TemA TV/ Meta: Berisha ta heqë nga mendja prekjen e zgjedhjeve. Me Bashën kam miqësi (VIDEO)

18 Prill 2013, 22:06Sociale TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke folur për gazetarin Sokol Balla në Top Story, tha se Berisha ka ndërmend që të shkatërrojë zgjedhjet. Madje ai thotë se prishja e KQZ-së është ajo që i dëmton më së shumti zgjedhjet.

Me tone të ashpra ndaj ish- aleatit, Meta tha se ai kërkon të ketë kontroll absolut mbi çdo institucion.

Por Meta tha se Berisha duhet ta kuptojë se shumica është në popull.

“E majta është shumicë, pavarësisht historive problematike të saj,” tha Meta, duke shtuar se “opozita është e bindur se do të garantojë një rrotacion”.

Kreu i LSI u shpreh se opozita është në gjendje që të mbrojë votat e qytetarëve, por paralajmëroi kryeministrin Sali Berisha.

“Nëse ka kurajo, le ta provojë. Ta heqë nga mendja Berisha, opozita nuk mund të kthehet në vitin 1996. Rezultatin e humbjes nuk e ndryshon dot, edhe sikur të paguajë miliona për Podesta Group, që falsifikoi sot edhe deklaratën e Departamentit të Shtetit. Ndryshimi do të ndodhë,” tha Meta.

“Berisha do lërë si trashëgimi prishjen e zgjedhjeve, që nuk i takojnë për një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s,” theksoi ai.

Meta tha se çështja më e rëndësishme e integrimit janë zgjedhjet. Ai shtoi se Berisha shpik çudira, kur thotë se opozita do manipulojë zgjedhjet.

Duke folur për ndryshimin e balancave në këshillat bashkiakë, Meta tha se gjërat ndryshuan pas votimit në Kuvend. Më përpara Meta kishte deklaruar se marrëveshja me Lulzim Bashën dhe vendorët kudo në Shqipëri nuk do prishej.

“Ne kemi qenë plotësisht të sinqertë në angazhimin tonë për të mos i politizuar institucionet. Por gjërat kanë ndryshuar shumë pas këtij atentati ndaj zgjedhjeve të lira. Për ne prapë qytetarët do jenë të parët. Do rritet dhe forcohet transparenca,” tha Meta.

Meta shmangu përgjigjen se përse ka qëndruar gjatë me Lulzim Bashën përpara se t’i deklaronte Berishës largimin nga qeveria, por pranoi se me të ka miqësi.

“Nuk kam pasur asnjë marrëveshje me Bashën. Marrëveshja ime ka qenë me Berishën,” theksoi megjithatë kreu i LSI.

I pyetur nëse Berisha është burrë shteti apo diktator, Meta tha: “Berisha është në një provë të madhe tani për t’iu afruar njërës ose tjetrës”./ep

40 komente në “TemA TV/ Meta: Berisha ta heqë nga mendja prekjen e zgjedhjeve. Me Bashën kam miqësi (VIDEO)”

  1. Uarda says:

    Ky duhet ta kishte emrin Beqir…

    1. Horri i Bulevardit says:

      Dhe une u habita se ce paska gjet Verraniken sot qe spo del, harrova se ka nderru statut, si duket me emrin Verranik, ta paskan ul pagesen.

      1. dorjeta says:

        Ka bere c’ka bere Meta, ai nuk e prishi koalicionin se iu cenuan interesat ne qeverine Berisha por sepse shpresoi per nje ndryshim, rotacion qe do te permiresonte te ardhmen e Shqiperise. Ne kete moment, kur eshte ky person qe deklaron se Berisha po i politizon institucionet, atehere duhet konsideruar si nje shenje alarmi me teper se cdo te ishte i thene nga kushdo tjeter.

      2. kleopatra says:

        Urojme qe Meta vertet te jete kontribues kesaj radhe per te mos lejuar prekjen e zgjedhjeve dhe qe te permbushet vullneti i popullit per te zgjedhur qeverisjen qe ata duan.
        Politizimi i institucioneve eshte nje fenomen qe po shtohet dita-dites dhe qe i sherben kesaj qeverie per te ruajtur dhe forcuar pushtetin. Por revolta popullore e shprehur permes votes do jete aq e fuqishme qe cfaredo qe te beje Berisha nuk mund ta mbaje me pushtetin.

    2. albi says:

      Jo me lale Beqir por Edlir,po qendroje ne pushtet perseri ky bllokisti,atehere duhet me i vene vizen ketij vendi. Gjeja me e turpshme per shqiptaret do te jete ti japi pushtet ketej magjypi dhe atij te gjatit qe per tu bere içik krieminister ka shit nderin dhe dinjitetin.O perendi shpetoje ti kete popull sa nuk eshte vone…..

  2. Kodoshi says:

    Beqir apo Rob*ir?

  3. Ben Chicago says:

    Nuk te pyet njeri ty o Super Hajdut i kuq..Zgjodhe opozite per 3 muaj por ke per te qendruar gjate,shume gjate,,,

    1. @ben chicago says:

      Ne kohen kur politizimi filloi te perhapej si vaji ne laker, Meta vendosi qe t’i jape pergjigjen qe duhet Berishes dhe menyres se tij te qeverisjes dhe gjeja me e mire qe ai do te bente do te ishte rrezimi nga qeveria permes rotacionit qe do siguroje e majta e bashkuar me 23 qershor. Duhet te shohim me larg, pertej interesave personale, te shohim per te ardhmen e brezave qe do vijne.

  4. diturija says:

    Kam miqesi por jo pakt me Bashen perkthehet: Jemi bashkeaksioner na nja 2 pallate qe po bene nje shoku yne i perbashket!

    1. Arjeta says:

      Cfaredolloj miqesie apo bashkepunimi kane keta te dy, kjo s’ka me rendesi sepse pas 23 qershorit do kete qeverisje me rregulla ku drejton Edi Rama dhe PS, nuk do te mund te beje asnje person ate qe ka dashur si ne nje han pa porta.

      1. diturija says:

        Ty te kane hedhur trute e gomarit mi goce, ose te paguajne te shkruash te tilla budallalliqe?! Po Rama ca lidhje ka me Koco Kokedhimen? Dhe ata kane nje miqesi te hershme qe perkthehet ne perqindje. Hajdeni me kembe ne toke ju partjaket e te gjitha ngjyrave, qe te shikojme dhe ne 50 % tjeter ndonje dite te bardhe.

        1. Marin says:

          Dituria pershendetje. Je e vjeter ne informacione, madje kane qene te rreme qysh ne fillim te krijuara nga sektori i llafeve te SHIKut. Por sot Koço Kokdhima nuk eshte far emik i Edi Rames, perkundrazi gjithshka eshte zbuluar KoçOja ka qene kolona e peste tek Edi Rama. Eh Bukurija, e verteta del ne fund por per shqiptaret do jete teper vone. ç’ti bej Edit qe mbyll gojen e nuk flet, prandaj edhe i ka lene gojet e liga te mroçkullisin

      2. Alb says:

        @Bravo Arjeta, me 24 Ershor se luan topi qe Edi Rama eshte Kryeminister i Shqiperise, jo vetem se ka 8 vjet qe po reformon ate parti ku eshte Kryetar, por se ka treguar aftesi te shkelqyera per te mbajtur qetesine ne vend dhe ka qene stoik dhe i sinqerte me partneret nderkombetar, te cilet jane shum ete rendesishem ne politike. Edi Rama eshte nje politikan i klases se pare. Dh enuk diskutohet se RILINDJA DO TE JETE programi i opzites se bashkuar-

  5. diturija says:

    Kam miqesi por jo pakt me Bashen perkthehet: Jemi bashkeaksioner na nja 2 pallate qe po bene nje shoku yne i perbashket! 10 % Luli, 10 % Meta.

  6. BERISHA LARGOHU. KURSE PD I KA TE HUMBURA ZGJIDHJET, PRANDAJ PUSHTAT E PD-SE TE DORZOHEN PER TE EVITUAR REVOLTEN POPULLORE. says:

    Nuk i Besohet Ilir Metes. Nqs PS humbet zgjedhjet! Do te jete merite e LSI-se per bashkimin qe u be.

    1. dorjeta says:

      Nuk i besohet me askujt sot, as Metes. Por ajo qe duhet te kuptojme eshte qe te mbledhim te gjitha forcat dhe vetem me nje front te gjere opozitar mund te largojme sali berishen nga pushteti.
      LSI nuk do t’i humbase vota PS. Perkundrazi do t’i jape votat e LSI qe do te invertojne raportin e koalicioneve, kete radhe ne favor te se majtes. Socialistet, te zhgenjyer ose jo, s’kane se si te votojne nje kasaphane qeveri qe kemi pasur keto 8 vite.

  7. Meleku says:

    Z.Meta anetari i LSI ne KQZ ishte si rrjedhoje e qenjes se saj ne koalicion me poziten.

    Perderisa zgjodhe anen e opozites, atehere ate duhet ta kerkosh po aty, ne zbatim te Kodit Zgjedhor.

    Neni 14

    Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së

    1. Kuvendi i Shqipërisë zgjedh anëtarët e KQZ-së sipas kësaj procedure:
    a) 2 anëtarë propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë;
    b) subjektet propozuese, në fazën e përzgjedhjes, paraqesin jo më pak se dy kandidatura për secilën vakancë. Kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve propozuese përzgjedhin kolegjialisht 4 kandidatura, në përputhje me kriteret e parashikuara në shkronjën “a” të kësaj pike. Subjektet propozuese të shkronjës “a” përzgjedhin një kandidaturë nga secila gjini;
    c) kandidaturat e përzgjedhura sipas shkronjës “b” të kësaj pike i paraqiten Kuvendit për miratim;
    ç) anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të shumicës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të shumicës. Anëtari i gjashtë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës. Grupimi propozues paraqet një listë me jo më pak se dy kandidatura për vakancën përkatëse.
    Kuvendit i paraqitet për votim lista e kandidatëve që ka siguruar numrin më të madh të nënshkrimeve mbështetëse të deputetëve të grupeve respektive parlamentare të shumicës dhe opozitës parlamentare, përfshirë edhe deputetët e dy partive më të mëdha të secilit grupim. Në rast se dy apo më shumë lista sigurojnë numër të njëjtë nënshkrimesh mbështetëse, të gjitha kandidaturat e përfshira në këto lista futen në votim.
    2. Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së, sipas këtij neni, zhvillohet në një ditë të vetme.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Melek, bukur na e paske bere kerkimin dhe copy-paste zgjedhjen e anetareve te KQZ-se (se medemek nuk e dinim)..

      Po per shkarkimin e tyre ke ndonje reference ligjore si pushohen nga detyra ?!?!..Mos duhen te pushohen njesoj sic u zgjodhen me 3/5 e parlamentit apo s’ka problem me shumice te thjeshte sepse nuk duam t’ja dime kush eshte opozita.?!?!

      Melek, po p’se u pushua nga detyra anetari i LSI-se..?!?!
      Ku u bazua PD-ja qe anetari i LSI-se u be me minorancen ne KQZ ??
      Ku e ke me shkrim e me firme qe LSI-ja ka aleance me PS-ne (qe te kishe pike reference ligjore dhe te thoje: “Ja, ky eshte fakt qe jane bashkuar”)…

      Ai zgjodhi anen e minorances por nuk eshte KONTRATE…Ne qoftese ata do te ishin ulur me firme vendosnin, ATEHERE DO I JIPSHA C’DO “MELEKSHI” TE DREJTE…

    2. ermalix says:

      @Meleku
      Kur u kompozua KQZ, LSI ishte ne koalicion maxhorance. Automatikisht pjesetari i peste i takon LSI. Vlera e keti vendi, anetarit te peste, duhet te qendroje deri ne rikompozim te KQZ pas zgjedhjeve, pra ne zgjedhjet e ardheshme, dhe jo ne kete mandat. Dalja nga koalicioni i maxhorances i LSI nuk mund te ndryshoj perberjen e KQZ, sepse ato jane votuar (rrjedhimisht vulosur/mbyllur) ne parlament.
      Tani, vulosja e KQZ, apo cfare do lloj institucioni tjeter te rendesishem, pra respektimi i rregullave, shmang trazira, pra eshte nje risk qe seicila pale e merr persiper per te miren e perbashket. Te gjesh cfare do lloj motivi qe nuk zbaton rregullat, apo i shmang ato, automatikisht te shpie ne trazira e probleme. Zgjedhjet dhe pushteti nuk duhet fituar duke manipuluar rregullat, por duke i zbatuar ato!
      Le te shpresojme qe KQZ nuk do te rikompozohet si KQZ-ja e Ristanit, pavarsisht kush fiton zgjedhjet.
      Shqiptaret skane nevoje per kete.
      Duhet shfaqur me boten e jashteme se ne jemi ne gjendje, jo vetem te ndertojme shtet, por edhe ta zhvillojme e cojme para ate, sigurisht duke zbatuar rrgullat dhe ligjin ne sherbim te njeriut e popullit tone!

      P.S.
      PD eshte maxhorance, duhet te shmang dyshimet per manipulim zgjedhjesh!

  8. Jezerca says:

    eh moj Uarde, deri dje nuk ishte beqir per juve, sot qe jua la thate po… mbaroi koha e vjedhjeve per ju… iku plaku Mere dhe dy muaj Ymer ka viçidolasi i urryer me dhembet e krimbura, trurin djallezor dhe banden e 40000 mije hajduteve… zoti ua shofte faren ishalla se far e flliqte kishit qene…

  9. bbb says:

    Po ky Sokol Balla perse i jep hapsie nje haduti si ky Meta?? nuk ishte tlevizioni i Sokol Balles qe nxorri videon e Metes??? A kane turp keta njerez? Pse kehuht do behet media e lire???

  10. mirel says:

    -“E majta është shumicë, pavarësisht historive problematike të saj”
    Kujt ia thote kete Meta, te majteve te shumices apo atyre te se djathtes qe u dha pushtetin ne 2009?
    Tani u kujtua qe e majta eshte shumice, kur e pa qe ne vagonin e Berishes nuk mund te ecte me?
    -“Nëse ka kurajo, le ta provojë. Ta heqë nga mendja Berisha, opozita nuk mund të kthehet në vitin 1996”
    MOs e ka fjalen per vitin 2009, apo kete nuk e ze ne goje Meta.
    Medet, ka kaluar aq shume kohe sa e kemi harruar
    Tashme eshte histori, 1996 eshte kujtimi me i gjalle qe ka e majta qe te perfytyroje Meten si te majte.
    Se po te jete per 2009 e ketej, Meta ngjason me teper me te djathten.
    Duket me shume si Berishe dhe Bashe.

  11. ARUSHA LEZHE says:

    Kush beson kyt Krylope gabon shume ky ska ftyre as bese as fe ky te vret neten e te qan diten dhe do te vertetohet shume shpejte qe kyt njeri te pa ftyre e ka que Saliu me humb vemendjen sikur e majta u bashkue por ne te vertet do perqahet si asnjeher tjeter e vetmja rruge e Sali Berishes me nejt ne pushtet, kurse krylopes i interesojne vetem pazaret e me vjedh lek se ku asht zhytur ky vend e ky popull ska rendesi fare per keta dy kriminela.

  12. JC says:

    Ky kokelopa eshte nje hajdut ekzemplar dhe nje mashtues i ndyre.

    Ky e ka vendin ne burg. Por fale Rames, qe me sa duket ka fuqi te laje edhe mekatet me te renda, kokelopa do vazhdoje te rrjepi popullin edhe per 4 vitet e ardhshme.

    Ta gezoni Rilindjen o popull i dashur.

  13. Shen Kozmai says:

    Keshtu e ka fytyren nje hajdut dhe i korruptuar.
    I shpetoi drejtesise para nje viti,por shqiptaret nqs kane sado pak inteligjence duhet ta denojne me vote.

  14. Artisti says:

    Si nuk i vjen turp qe del me prepotence,ky hipokrit qe 4vjet griu me bashibozuket e tij injorante nga te kater anet administraten shteterore,shau demostruesit ne 21janar,dhe tani pret vota nga ata qe ai i quan bageti.turp…….

  15. Kopaci says:

    Ky pleh ka miqesi jo vetem me Bashen, por edhe me Berishen. Perendia ja u shtofte dhe i marrte me vete. Koha e xhonglimeve ka perenduar.

  16. Lenini says:

    Ju lutem mos beni komente,per kete moster te hajnise.Shkaterimi e PS e ka emrin ILIR META.Era e se keqes po fryn.

  17. Saimir says:

    njeriu mund te kuptohet nese genjen apo thote te verteten duke vezhguar rrotullimin dhe fokusimin e syve te tij. nqs genjen ai priret te levize syte nga bashkebiseduesi dhe shikon larte ose poshte ne te majte. nqs thote te verteten ai fokusohet tek bashkebiseduesi.

  18. arvanites says:

    Edhe sikur 1 perqind vota te marre Ilir Meta prap koalicioni me te ishte zgjedhja e duhur, kjo pasi e detyroi Saliun qe te tregonte fytryen e vet te vertete me rremmbimin e KQZ dhe tani kete gje mesa duket e kane kuptuar edhe nderkombetaret.

  19. ivani i madh says:

    Po ce diskutoni punen e ketij plere sdihet se ku e ka zene mat Berisha qe sthote as njeren as tjetren.Pas 23 qershorit do i dale komplet fytyra e felliqur e tij qe do lyrose fytyren e Ramen dhe PS.Se hajduti kurre sbehet i ndershem e zotni se vjedhjen e ka ne shpirt.Nuk dihen akoma fijet e fshehta qe ruan me Lulushin hollandes se si eshte e mundur qe ka kaq miqesi besoj i lidh profesioni i HAJDUTIT qe e kane aq per zemer te dy keta plera .

  20. asim zeneli says:

    Po a ka me turp qe shqiptaret te votojn ket fshatar te krimbur nga parate dhe pasurija qe aij ka ven ne kurriz te shqiptarve.ky njeri duhej te ishte ne burg,kete ekan pare gjith populli shqiptar me Bllok ne dore se si i vilte parat e shqiptarve medioker ose primitiv As diktatori hoxha nuk kishte kaq pasuri nuk jetonte ne 2000 metra katror tek blloku pa vilat tjera ane mban shqipreis njeri pa librez pune vetem ditlindja e mones i dhuroij nje varse qe kushtonte mbi 100 mij euro imagjinoni ju qe punoni jashte shqiperis sa kohe ju duhet ti fitoni 100 mij euro. arrita ne konkluzion se ne qofte se votojn ket njeri shqiptaret jan specije medioker -primitive.

    1. dajti says:

      NJE SKRAPARLI I FELLIQUR ESHTE ME 100 FLAMUR.
      TANI QE E KUPTOI QE POPULLIT I KA SHKUAR ATU KU NUK MBAN
      E DRODHI NGA E MAJTA , E TRADHETOU BERISHEN QE SOT PREJ TIJ ESHTE
      I LIRE , SE NDRYSHE PA ATE DO TE ISHTE DUKE PASTRU HALET E BURGUT.
      KUSH ESHT AI POPULL QE MERRET ME KETE KAMELEON

  21. Andrea says:

    Nje gje nuk po kuptoj?
    A eshte e sigurt opozita e sotme qe do i fitoje zgjedhjet?
    Po c’keni atehere lerini llafet per KQZ!
    E thjeshte fare!

  22. kloss says:

    –pritej nje tradheti e tille e– ilir metes–(ishte e shkruar ne fytyren e tij).–ne shqiptaret jemi mosmirenjohes-..- meta- te mos harroje se-sali berisha- e shpetoi nga diskretitimi i plote dhe nga burgu -i videos-se perbashket–“”partia socialiste-dritan prifti””–duke i bere nje nder te majme-por si perfundim mori si shperblim–“”tradhetine”” e tij(metes)–..-meta-eshte i pasigurte dhe frikacak ne politike-dhe i behet mire -vetem per interesat e tij personale-dhe aspak te-Lsi-te mbeshtet pas shpines se atyre qe krimin e kane te shkruar ne balle-(PS)tek te cilet do te gjeje mbeshtetje te plote nese neser vijne ne pushtet-..-emri i-ilir metes-i mbajtur neper telefonat personale te kriminelve te mirenjohur te botes se droges dhe prostitucionit-diskretiton -Lsi–dhe i hap rruge krimit te organizuar-..ndaj-Lsi-duhet te mbaje syte celet dhe te reagoje-ne menyren me ekstreme deri ne elminimin e ketij te fundit nga posti i kryetarit marksist—ose perndryshe –neser mund te behen –viktima te rradhes–nga –vete dora e tij–….

  23. ugin says:

    Ilir Meta me kujten ate kurven e veje qe i ka vene flaken te gjithe fshatit sepse shkon majtas e djathtas ku gjen per tu kuvellur!
    Kurven e njohin te gjithe dhe te gjithe kane opinion per ate dhe e vetmja mrnjure per te qetesuar fshatin eshte perzimi i kurves nga fshati ose kualicioni .
    Llogarisni sikur te dilte Rama e te thoshte
    KERKOJ NDJESE NGA E MAJTA PER KETE KUALICION QE BERA DHE JU NJOFTOJ SW NW NDAHEMI NGA LSI DHE DALIM VETE NE ZGJEDHJE SI E VETMJA FORCE E MAJTE POLITIKE,,
    Ne zgjedhjet e 23 qershorit futen ne loje dhe dy parti te reja AK dhe FRD,,keshtu qe detyrimisht xarta politike e zgjedhjeve hapet me shume ,
    dhe perqindja e votave detyrimisht qe do bjere si nga PD po edhe ashtu nga PS pas atij manippulimi jo ndergjegjesor qe beri me LSI.
    ATEHERE NUK DO ISHTE ME MIRE SIKUR RAMA ME NJE LEVIZJE SHAHORE TI THOSHTE METES , HAJDE GRRIC BYTHEN TANI DHE TE DILTE VETEM NE 23 QERSHOR.
    ME SIGURI QE SHUME TE MAJTE TE LENDUAR DHE LEKUNDUR NGA KY KUALICION DO TA MENDONIN EDHE NJEHERE TJETER PER TI DHENE RAMES NJE SHANS TJETER QE AI TE FITOJ DUKE VUTUAR PS,,,,!

  24. elinor says:

    Meta fliste e mua me vinte, me nder jush, me vjelle! Po pse thote qe “Berisha te mos guxoje t’i preke zgjedhjet njehere”? Ka ndonje arsye te forte per kete? Te pakten sipas Metes, une nuk e di se Berisha i ka prekur zgjedhjet ndonjehere, as ne 2009n kur e zuri Meten dashnore. A nuk thoshte Meta ne 2009n qe zgjedhjet ishin te rregullta? Po ne Maj te 2011s a nuk thoshte te njejten gje? C’arsye ka atehere qe tani te thote “guxo e preki zgjedhjet”?!
    Eh mor Rame pushti cfare i bere ketij vend! I detyron njerezit te degjojne nje qafetrashe te majmur duke vjedhur nga te gjitha anet, nje njeri qe i quajti te vraret nga dora e partnerit te tij “kokepalare”, duke kakarisur ne media se si ky do na sjellka neve drejtesi e zgjedhje te rregullta!
    Pupupu cfare mynxyre! Turp edhe per Meron qe e ktheu pllaken dhe e mbeshteti me ne fund koalicionin me nje hajdut te pafytyre. E shkruajta nje koment tek editoriali i djeshem por e bllokoi censura. Nuk e di cilin ke marre ne pune ti Mero por, pervec se nuk di as te shkruaje shqip, ka guxim te censuroje edhe komentet pale! Bllokoje edhe kete koment tani.

  25. bbb says:

    Kjo interviuste e mbremhsme tregon se Ed Rama eshte kokebosh. Meta kur u pyet se a do beje koalicion me PDne pas 23 qershorit nqs Ps nuk ka shumice, tha njelloj si me 2009 se “ska per te ndodhur” dhe mandje tha se e ka mik shume Lulushin e Sales…dmth kur ka Lulushin i thote indirekt se ka edhe Salen. Ilir Meta eshte nje plere e felliqur dhe zduhej marre ne koalcion. Arjane Cani tek Zheji tha se LSI u bashkua me Psne jo se ishin kundra qeverise, pro se vetem nuk merrnin asnje deputet dhe se sondahzet e kane ulur ne minimum. Pra ed Rama u be komardare shpetimi per anijen e mbytur nga korrupsioni te LSI( Langaraqet Skrap-ar-llinj te Inkriminuar)

    1. elinor says:

      @bbb, te njejten pershtypje krijova edhe une. Qafetrashi fliste me shume kopili dhe ia linte shtigjet te hapura vetes. Dukej qarte qe nuk donte t’i binte shume ndesh saliut ne menyre qe te mos stonoje krejt kur te kthehet tek ai.
      Qe Rama eshte nje kokebosh, kjo u mor vesh me kohe. Si t’ja bejme qe edhe opozitare si Mero Baze kane rreshqitur ne te njejten grope qenefi?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje