Protesta e gazetarëve
Organizata për Median në Europën Juglindore (SEEMO), degë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, ka reaguar në lidhje me sulmet e qeverisë ndaj Top Channel.
“Në Shqipëri, më 7 prill 2013, një kameraman për një nga televizionet kryesorë në vend, Top Channel, që po mbulonte një ndeshje futbolli mes Tiranës dhe Skënderbeut, dyshohet se është rrahur nga policia, është ndaluar të filmojë dhe është shoqëruar për një komisariat, ku mesa duket është goditur nga zyrtarë të nivelit të lartë në polici. Kjo ndodhi pas një incidenti që përfshinte tifozë të futbollit dhe policë, kur kameramani i Top Channel po priste tifozët që ishin shoqëruar që të dilnin jashtë. Sipas policisë, kameramani u shoqërua për shkak se nuk kishte pranuar që të identifikohej, nuk është ushtruar dhunë ndaj tij dhe është liruar sapo është identifikuar. Top Channel i hedh poshtë këto deklarata si të pavërteta.
SEEMO thekson se ky nuk është sulmi i parë ndaj Top Channel. Në mars të këtij vitit studiot e këtij kanali u rrethuan nga policia si rezultat i një vendimi shtetëror, pa njoftim paraprak, për të përfunduar një kontratë qiraje me Top Channel. Top Channel mori një letër nga një ministër për përfundimin e njëanshëm të kontratës, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2025,” thuhet në deklaratën e SEEMO./ep
SEEMO; Protestoni te Mbyllni Mediat Pro -Berishiane se ato po na dhunojne perdite
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
Deri me 23-qershor dhe Top-Channel, do mare ate qe meriton zyrtarisht, si media e shqiptareve, qe perhapi gjuhen shqipe ne cdo skaj te globit, ku jetojne shqiptaret, nje media qe na dhe realitetin, nje media qe na solli Shqiperine ne cdo vend te larget te globit, nje media qe sot ska berishe dhe shpellare ta zhbeje se sot Top Media eshte nje institucion, qe seshte futur ne pislleqe dhe pazare, banditesh provinciale.
Faleminderit Top Channel dhe dixhitalb, jeni te paret.
Horr mos shti m’top kot, deri ne fyt llum jan
ne qofte se jane shume si ti ”horri i bulwvardit” u shofte shqiperia!!! por jam i bindur se si te gjithe armiqte e shqiperise edhe tv top chennel ose tv antishqiptare top QEN se ka te gjate, dhe se bashku me kete tv antishqiptare do perfundoje dhe koha e horrave te bulevardit si puna yte!!