Drejtori për Euroazinë në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, ka dalë në një konferencë për shtyp pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha.
Përpara gazetarëve ai tha se janë të shqetësuar për situatën politike në vend. Ai tha se ka shumë tension në politikë, çka shton më shumë shqetësimin në Uashington.
Duke e nisur fjalën e tij, Moore tha se kjo vizitë ka qenë e planifikuar.
“Kjo vizitë ka qenë planifikuar prej kohësh. Sigurisht, ngjarjet politike më të fundit të kësaj jave janë bërë fokusi i vizitës. Vizita në Tiranë është pjesë e një udhëtimi në disa vende, përfshirë dhe Kosovën dhe Maqedoninë. Për Shqipërinë, ne jemi shumë të interesuar të shohim që zgjedhjet të mbahen në 23 qershor. Është tepër e rëndësishme që qytetarët e Shqipërisë të kenë besim tek mbajtja e zgjedhjeve dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve.
Kam pasur mundësinë gjatë takimeve të ditës së kaluar të takohem me një numër njerëzish. Sapo u takova me Kryeministrin Berisha. Pata kënaqësinë që të takoja Ministrin e ri të Punëve të Jashtme, z. Bumçi. Takova dhe z. Rama, sigurisht. Sot në mëngjes u takova dhe me z. Dule. Takova dhe disa të tjerë nga qeveria dhe partitë politike. Shpresoj mos të jetë e papritur për ju, por dëgjova gjëra të ngjashme nga shumë prej tyre.
Të gjithë politikanët më thanë që ata donin që zgjedhjet të ndodhnin në 23 qershor. Të gjithë thanë se do t’i njohin rezultatet e këtyre zgjedhjeve, se do të mbështesin një mision të gjerë vëzhguesish ndërkombëtarë, dhe se janë të përkushtuar të mbeten partner me Shtetet e Bashkuara,” tha Moore.
Ai shtoi se ka pikëpyetje për votimin në Kuvend për ndryshimet në KQZ.
“Ne diskutuam në disa nga takimet e djeshme ngjarjet e së hënës në parlament. Siç Ambasada jonë e ka bërë të qartë, megjithëse ne i njohim disa nga shqetësimet për ndryshimet në balanca me formatimin e koalicioneve parazgjedhore, ne besojmë se ka një argument të fortë ligjor që vë në pikëpyetje votimin e datës 15 prill në Parlament. Pavarësisht kësaj, ne duam të shohim KQZ-në të funksionojë. Nëse kjo nuk ndodh, zgjedhjet nuk mund të ndodhin në 23 qershor. Do të shohim se si procesi do të vazhdojë,” tha Moore.
“Ne jemi shumë të shqetësuar nga ajo që kemi parë. Ka një nivel të lartë tensioni politik para këtyre zgjedhjeve, sërish, me pikëpyetje e akuza mbi çështjen e ligjshmërisë. Duhet të them se një nga personat me të cilët u takova dje ishte z.Kastriot Islami. Parimet demokratike përfshijnë sigurisht jo vetëm të drejtën e njerëzve për të votuar në zgjedhje por edhe të drejtën e anëtarëve të parlamentit të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Ne jemi shumë të zhgënjyer dhe të shqetësuar që kishte presion të drejtpërdrejtë nga protestues para shtëpisë së një anëtari të parlamentit. Presioni kundër tij e familjes së tij është i gabuar,” vijoi zyrtari i SHBA.
I pyetur në lidhje me dorëheqjet në KQZ, ai tha: “Unë nuk jam ekspert për Kodin Zgjedhor. Nuk e di shprehjen shqip për këtë, por në 36 orët e fundit kam marrë një kurs të përshpejtuar mbi ligjin shqiptar të zgjedhjeve. KQZ-ja, mesa kuptoj, duhet të ketë një minimum prej pesë anëtarësh në mënyrë që të mbajë zgjedhjet. Sigurisht, ne do të donim të shihnim anëtarësinë më të plotë të mundshme të KQZ-së. Më thanë se me më pak se pesë anëtarë, nuk do të jetë e mundur të mbahen zgjedhje. Kjo është natyrisht një çështje për secilin anëtar të KQZ-së për të vendosur se si do të veprojnë. Sërish, pasi dëgjova nga udhëheqësit e partive politike, si të qeverisë dhe të opozitës, që ata duan zgjedhjet të ndodhin në kohën e caktuar në 23 qershor dhe kjo nënkupton që përpjekjet duhet të bëheshin për të siguruar anëtarësi të plotë të KQZ-së”.
Në fund ai ka pasur një mesazh për politikanët shqiptarë.
“Do të thoja se, për shkak se ne kemi marrëdhënie transparente dhe solide me liderin e opozitës, Kryeministrin dhe të tjerë, mesazhi që ndava me ju është mesazhi që kam ndarë me të gjithë ata: pritshmëri për lidhje, pritshmëri për fushatë profesionale, pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllimin që të shohim Shqipërinë të bëhet një vend më i begatë, një vend i suksesshëm, ndërsa punon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Dhe, është një rastësi, por Përfaqësuesja e Lartë Ashton, e cila ka bërë një punë mjaft të rëndësishme për këtë rajon, sapo vizitoi Shqipërinë dhe ndau një mesazh shume pozitiv për të ardhmen e vendit. Ky mesazh për liderët politike është se kjo e ardhme nuk do të vijë kështu, automatikisht. Më shumë punë duhet të bëhet për ta bërë të mundur këtë. Ne i inkurajojmë qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe ta bëjnë të mundur këtë të ardhme”./ep
Ky paska ardhur per te qare hallet e veta jo tonat..
si popull zemermadh qe jemi, ta heq une nje merak; merre me vete kacin me gjithe soj e sorrollop, ta kam fal.
Ketu po pregatitet serish skenari per te rivjedhur zgjedhjet,Saliu po dhunon KQZ kerkon ta kete serish ai ne dore ne menyre qe ta beje lehtesisht te manipulueshem rezultatin!
jo mo se nuk eshte saliu nga ata…si vjedh zgjedhjjet ai jo…
GJITHE KY TENSION KA VETEM NJE ZGJIDHJE, TE GJITHE TE BASHKOHEN NEN NJE VOTE TE MAJTE! NUK MUND TE MUNDET SALI HAJDUTI ME ARME TJETER VEC KOALICIONIT TE MAJTE!
E PAME DHE PATRIOTIN SPAHIU SESA E DO VENDIN E TIJ, NJE COP TRADHTARI DHE KRIJESE E SALIUT E ASGJE ME TEPER! NJE GRUPIM I KRIJUAR NGA DIKTATORI BERISHA PER TE PERCARE VOTEN OPOZITARE!
MOS BINI PRE O NJEREZ E NIK XHELATINES SEPSE ESHTE KRIJESE E SALIUT!
O Moore e pare e punes me mire se populli nuk i di ti bemat ne kete vend,edhe qe Saliu vetem te vjedhe as kete nuk e di ose se thua!Po si more te pranohet rezultati kur ketu zgjedhjet vidhen akoma pa nisur votimi e fituesi del pa mbaruar i tere procesi i numerimit!Prandaj edhe behet e gjithe kjo lufte nga opozita me KQZ pasi Saliu do te vjedhe per te disaten here zgjedhjet!
Jo more, te mashtrosh nje njeri te fut ne burg ligji, po te mashtrosh mijra zgjedhes me thuaj cfare duhet te Besh? Ja dha voten Kacit se me tha se do te heqim qafe Salen, do te ruajme pavarsin e institucjoneve, do luftojme koruupsionin dhe ai u be ortak me gerdecin me kocesionet etj a thua MORE nuk eshte mashtrim dhe me thuaj cfare duhet bere sipas demokracise kocesionare tende?
E paskan arritur qellimin e tyre edhe kesaj here milionat e Berishes per Podestan.
O zoteri merre me vete Isalmin se nuk e duam.
BESUESHMERIA E BERISHES ESHTE: VARJA UJKUT MECIT NE QAFE, KA GARANCI.?
KAQE JANE TE BESUESHM ZGJEDHJET NENE HYQMIN E BERISHES.!
Z.Jonathan Moore:!
Besueshmerin e ketyre zgjedhjeve e keni ju ne dore.Ne se juve leshoni them juve pasi ne akoma u konsideroijme si garante te demokracis ne bote e pra edhe ne shqiperin e brishte,kete here besueshmeri nuk ka. Ne se i lejon keto zgjedhje ne dore te Berishes jo vetenm qe nuk do te kesh besueshmeri pore ato do te behen me keq se te gjitha zgjedhjet qe naga pluralizmi politike e deri ne ditet e sotem. Berisha i mori nen vartesi te gjith institucionet e pavarura te cila ato institucione ishin garanci ne ne zhvillimrt demokratike. Ky i mori dhe ne se juve kerkon garanci me nje situate te tille eshte njelloi si ti varesh ujkut mecite ne qafe.
Ka garanci ujku kur i ka melcite ne qafe se nuk i hane? .Aqe ka garanci e besueshmeri zgjedhjet nen hyqmin e Berishes.
Sa per Kastriot Islamin mos u shqetso fare se ferre ne kembe nuk i hyne. Ai eshte i garantuar madje kjo qe ben keta…..!.
Pse vertet mo shoku ky e paska ne dore fatin e jetes Shqiptarve ?
Nuk do ndryshoj njiher ky mentalitet i te berit Viktimen para te huajve?
Cila llogjike e ksaj Bote e mban kte qe ne Shqiptaret ja fusim vetes ,duke ja lene per 23 vjet Fatet e Jetes e te Ardhmes tone te Huajve !
Dhe realitet se cna bene kta te huaj eshte me shume se i dhimbshem katastrofal, fatal.Shqiperia buze gremines .
(Nqs ne si shqiptar do vazhdojme ti qendrojm nji mentali te tille ,duke larguar PERGJEGJESINE qe kemi mbi SHQIPERINE JETN TONE e cila do te thote besimin ne vetvehte ,pushtetin tone dhe do justifikohemi e ka fajin ai e ka fajin ky duke u spostuar ne rolin e Viktimes dhe lene Fatin e Shqiperise ne dore te rastesise apo te huajve automatikishte ne shndrohemi ne skllever te dikujt ,ne meshire te fatit ,ne meshire te te huajit e kjo eshte fataliteti papranushem .
Ne duhet te veprojme e vendosim vete mbi jeten tone mbi te ardhmen tone duke e arritur kte gje me te gjitha menyrat ,ashtu sidhe kjo Bote e huaj qe ne sgurdullojme syte e ka arritur per vete dhe e mbron po ashtu duke u treguar Pergjegjes deri ne fund te realizimit te qellimit te drejtesise ne vend.
Qe ne Shqiptaret ta lejojme e shpresojm nga nji zgjidhje spektakolare te te huajve per te ardhmen tone kjo i ngjan nji suicidi shqiptar.
Ne sduhet te lejojm madje qe Fati jone te xhonglohet nga meshira e te huajve ,sepse ne kte bote meshira njerezore nuk ka arritur te ndertoje shtete dhe te Ardhme asnjiher .
Ky xhongleri nderkombetare Moore ,(po cna thua Moreee !!)
sigurishte eshte nji perseritje qesharake e te huajve qe vijn ne kte vend ,recitojn nji parim apo ligje demokratik dhe zhduken nga dhe kane ardhe nqs sdo kene ndonji interes per te lidhur ndonji biznez me te korruptuarin ne pushtet ,ose si kerkojn ndonji deng me euro pleres berisha .
Pra zgjidhjen ne duhet ta kerkojm ke vete ne shqiptaret ,rruget jane te shumta ,per te shpetuar nga ky kancer justifikohet gjithcka .
Ajo e cila nuk mundet te pranohet si justifikim ne Shqiperi ,eshte vetem kostua e jetes ktij populli duke pritur e mos vepruar vet ne shqiptaret per ti cuar gjerat aty ku duhet ,duke pritur e bere sehir si idiote .
Kjo eshte e pafaleshme e pariparushme sepse shume jete po ikin e ne presim tna zgjithe Bota problemin qe kemi ktu.
Sa shuuume kemi pritur nga Moore , por……………??
Ehehehhehe. Ja rrasi amerikani atij palles se gjate piktor. Tju rroje Edi Rama se ju la shendene. Hajt mblidhni mendjen e vazhdoni me kqz-ne se ju shpall amerikani parti te paligjshme dhe do iki piktori prape poshte ures te haje makarona. Mos e luni shume sumen
do ju dalin ngjalat per hundesh,mbajeni mend kete mire,skeni nga te ia mbani,mbajeni kopilin ne preher tani ilir kokelopen! ?
O Ana,
ne njihemi mire dhe ti e di se ku. Po si mi u plake dhe dore nuk hoqe, o tu befshin trup dhe varr koqe…Te me falin te tjeret, por dijeni se Ana vetem me keto merret dhe keshtu e do…me besoni.
Bunkeri
Une skuptova gje.Perkthim i dobet
Po ta them shqip meqe se paske marre vesh. Edi Rama te mos bej shume gam gam se ja “kendon” amerika kengen pastaj.
Mire vlla.Udha sapun me keto mend
A e ka lexu bazja , se nuk kekan ne linje me te dhe kush perfaqsuesi i Departamentit te Shtetit , mund te thuhet me nji shprehje te hardallit “te fala bazes”.
ik ore lumemadh kthehu nga ke ardhur se nuk paske kuptuar asgje.. ose ben sikur nuk kupton asgje. Sali barbarin dhe sojin e tij plakites do e qerojme me vote ose pa vote
Drejtori për Euroazinë në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, shpre hapur shqetesimin e tij per mbarvajtjen e zgjedhjeve, duke kerkuar balancimin e KQZ si dhe uljen e toneve te ashpra politike,. gje qe tregon se po bejme regres ne hapat qe po ndermer qeverija e Saliut.
hahaha shalgjati eshte mbylle tek kulla e ps,do me i bojkotuar te gjitha tani,e ka zen friga keq te ngratin :P…O ju rrofte opozitarizmi juve,qe tash 8 vite me Rame drogmenin, vetem jeni munduar qe ti fusni shkopinje rrotave,vetem per te mos e len ate vend te eci perpara!
Kur t’jua hipi ai shalgjati o Ana, do ju duket Enveri lule!
Ka me ja rrase E.R shkerdhatave te shqiperise deri ne kock ,
sa shkerdhatat te kthejn koken e ti thone :
More Edi sa e paske ate te shkret more ,po na sjell mendjen ne vend
Edhe Moore i ka rene ne vesh situata jo e qendrueshme qe po mbizoteron ne Shqiperi, duke permendur ketu edhe protesten kundrejt Kastriot Islamit, qe eshte fare e padrejte. Ne kete menyre Moore denon presion e shkaktuar ndaj tij, i cili njihet si nje njeri me cilesi e vlera nder anetaret e PS.
ZOTI MOOR MOS U SHQETSO PER FAMILJEN EDHE KACIN VETE,MEGJITHSE AI JA KA BERE VETVETES,NUK ESHTE NDONJE PRESION I MADH.SHQETSOHU PER KERCENIMIN E FAMILJEVE DHE POPULLIT SHQIPTAR NGA REGJIMI FAMILJAR I BERISHES DHE KELYSHEVE TE TIJ SI KACI ,TE CILET E KANE MBYTUR ME SHKELMA DHE FORCEN E SHTETIT DEMOKRACINEDHE REZIKOJNE REALISHT RAJONIN NE BALLKAN.KE BERE KURS PER ZGJEDHJET DHE LEGJISLACIONIN NE SHQIPERI ,POR DUHET TE BESH KURS PER TE KUPTUAR DOBICLLEQET E POLITIKES SHQIPTARE.
berisha do zhduket me 23 qershor me cdo kusht
nrm qe nuk jane nje soj, se nga njeri krah kemi nje te cmendur si saliu, dhe nga krahu tjeter kemi nje njeri me vizion, nje njeri qe ka treguar se di te punoje per kte vend
Z Moore thote:
“Do na pëlqente të shohim një përfaqësim të plotë në KQZ”,
Kjo eshte tallje, pasi edhe nese nuk ka perfaqesim te plote rendesi ka te behen zgjedhjet dhe te fitoje kush te fitoje.
Donald kerkoji Edit qe tani para zgjedhjeve vendin e punes qe deshiron se pastaj me pas nuk i dihet fitoni apo jo dhe ste le me radhe Ilir ujku, se i do te gjitha postet per vete e njerezit e tij.
Kjo Podesta qenka per te admiruar. E nisi drejtorin qysh te nesermen e votimit ne parlament. O shqiptare te dashur! Pse mos e zghedhim Podesten ne drejtimin e KQZ? Te pakten do jemi te qete se na e futi Amerika.
Gjynaf mor bijt e shqipes e keni shetsu burrin e huaj, Esht ngrit tjetri qysh ne sabah ka len gru e femij e ka ardh fill ne pizhama i shqetsum per Fatin e Kac Islamit qe gojet e liga thone se ka qene me diarre keto dite
perseri dueht te falenderojme nje zyrtar te larte te shba qe vjen brenda dites per keto parregullsi qe po shkaktohen ne shqiperi ne zgjedhje
shba po tregohet shume korrekte me shqiptaret dhe po mundohet tu hape syte e te korrigjoje gabimet e ksaj mazhorance
nje zyrtar kaq i larte i shba ka ardhur enkas per kete shkelje te madhe te zjgedhjeve qe u ka bere berisha shqiptareve dhe po tenton te ndryshoje
duket se amerika po teton te alrgoje me shkelma berishen kete prishes se demokracise ne vend se dhe kru erdhi takoi vetem zotin rama e zotin meta
imagjino sa e tensionuar eshte situata o shqiptar kur nje zyrtar kaq i larte i shba vjen brenda dites per kete masakaer qe i ka shkaktuar kqz kjo qeveri
demokracia ne vend eshte rrenuar dhe ket po e tregojne me se miri kete zyrtar te larte amerikan qe po vejne kembanat e alrmit ne vend per kete fakt te tmerrshem
si mundet qe ne nje vend si shqiperia kaq te vogel te kemi kaq probleme me demokracine e per kete duhet fajesuar vetem nje eprson e ai eshte sali berisha
tensionin politik dhe gjithcka qe ka te beje me kete negativitet po e shkakton kjo qeveri qe po mundohet te vjedh zgjedhejt e te prek voten e shqiptareve
ameriak nuk do lejoje kurr qe nje vend antare i natos qe aspiron per ne be te ktheeht en diktature e tmos ekt zgjedhej te lira e te ndershme eshte shume turpshme kjo gje
eshte e turpshme fakti qe ne 2013 pas 23 vjet demokraci apo tranzicion sqhiperia nuk organizon dot zgjedhje te lira e te ndershme e kjo epr faj te sali ebrishes
dueht marre masa te forta nga ameriak dhe nag be qe ne shqipri te organizohen zgjedhje em standarte ndaj duhen nota te forta kritike ndaj kesaj qeverie
zoti moore u tregua shume kritik me kete qevri dhe tha mos e shkaterroni me tej vendin e beni zgjdhje te lira e te ndershme sic e meritojne shqiptaret
kjo qeveri po na damkos me nderkombetaret dhe me aleatet tone strategjik ne bote vetem e vetem se do te vjedhe zgjedhejt dhe do te mbaj pushtetin me force
kshu sic po na con kjo qeveri vendi do shkaterrohet sdo kemi em demokraci ndaj duhet te reagojme shpejt qe tmos lejojme te ndodh kjo
shqiptaret kane vetme nje zgjidhje qe vendi te rilind ajo eshte partia socialiste dhe keto po e thone hapur dhe nderkombetaret si kurre me pare
urojme dhe shpresojme qe gjerat te shkojen per mire pas presionit te nderkombetareve mbi qeverine dhe te vihet ne normalitet kqz dh ezgjedhjet
ne duam demokraci e jo diktature qe zoti Rama kerkon ta sjelli me 23 qershor. zgjedhjet e gjithsecilit nga ne jane individuale ashtu sic beri zoti Islami, por qe diktatorit Rama nuk i pelqeu. ndoshta kerkon qe te haje ngjala me Islamin po sic duket ai nuk ka pranuar.
E MAJTA NA RRUFTE SUMEN