidatët, mund të jetë shumë i përhapur si fenomen. Dobësitë serioze këtu janë shumë më mbizotëruese sesa në demokracitë me të meta si në drejtim të kulturës politike, funksionimit të ekzekutivit dhe pjesëmarrjes politike. Korrupsioni është shumë i përhapur dhe sundimi i ligjit konsiderohet i dobët. E tillë është edhe shoqëria civile. Tipike e këtyre regjimeve është trysnia mbi mediat dhe fakti që gjyqësori nuk është i pavarur. Përkrah Shqipërisë në këtë listim janë edhe vende si Venezuela, Mali, Egjipti, Pakistani e Libia, shtete që kanë përjetuar luftë, ose të paktën trazira të forta në dy vitet e fundit. /TCH

11 komente në ““The Economist”: Shqipëria, regjim hibrid, si Tunizia”

  1. E din kamunistat sa mund e djers i duhet Doktorit me majt ket status “hibrid”? Nuk osht kollaj me ja kalu Nikaraguas me denmokraci apo Gjermonve me ekonomi

    1. e/ says:

      Regjimi eshte hibrid si puna e Kryeminstrit tone hibrid. GJys Komunist, gjys i djathte, dhe i gjithi jo demokrat.

    2. antonio says:

      Berisha.pasi u njoh me kete percaktim te “The Economist” ne nje takim me gardistet besnike(te 21 janarit) nga Tropoja(vetem nga Tropoja),u tha:
      -“Albania is a FREEDOM HIBRID”!!!!
      -Te gjithe jeniceret,pa e ditut perkthimin,uluriten te shfrenuar:Rrnofte Skanderbeu!!!Rrnofte Sali Berisha!!!
      -Berishes nuk i pelqeu permendja e Skenderbeut para emrit te tij dhe terhoqi vemendjen:
      -A nuk e keni marre vesh se Skenderbeu ka dek para 600 vjetesh????
      -Jeniceret tropojane e kuptuan mesazhin e bajraktarit te tyre dhe uluriten:
      POSHTE SKENDERBEU!!!
      RRNOFTE SALI BERISHA!!!
      Berisha i kenaqur deri ne ORGAZME,u opremtoi si shperblim per takimin mjaft entuziast nga 5 RROGA SHPERBLIM!!!

  2. sherifi says:

    Duhet te kete ndonje gabim ne keto te dhena,ata qe e kane pergatitur kte material nuk i njohin gjerat ne detaje,per mendimin tim na paskan vleresuar disi se ne realisht jemi pake me poshte ne renditje se sa deklaroin keta te “the economist”.

  3. enea says:

    Kush beson qe Shqiperia eshte demokraci, eshte teper naiv.

  4. Kaponi says:

    Shif kur te dali sala dhe ta shpall sukses te tij se tash kem fitu statusin hibrid. Kjo tregon zhvillim thot Sala.
    Si bicim miser hibrid qe jep prodhim te lart.
    Dhe kushtin kryesor me u titullu hibrid rregjim,esht me pas kryetar parlamenti nji qenije hibride.
    Xhozefina osht kampione, Tamom sikur e kan kriju ne laborator,as burr as gru,si bicim mushke,qe osht gjysma gamor gjysma pel kali.
    Po mushke qe pjell ama!
    Pjell belara…..

    1. JC says:

      Shume e forte kjo

  5. Per para says:

    Ne jemi ndryshimi! Per para! Per para! Per para!

  6. Djcuxdi says:

    Rama na ka bllokue, por nuk mundi me bllokue ne tmarrim statusin “hybrid regime”. Rrnoft demokracia! Per para! Ne jemi ndryshimi!

  7. alban4eva says:

    keta te “The Economist-it” genjejne si derra, jane kamunista.. Shqypnia jone e dashtun ka ba progrese te madhaja nen bacen tone S-halè, per damokraci dhe drajtesi ia kena kalue edhe vete Amerikes..
    ne Salistanin e S-halese jane te gjithe te lire te bejne… cfare tu thote S-haleja..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje