TemA TV/ KiE: Situata e krijuar në KQZ është shqetësuese. Zgjedhjet e 23 qershorit, vendimtare (VIDEO)

19 Prill 2013, 14:08Sociale TEMA

Raportuesit e  Këshillit të Europës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët ishin në Tiranë këto ditë, janë shprehur të shqetësuar me situatën e krijuar në KQZ. Ata thanë se partitë politike duhet ta zgjidhin situatën e krijuar.

“Vizita jonë ka përkuar me situatën e krijuar në KQZ. Duhet të jetë një institucion i pavarur dhe i paanshëm, pasi ka rol edhe në zhvillimin e zgjedhjeve të tilla. Partitë i nxisim të zgjidhin çrregullimin në funksionimin e KQZ.

Nuk na takon ne të merremi me rrethanat që kanë çuar në këtë problem. Partitë presin nga ne rolin e arbitrit, por ne shohim situatën,  e cila nuk është e kënaqshme, është shqetësuese. I takon politikës shqiptare të bëjë zgjidhjet e duhura”, tha Jonathan Evans gjatë një konference shtypi.

Sipas tij, zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Këto zgjedhje janë vendimtarë për vazhdimin e monitorimit, por edhe për statusin e Shqipërisë në BE. Këtë ia kemi bërë të ditur të gjithë politikanëve që kemi takuar”, tha Evans./b.l

TemA TV/ KiE: Situata e krijuar në KQZ është shqetësuese. Zgjedhjet e 23 qershorit, vendimtare (VIDEO)

 

Raportuesit e Këshillit të Europës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët ishin në Tiranë këto ditë, janë shprehur të shqetësuar me situatën e krijuar në KQZ. Ata thanë se partitë politike duhet ta zgjidhin situatën e krijuar.

“Vizita jonë ka përkuar me situatën e krijuar në KQZ. Duhet të jetë një institucion i pavarur dhe i paanshëm, pasi ka rol edhe në zhvillimin e zgjedhjeve të tilla. Partitë i nxisim të zgjidhin çrregullimin në funksionimin e KQZ.

Nuk na takon ne të merremi me rrethanat që kanë çuar në këtë problem. Partitë presin nga ne rolin e arbitrit, por ne shohim situatën, e cila nuk është e kënaqshme, është shqetësuese. I takon politikës shqiptare të bëjë zgjidhjet e duhura”, tha Jonathan Evans gjatë një konference shtypi.

Sipas tij, zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Këto zgjedhje janë vendimtarë për vazhdimin e monitorimit, por edhe për statusin e Shqipërisë në BE. Këtë ia kemi bërë të ditur të gjithë politikanëve që kemi takuar”, tha Evans.

Jonathan Evans tregoi se i është kërkuar nga politikanë të caktuar që KiE-së të jetë në rolin e arbitrit për të zgjidhur krizën ku është futur KQZ-ja, por kjo është e pamundur, shpjegoi ai, pasi roli i tyre është thjesht raportues.

Ai theksoi se do të ishte i pakonceptueshëm avancimi me kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, ndërkohë që vazhdohet me procedurën monitoruese të Këshillit të Europës. Homologu i tij Grigore Petrenco tha se jemi të zhgënjyer që nuk është bërë progres për ato reforma që duhet të miratoheshin në Parlament.

“Ne presim gjithashtu progres në të ardhmen në lidhje me kërkesat e vetë Këshillit të Europës për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit. Na janë shprehur gjithashtu shqetësime në lidhje me nevojën për vendosjen e pavarësisë së Autoritetit Rregullator të Medias dhe për mbrojtjen e këtij organi nga ndërhyrjet politike”, tha Petrenco.

Gjetjet e dy raporterëve do t’i paraqiten në ditët në vijim, Komitetin Monitorues të Këshillit në Strasburg./b.l

5 komente në “TemA TV/ KiE: Situata e krijuar në KQZ është shqetësuese. Zgjedhjet e 23 qershorit, vendimtare (VIDEO)”

  1. eli says:

    ju vetem bla bla dini me bo ju nderkomebterat

    thoni qe KQZ duhet të jetë një institucion i pavarur dhe i panshëm!!

    ore ju duket tashme i pavarur ky intitucion sepse sic e ka ber saliu vetem i pavarur qe s-esht , ska qen ndonjeher ne fakt pervec 2000 qe ka qen i pavarur!! rama e beri te pavarur, saliu prap e beri vartes te partis se tij!!

    keshtu qe ju thoni duhet te jet i pavarur por jeni koshient sec ben saliu me KQZ!!

    shkurt muhabeti te dhjefshaaaaaaaaa nderkombetart qe sjeni per asgje sjeni!! vetem populli do i japi pergjigje ketij plereee saliu

    1. Epirioti says:

      Zotrinj ju DESHIRONI dhe PRETENDONI qe KQZ te jete e PAVARUR dhe PANESHME, por duhet ta dini qe Krieministri yne Sal Birisha dhe Zhozi dora vet e dun te BALLANCUAR, Keshtuqe dilni 1 xhiro nga PD dhe Pietini 1 here

  2. me sali berishen ne krye populli shqiptar vazhdon rrugen drejt fitorjeve te medha ne nuk pyesim per nderkombetaret se cfare thone shqiperia hell valle ne goje te ujkut

  3. ali says:

    Z..Rama,Ilir qendroni fort. Derri do plumb dhe Jo pambuk. Poshte atdheshitesit !.Poshte grabitesit e

    Shqiperise bute !!! Poshte lukunia e pushtetareve.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Zgjedhjet e 23.qershorit jane te rendesishme … !!! – Keshti thone keto legenat.
    Per ne popullin eshte i rendesishem rrezimi i krim Berishes para 23.qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje