Bushati: PD po perëndon në pushtetin lokal dhe në atë qendror

18 Prill 2013, 10:52Politika TEMA

Ervin Bushati, Sekretari Ekonomik në PS dhe këshilltar në Bashkinë e Tiranës, duke folur për Shqip për mazhorancën e krijuar në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit pas bashkimit PS- LSI, thotë se PD po perëndon në pushtetin lokal dhe së shpejti në atë qendror.

“Qytetarët e logjikshëm të Shqipërisë sot po shohin se si po perëndon koha e PD-së; si po perëndon pushteti qendror dhe ai lokal i mazhorancës, ashtu si po degjeneron morali qeverisës i PD-së në sytë e elektoratit. Në bazë të ligjit Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 36, kryetari dhe zv/kryetari i këshillit komunal ose bashkiak, zgjidhet nga radhët e anëtarëve të këshillit. Propozimi për shkarkimin e tyre bëhet nga të paktën një e treta e anëtarëve të këshillit. Në pozitat e sotme, Partia Demokratike me aleatët e saj ka 23 anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe Partia Socialiste me aleatët e saj ka 32 anëtarë në Këshillin Bashkiak, çka do të thotë se numerikisht plotësohen të gjitha kushtet për shkarkimin e kryetarit të Këshillit. Moralisht, duke u bazuar vetëm në potencën e shumicës së votave, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndërmarrë nisma që janë kundërshtuar fort e denoncuar nga opozita në më shumë se njëherë, siç ishte projekti gati i përfunduar i sheshit “Skënderbej”, plani rregullues i Tiranës, etj,” tha Bushati./ep

8 komente në “Bushati: PD po perëndon në pushtetin lokal dhe në atë qendror”

  1. EMI says:

    SALIU DO MA PI LENGUUUN PO HALLI ESHTE SIC THOTE MERO BAZE TE SHPETOJME PA ROTACION TE DHUNSHEM E PROBLEMATIK!

  2. tani says:

    FUNDI I SALIUT ESHTE ME AFER SE KURRE! MOS E SHPERQENDRONI VOTEN TUAJ ANTI BERISHE ME ALEANCA KUQ E ZIRA E ME THE THE THASH SEPSE JANE KRIJUAR THJESHT PER PERCARJEN E VOTES OPOZITARe!

  3. anticensurë says:

    ““Qytetarët e logjikshëm të Shqipërisë sot po shohin se si po perëndon koha e PD-së; si po perëndon pushteti qendror dhe ai lokal i mazhorancës,”
    si shumë e bukur për të qënë e vërtetë o shpirto!!!
    prit ditën kur të mbasojnë zgjedhjet pastaj fillo e brohorit!
    ndoshta pjesa e bashkimit me ju do tiu lërë në baltë si la PDnë!!ki kujdes or shpirt,lëre euforinë dhe shtrëngo bythën se të hyn e se merr vesh!e “qeshura” është e dëmshme në këtë rast!!euforia është kundër produktive,lali!deri dje kishit armikun përballë sot e keni dhe pas shpine,e keni futur vetë gjarpërin në gji!sot është dita e mburrjes,por nesër …????
    tashti ti këthehmi asaj që mund të jetë gabim timi dhe e vërteta juaj!
    ndoshta po perëndon koha e PDsë,por nuk do të thotë se gjërat do të ndryshojnë!me heqjen e PDsë kemi eleminuar gjysmën e së keqes!gjysma tjetër është në shtratin tuaj dhe do tu infektojë njëlloj!
    gjënë e parë që do të bëni si kompromis me LSInë,është amnistia për kryetarin e saj dhe gjithë bandën!teorikisht e keni bërë tashti,kurse në rrast fitoreje,do ta bëni praktikisht!
    atëherë do të keni mundësi më shumë se tashti!tashti nuk mund të pranoni se i keni dhënë fjalën ilir metës dhe bandës së tij për amnisti dhe mosprekje të fitimeve,vjedhjeve të tyre!por nesër do ta ligjëroni nën preteksin se ilir meta na dha fitoren!kurse ne populli budalla i shqipërisë do ta pranojmë si të keqen më të vogël!sepse ne kërkojmë pak dhe marrim më pak!do të kënaqemi disa ditë por pastaj do të provojmë të njëjtin dajak si me saliun!kuptohet se më parë dajakun do ta mbështillni me një shtresë të zbutur për të mos lënë shumë shënja,por në anën tjetër do tia mëshoni më fort!ju duhet të nxirrni fitimin tuaj,nga ky popull i rrjepur deri në kockë!fitimi nuk del pa e shtrydhur dhe më shumë!!!
    hale jeni të gjithë!!!

  4. Po tashti Bushat kush e ka fajin…?Ka pernduar Shqiperia prej tete vjet ,dhe jo PD-ja,se ajo mbahet fort me Saliun,frymezuesin tend shpirteror.

    Ah ju haleistet(analistet) jeni katandisur simos me keq,nuk keni shtylle kurrizore ku te mbaheni,por ngelet si ajo varka ne mes te dallgeve,shkoni nga tju leverdisi per momentin.Ose me mire,jeni kthyer ne insekte gjakpirese(ato te shkreta e kane lufte per mbijetese)

    Edhe ti Bushat je bere per te qare hallin,shkrimet tuaja vijne ere konfrontizem momental,kur behesh dragua dhe kur transormohesh ne nje pule qymezi…

    1. s says:

      Ke ngaterruar Bushat o etniko ,ky nuk eshte analist po poltikan .

  5. anticensurë says:

    shqiptari-etnik —
    “Ka pernduar Shqiperia”ke të drejtë por dhe në të njëjtën kohë ke thënë një gjë që ndoshta saliu e përdor në leversi të tij!
    ai do të ta quante ¨”perënduar”perëndim,”shqipëria po shkon drejt perëndimit”!!

  6. FENOMENI says:

    Shqiptari Etnik po ngatarron kekun me byrekun ky eshte tjeter Bushat jo ai qe nenkupton ti

  7. england says:

    Ku ne te semes do shkoje Lul-i prej Hollande tani?si do ja beje me buxhetin kur shumica eshte e majte?nuk ka shanse te beje ato qe ka pasur ne plane Argita dhe babi i saj,pasi nuk i miratohet asgje,i ngeli fitorja e 8 majit ne fyt te ziut Lul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje