LSI ka reaguar në lidhje me manipulimin e deklaratës së Jonathan Moore nga ana e kompanisë lobuese të qeverisë, Podesta Group. Anëtari i LSI-së, Ralf Gjoni, duke folur në një konferencë shtypi, ka thënë se manipulimi skandaloz nuk mund të pengojë të vërtetën e situatës reale. Ai është shprehur se LSI do të komunikojë me SHBA-të për këtë çështje.
“Kjo kompani punon në të kundërt të interesave shqiptare. Ne si LSI do të marrin të gjitha hapat ligjorë për të komunikuar me SHBA për të vënë në dukje këtë fakt. Kjo që ka ndodhur me manipulimin e Podesta është skandaloze. Përse kompania e lobimit nuk mori parasysh të shpërndante deklaratën e ambasadës për përplasjen me SHBA, pse nuk shfaqi shqetësimin e Brukselit për pasojat që ka votimi në Parlament në besueshmërinë e procesit zgjedhor”, tha Gjoni në një deklaratë për shtyp.
“Kompania e lobimit paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë në disa raste është angazhuar qëllimisht në përfaqësimin e interesave të ngushta të Partisë Demokratike, duke futur hundët në çështje tërësisht të brendshme të funksionimit të demokracisë shqiptare, duke ndërhyrë në çështje teknike dhe ligjore të institucioneve shqiptare, dhe duke lobuar hapur në interes të kundërt me pavarësinë, integritetin dhe ligjshmërinë e institucioneve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, tha zyrtari i LSI-së.
“Kjo që ka ndodhur është skandaloze, e patolerueshme dhe në konflikt të hapur interesi me kontratën që ‘Grupi Podesta’ ka me Republikën e Shqipërisë. I kujtojmë z. Berisha se ndërsa ai mendon se mund të përdorë instrumente të dyshimta për dezinformimin e publikut si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë saj, ne kemi një kontratë më të fuqishme dhe afatgjatë me të gjithë qytetarët shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit të institucioneve shqiptare dhe për avancimin e Shqipërisë drejt standardeve ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, vijoi ai./b.l
Me falni po, pse nuk shikoj “Rilindje” te shkruar ne sfond? A nuk jane edhe keta rilindasit qe do na nxjerrin ne drite?!
Haaaa, rilindje me LSI! Mbasi rilinden vete nga erresira e Skraparit ku jetonin tani do na rilindin edhe ne te tjereve. U be hajduti hero!
podesta grup eshte tamam mafia me kollare. populli te shohi zgjedhjet dhe mos te pjerdhi per hale si podesta. shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo e podestave. ne opinionin tone podesta ska fuqi te manipuloje.por thjesht justifikon parate e taksapaguesve shqiptare per te sulmuar shqiptaret. ky eshte paradoksi i sotem ne amerike ku grupi lobist manipulon fjalimin e emisarit te dash-it.
Po jeni te felliqur fare o legenat e LSIse. Deri para 2 javeve ajo kompani paguhej nga qeveria juaj. Disa here eshte denoncuar veprimtaria antikombetare e kesaj kompanie dhe asgje nuk keni thene.
Mjere baza e PSse qe ju pranoj ne gjirin e saj.
Voten do ta djegim ose do tja japim ndonje partie te vogel qe do kete kurajon te mos beje aleance as me PS e as me PD.
Ky legeni i vogel quhet Ralf Gjoni para 4 vitesh erdhi nga Franca ne Tirane me gruan franceze e shtatzene,me nje Reno te viteve 80 te ndryshkur e jetonte afer meje me qera.Filimisht kaloi nga 99 shat pastaj
nje Hodo i tha vella hajde me zjarrin e 6 se do besh para,Ralfi me emer qeni u fut kehstu ne organizaten Kriminale LSI sot ka 200 metra katror apartament te kompleksi Nobis te kompletuar te plere kesh + nje Dacia gjysem foristrade zero km qe Xhoda i Renose ja rrasi 13500 euro.Ky legeni
Ralf eshte vetem maja e Ajzbergut o miq qytetare 400.000 eu ne kater vite nje cop Ralf.
Ky legeni i vogel quhet Ralf Gjoni para 4 vitesh erdhi nga Franca ne Tirane me gruan franceze e shtatzene,me nje Reno te viteve 80 te ndryshkur e jetonte afer meje me qera.Filimisht kaloi nga 99 shat pastaj
nje Hodo i tha vella hajde me zjarrin e 6 se do besh para,Ralfi me emer qeni u fut kehstu ne organizaten Kriminale LSI sot ka 200 metra katror apartament te kompleksi Nobis te kompletuar te plere kesh + nje Dacia gjysem foristrade zero km qe Xhoda i Renose ja rrasi 13500 euro.Ky legeni
Ralf eshte vetem maja e Ajzbergut o miq qytetare 400.000 eu ne kater vite nje cop Ralf…..
Ik o Ralf qe deri dje beje be per koke te Saliut, mos na hap barkun, pak respekt per veten mo burre, ose nese nuk ta mbush mendjen vetja per tu respektuar, te pakten respekto kujesen dhe inteligjencen e te tjereve.
Ej kur dëgjoj këto ish-zëvëndësministrat e Berishës që kur flisnin para 3-4 muajsh e çonn Berishën si Perëndi, e flasin sot kështu e ashtu kunëd Berishës. Kjo është hipokrizi e gjallë. Unë si qytetar nuk do të votoj as për Rilindjen e Bllokuttë Ilirit e as kualicinin PërPara. Sdo marr mundimin as të shkoj të votoj.