Durrës, plagos bashkëshortin në organet gjenitale pas dhunës sistematike që ushtronte mbi të

18 Prill 2013, 09:25Politika TEMA

30-vjeçarja Leonora Zaçellari ka zbrazur një karikator të tërë mbi burrin e saj Përparimin, 36 vjeç, por vetëm 2 plumba e kanë kapur në trup. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen 17, në zonën e ish-kënetës në Durrës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, bënë me dije se shkak për krimin është bërë dhuna sistematike që 36- vjeçari ushtronte ndaj bashkëshortes së tij. Pas krimit, ka qenë vetë gruaja që ka njoftuar policinë dhe është vetëdorëzuar. Ndërkohë, 36- vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e dy plumbave që ka marrë.

Mësohet se Përparimi ka debatuar me bashkëshorten e tij, Leonorën, e cila sapo ishte kthyer nga puna, ku punonte si rrobaqepëse prej disa vitesh. Grindja ka degjeneruar në dhunë, dhe 36-vjeçari e ka tërhequr prej flokësh dhe e ka goditur me grushte e me sende të tjera në kokë e në trup bashkëshorten. 30- vjeçarja ka rrëmbyer armën e krimit, tip pistoletë, dhe ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të bashkëshortit. Përparimi ka marrë 2 plumba në trup, një në krah dhe tjetrin në organet gjenitale. Vetëm plumbat kanë mundur ta ndalin 36-vjeçarin që të mos e godiste më gruan.

“As djali dhe as nusja nuk janë kriminelë, por njerëz të ndershëm. Sherre e debate mund t’i ndodhin kujtdo në familje, nuk e di pse ndodhi kjo gjë”, – është  shprehur për “GSH”-në Hyseni Zaçellari, babai i Përparimit.

Ndërsa fqinjët theksojnë se kohët e fundit Përparimi kishte mbetur pa punë dhe konsumonte shumë alkol./A.XH

9 komente në “Durrës, plagos bashkëshortin në organet gjenitale pas dhunës sistematike që ushtronte mbi të”

  1. LOLA says:

    pushka top tu befte

    1. ina says:

      une e kuptoj reagimin e pare Lola, por eshte me te vertete per te ardhur keq qe ajo vendosi te qellonte mbi te ne vend qe ta linte: pas kesaj, ajo do shkoje ne burg e ai do jete i lire te shkoje e te gjeje nje tjeter femer per te dhunuar. ne kete vendin tone, viktima eshte kriminel dhe ushtruesi i dhunes del gjithmone pa u lagur. me vjen shume, shume keq per te. duhet thjesht te ishte ndare.

  2. Belisarius says:

    Shpresoj qe ketij plehres t’ia heqin fare organet. Keshtu e meritojne ata qe rrahin grate. Te mbeten eunuke te qelbur!

  3. xhim bomba says:

    direkt e ne koqe e ka kap plumbi !
    cer nishani .koqet i kapka kollaj plumbi .
    cuditem perse berishen spo e kap sot

    1. Priya says:

      a mund te di se si mund te bej rezervim bielte per ne istanbul 24/10/2011-31/10/2011vajtje -ardhje bashke me nje femije 3-vjec nese mundeni te me dergoni ne e-mail cmimin se sa shkojne dy bileta..ju faleminderit po pres pergjigjen tuaj.

  4. o sa mire ujku eshte egersire says:

    Duhen skeduar te gjithe ata qe nuk kane arme ne banese.

  5. sabri ashiku says:

    O Xhimo, mos u cudit hic se Saliu nuk eshte koqe, eshte azgan e kaluar azganit mer koqe.

  6. alban4eva says:

    mire ia ka bere, do Zoti ngelet pa koqe, koqja..!!

  7. mirel says:

    O Ina, po ajo nuk ka pse te shkoje ne burg.
    Pistoleten nuk ishte e saj apo jo.
    Nje fakt lehtesues ky.
    Ka vepruar per vetembrojtje ne kohen qe ushtrohej dhune.
    Cfare pret ti.
    Per mua ajo eshte ne rrethana teper lehtesuese.
    Mire ja beri, dhe i qofte dora mbare e lene pa to fare.
    Ashtu te bejne te gjitha ato qe dhunohen.
    Ndarja?
    Eshte vetem nje fjale, nje teori per disa si puna jote, por per shtresen shoqerore qe rron ne kushtet e varferise extreme alternativat nuk jane te shumta.
    Nuk kane njerezit mjete ekonomike ta perballojne dhe hajt te flasin me per mentalitetin qe eshte me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje