Stringa: Ekonomia shqiptare mbahet vetëm me punën e emigrantëve dhe trafiqet

21 Prill 2013, 13:02Politika TEMA

“Të dhënat e deritanishme kanë treguar se ekonomia jonë është e bazuar totalisht në punën e emigrantëve si dhe disa punë të tjera të lidhura me trafiqe”, ka thënë për JAVA-n Omer Stringa, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Univeristetin e Tiranës. Ai konsideron se për shumicën e politikanëve (nuk përmend emra) është më e thjeshtë të përsërisin premtime boshe sesa të konsultohen me specialistë të fushës për të ndërtuar strategji konkrete, të bazuara e funksionale.

I pyetur nga Ben Andoni për modelin ekonomik të Kryeministrit, z. Stringa përgjigjet i ekuilibruar se “flitet gjitmonë për modelin ekonomik të qeverive shqiptare. Në mendimin tim, mospasja e një modeli të qartë, është një model”.

Stringa gjithashtu thotë se “shqiptarët duhet të mësojnë nga e kaluara, që ka treguar se stomaku i tyre e i fëmijëve të tyre nuk mbushet dhe nuk do mbushet kurrë me premtime boshe”.

Për të një program i mirë elektoral duhet t’i përgjigjet 4 pyetjeve kryesore:

1. Ç’do të bëhet për 4 vite? Cilat janë projektet e propozuara për të realizuar premtimet?

2. Cila është kostoja e çdo projekti?

3. Ku do të gjenden paratë për të mbuluar kostot e tyre?

4. Cilat jnaë kostot dhe përfitimet nga realizimi i programit?

Në programet e partive politike, thotë Stringa, “me sa kam parë unë flitet shumë për pyetjen e parë e pothuajse asgjë për të tjerat…”

 

http://respublica.al/artikuj/2013/04/21/profesori-i-ekonomise-stringa-ekonomia-shqiptare-mbahet-vetem-me-punen-e

43 komente në “Stringa: Ekonomia shqiptare mbahet vetëm me punën e emigrantëve dhe trafiqet”

  1. Kapter Ramiu says:

    Edhe Stringa doli kunder Berishes? ?
    Po perpara duhet te sqaroje rolin si bashkepunetor i sigurimit, ai se bashku me vellezerit dhe Akil Stringen.
    Duhet te sqaroje dhe ca fonde qe kane ikur andej nga Fakulteti Ekonomik kur ky zoteria ishte dekan.
    Dhe e treta, ky jep matematike, cer lidhje ka ky me ekonomine apo kur firmoste ne te bardhe kur ishte kryetar i bordit te INSIG mesoi dhe per ekonomi.
    Mos e beni balte me Omer spiunin se nuk merrni pike si opozite.

    1. fl says:

      Dmth. te thuash te verten sot quhet qe ke dale kunder plakut Sali.

      Duhet te rish urte e te hash i cop buke, je bure zotni dhe demokrat i ndershem

    2. tekniku says:

      Omer Stringa ka qene prej kohesh je ze kunder ne PD .Te pakten une e njoh qe nga koha e gjimnazit ne Elbasan.Ate qe thote eshte nje e vertete e madhe per ate fare ekonomie shqiptare qe realisht eshet mbajtur deri tani nga parate e emigranteve dhe nge miliarda dollare nga donacionet nderkombetare.

    3. Liu Berat says:

      Ju zoteri Ramiu, mesa duket duhet te jeni nga partia e PD. Ata jane nga ata qe perdorin dhe nese i ikin sepse kuptojne KRIMIN dhe MAFIEN tuaj behen automatikisht Spiune etj. Beni kujdes sepse edhe sikut te jene te verteta cka thua duhet te mos e kishit perdorur. Nese jane te verteta na mbetet vetem te besojme se ishkomunistet,komunistet, spiunet, mashtruesit, kriminelet, mafjozetm vrasesit, servilet qe flasin me heshtje jane PRONE e Partise Demokratike. Nuk e pranoj se Prof.Stringa eshte i tille o turpi i kombit JU SERBE te ndyre qe shisni dhe femijet e grate per pushtet. Krimnel e mafjoz po te them Z.RAMI eshte shume pak. Faleminderit Tema per mirekuptimin.

    4. Qytetari says:

      A ka ne Shqiperi,spiun me te ndyre dhe bashkepunetor me te ‘devotshem’ te Sigurimit se Sali Ram Berisha?

    5. Faslli Qehajai says:

      Na thuj dhe dy fjale per kryefinancierin tone zoti Omuri
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/kur-ridka.html

      1. elio says:

        Kapterr Ramiu ka te drejte. Ftoj anetaret e ktyre diskutimeve te jene objektiv. Ka disa njerez fjala e tyre e perlyer me vjedhje dhe arrogance nuk mund te merret per baze nga opozita. Ky pijanec hajdut dhe qelbesire nuk mund te pretendoje te ricklohet tani…

    6. Xeni says:

      Vella i dashur, Omer Stringen e ka vendosur vete PD me duar e veta ne krye te Fakulteti Ekonomik, por si intelektual i zgjuar qe eshte e shikon para militanteve te tjere fundin e berishes dhe prandaj del hapur kunder sales, fundi eshte afer ne 23 qeshor do ta shikoni pse e intelektualet nuk e duan me qeverine berisha

  2. Populli says:

    Aty ku ka varferi dhe treg per premtime boshe apo fiktive, gjithmone do te kete premtime fiktive, kur keto premtime i sherbejne nje interesi te ngushte te nje “elite” te mbrapshte, e cila i kthen keto premtime ne te mira materiale per veten dhe rrethin e ngushte te saj, kur kjo “elite” te marri te drejten e firmes dhe vules, ne emrin e atyre qe e legjitimojne kete te keqe pa e kuptuar, ne shpresen e nje premtimi me te mire, nga mizerja e tanishme!

  3. Tila says:

    Edhe tani qe emigracioni ka rene kriza ekonomike ne shqiperi eshte mjaft e rende

  4. Argita_B says:

    Kater pyetjet qe shtron Stringa jane pyrtje aq te thjeshta sa qe dhe nje nxenese e klasesse nente mund ti shtroje. Pyetja qe lind eshte se si ka mundesi qe gazetaret qe u drejtojne me dhjetra mikrofone politikaneve duke u dhene mundesine qe te premtojne pa limit, nuk u shtrojne keto pyetje te qarta!!
    Gazetaret jane bashkefajtore me politikanet po aq sa prodhuesit e armeve me kriminelet qe i perdorin ato.
    Pa komplicitetin e mediave dhe gazetareve Berisha me shoke do teishtei panjohur e rrjedhimisht sdo kishte shkaktuar kaq deme ne shoqerine shqiptare.

  5. Tila says:

    Per kater vite shqiperia do te ndrsyhoi shume, kjo fale programit dinjitoz te PS dhe punes se palodhur te skuadres se Rilindjes

  6. aleksa says:

    shqiperia do te ndryshoi shume sepse nuk do te vidhet pa hesap sic eshte bere keto 8 vite

  7. eni says:

    O kapter Ramiu, a e kupton se nga menyra qe si flet , ti flet si qeveria, perse nuk flet per argumentin qe shtrohet,por flet si Berisha me epitete per te tjeret. Provo te organizosh nje biznes te voget ta dishe se çfare te duhet…Per mua, s’kam te drejte te gjykoj parafolsin , profesorin,si njeri, por argumentat. Ne fund ne qoftese argumentat flasim ne kundershtim me realitetin kam te drejte te nxjerr nje konkluzion etj. po ti?

  8. rei says:

    Ekonomia shqiptare me e rrenuar se kurre,,,,,,eshte koha per nje Rilindje rrenjesor, per rithemelimin e shtetit

  9. e verteta says:

    Po te kishte qene stringa spiun do te kishte bere hajer tek Pd. Qe te besh hajer te Pd duhet te kesh keto cilesi, e para spiun, e dyta i paafte, e treta servil i kryetarit. Qe ne momentin kur ti nuk bindesh ai te ti perdori keto karta per te te vene perseri ne rresht. Stringa ka qene zeri i vetem ndryshe dhe kritik brenda Pd.

  10. Profesori Mathmatikes says:

    Une e kam pasur profesor ne shkolle Omerin ne Fakultetin Ekonomik .Ai bashke me shumicen e profesorave aty skishin pike respekti dhe vullneti per te bere si duhet’punen e tyre .Kur nuk ben mire punet e tija nuk do beje as ato te shtetit .Keta jane vemje te komunizmit rritur pa fe me moral fallco dhe mendimet keshtu i kane sa andej kendej pa rrenje te sinqerta .Brezi Omerit me “fantazine ” dhe “Punen ” e tyre e bene shqiperine WC. Rama , Berisha , dhe Omeret e tjere njesoj jane vetem intervistat ju ndryshojne

  11. al says:

    fushata eshte e rendesishme te dihet qe si bosht kryesor do te kete problemet ekonomike.prof stringa qe nga nje legen si me siper kapter rahmiu ,na paskesh qene spiun i sigurimit ,pasi ky siduket paska dosjet e cdo shqiptari ,por stringa do te gjeje ty dhe shume plehra si puna jote dhe do ja dergoje drejtesise. ai ishte nje nga inisiatoret kryesor te formimit te pd. po njerz hale si ty dhe si ato qe do sala e kthyen pd nga parti e shpreses per shume shqiptar ne shpk . ne qofte se ti ke prova pse nuk i drejtohesh drejtesise pasi cdo organ te drejtesise e keni ju ne dore. po nuk keni bythe se e keni te care ti drejtoheni organeve te drejtesise. sot shqiptaret jame mire apo me keq nga ana ekonomike?. ti legen rahmiu, ta dish qe po mos te ishim ne emigrantet qe me gjak dhe jo vetem me djerse i kemi nxjerre ato para qe dergojme ne shqiperi do haje mutin tend mor qelbesire dhe i kundervehesh stringes se po ben nje kritike,fare e ndyre.

  12. Zigur Qarri says:

    Me qarte,me thjesht,me ekzakt nuk behet.
    Kjo tregon se ne politiken ekonomike nuk ka nevoje te besh filozofi,por te jesh konkret dhe i ndershem.
    Politika e drejte dhe eficente esht aq e thjesht sa nuk behet,por komplikohet sepse ndryshe askush nuk do te qendronte me gjate se 4 vjet ne pusht-tet.

  13. Katunari says:

    Fatkeqesia e kesaj partie qe quhet PD, ne krye te se ciles qysh ne themelim e sot vazhdon te drejtohet nga llumi me i keq i komunizmit idiot shqiptar, eshte se personalitetet si prof.Stringa i braktisi nga frika e konkurences te ideve e te platformave, te cilat sot jane kthyer ne platforma grabitjeje e asimilimi kombetar. Mendimtar te tille si profesori i nderuar, jane nje pasuri e vyer e ketij populli fatkeq, i cili ende nuk i ka hapur syte pere te mesuar se ne c’gjendje eshte katandisur, por vazhdon e terhiqet zvarre nga injorantet, nga intrigantet, nga feudalet “modern” e nga erresira vrastare. Por e keqja me e madhe eshte se kejo parti perpiqet qe keta njerez te perkushtuar si prof.Stringa, ti largoje e ti lancoje, per ti harruar e per ti zhdukur nga kujtesa intelektuale. E ka te kote. Pas 23 qershorit do ta kuptoj mire kejo parti e mjere se c’deformacion i ka bere demokracise e te ardhmes te vendit te pa zot.

  14. Elba says:

    Ne vitet e para te Demokracise shume Qytetare perqafuan levizjet Demokratike.Shume prej tyre dhane ndimese te madhe ne organizim,ecuri, etjere.Ku jane sot ato?Me siguri u treten,humben.Sic duket Historia perseritet.Partia Komuniste e Shqiperise ra ne duart e fshatareve,pas shume peripecish u be e keqja e Popullit.Mos valle dhe Partia Demokratike eshte e keqja e ketij Populli te shumevuajtur.Si mund t’i thohet spiun nje Profesori te nderuar sic eshte Omer Stringa???Familja e Stringajve ka qene opozitare me P. Punes dhe teper korrekte ne marredhenjet me njerezit.Une do te shkoja me larg dhe t’i sugjeroja Z.Stringa,te bashkohet me Dostet,Butkat,e tjere te rikrijojne Ballin Kombetare Opoziten e vertete Shqiptare.Komunistet skane cjamin me teper,i pame 50 vjet plus 22 vite Demokraci.

    1. Visi says:

      Nese me lejon mund te te jap nje pergjigje shume te thjeshte mbi ceshtjen qe ke shtruar, Omer Stringa ka qene nje nga demokratet me te flakte te PD, se e kam pare vete me syte e mi kur isha ne shkolle (2007), por duke pare sesi eshte kthyer sala, ne nje neo-komunist, normalisht do jete kundra se Omeri nuk i do komunistat ne pushtet

  15. Nje shkodran says:

    Ekonomia shqiptare eshte kredituar dhe ka ecur perpara ne saje te parave qe kane ardhur nga burime te ndryshme. Le ti rradhisim disa prej tyre:
    1) Parate qe sjellin emigrantet;
    2) Trafiqet e ndryshme;
    3) Rritja e borxhit publik;
    4) Shitja dhe koncesionet e pasurise kombetare;
    5) Donacionet e ndryshme;
    6) Mbeshtetja e lekut nga inflacioni kryesisht nga bankat kryesore amerikane e evropiane;
    7) Vendosja e taksave.

    Ne ditet, qe pasojne ekonomia shqiptare humbet kredititimin pothuajse plotesisht nga 5 burimet e para.
    Emigrantet po integrohen perhere e me shume ne vendet ku punojne dhe nuk interesohen investimet ne Shqiperi. Trafiqet po eleminohen çdo dite, ne saje te ligjit te “forte” antimafia, forcimit te kontrollit te territorit nga forcate e rendit si dhe forcimit te sistemit juridik, prokurorise e gjykatave.
    Borxhi publik ka arritur 63 % te prodhimit total dhe nuk mund te rritet me, pa rrezikuar qe te shkaterrosh plotesisht shtetin dhe duke renda popullesine me rritjen tejmase te taksave. Pasuria kombetare eshte shitur pothuajse teresisht apo eshte dhene me koncesione. Donacionet do te jene kurdohere por me krizen financiare qe shetit neper bote do te jene edhe me te pakte. Sidoqofte populli yne thote se “ shtepia nuk mbahet me miellin e huaj”.
    Ne keto njezet vjet e fundit Shqiperia u detyrua qe te bente pothuajse tere investimet ne infrastrukturen primitive e te rrenuar qe trashegonte, duke harruar pothuajse fare investimet ne sektoret qe sigurojne vende pune te qendrueshme dhe te ardhura ne rritje. Nje problem shume i mprehte per vendin tone eshte “sistemi bankar”. Bankat e nivelit te dyte jane te tera private. Ata nuk kreditojne tashme ekonomine reale te vendit por jane hudhur ne investimet financiare dhe madje edhe ne investimet derivate ( bastet finanziare). Duke mos pasur asnje banke te nivelit te dyte me kapital publik qe te beje konkurence , ne ankandin e bonove te thesarit, shteti yne detyrohet qe te paguaje interesa shume me te larta se sa eshte taksa e interesit e shpallur nga Banka e Shtetit Shqiptar. Diferenca ndemjet interesit qe paguajne bonot e thesarit dhe interesit qe shpall Banka e Shtetit, u siguron bankave te nivelit te dyte fitime shume te medha. Kjo eshte arsyeja kryesore qe keto banka nuk jane te interesuara te financojne ekonomine reale. Keta banka marrin hua leket nga Banka Shtetit me interes 4 % dhe investojne ne bonot e thesarit me interes 7%. Pra behen te pasura duke investuar ne bonot e thesarit leket qe kane marre nga Banka e Shtetit. Perse duhet te rrezikojne e te japin kredi bizneseve te ndryshme kur fitimi nga bonot e thesarit eshte i sigurte?
    Keshtu qe kushdo qe te vije ne pushtet me 23 qershor, do te kerkoje vetem te rrise taksat qe te mbaje administraten shteterore.

  16. anila says:

    Z.Stringa!Si profesor i ekonomise cfare mund te presesh nga nje anonim pa dinjitet,nga nje “qose” prej Rakickes se Devollit ku nuk hyn as zetori!Mos pafte i papari kane thene te vjetrit nga eksperienca e shembulli me kuptimplote eshte Ridvan Bode qe kur pa asfalt ishte rreth 20 vjet dhe “maloku” e beri llogaritar qe e zhyti shqiperine ne borxhe ,ku edhe e bija qe punon ne Banken e Shtetit si ortake me FULLANIN nuk do ta njohe per krimet e tij,kur tia lexoje prokuroria pretencen qe na ka lene pa buke e me borxhe vetem duke vjedhur.Bode nuk te falim gjakun e femijve tane qe na le pa buke.Mjere ti dhe jot bije pas 23 qershorit .pastaj beji shurren bahcesh

  17. kel ukaj says:

    Emigrantet injorante kane derguar para ne Shqiperi. Nuk them per emigrantet e Greqise te cilet nuk kane pasur alternative. Une per vehten time kurre nuk kam futur para ne Shqiperi as nuk fus kurren e kurres. Une nuk bej kurre pushime ne shqiperi ka vende me te bukura me te qeta per ti kaluar pushimet. I lutem çdo emigrati qe ne gjak ka te drejtat e njeriut dhe shtetin e se drejtes mos dergoni para ne shqiperi, mos beni pushime ne shqiperi. Kjo eshte menyra me e mire e opozites.

  18. BUTERFLY says:

    Zoti Stringa ka shume te drejte ne mendimin qe jep.persa i perket opinioneve vetem per Stringat s’mund te flisni spiune.Ata kurre s’kane qene spiune por perkundrazi nje familjee respektuar ne Elbasan.Qe ne krijimine PD zoti Stringa ka qene zeri opozitar se ne pergjithsi elbasanllinje kurre sbehen mashe e te tjereve .Te durojne por eshte momenti ta plasin ne fytyre.Ne si elbasanllinj kemi respekt per familjen Stringa familje me kulture qe nuk perzjehej me spiunlleqet.Prandaj nese keni dicka personale eshte gje tjeter por ata si familje jane te respektuar ne Elbasan .Ne pergjithsi Elbasanasit kane pasur si objekt shkollen jo politikenne dikature.Mendimi im eshte qe zoti Stringa duhet te mbeshtese frymene re per demokraci dhe te jete aty nje promotorr per demokraci.

  19. xeni says:

    Po ore pallosh groshe e di mire ti kete variant fitimi se dhe ti i atij rangi je kriminel i pa shoq , cfar te bejne shqiptaret kur nuk i puneson , kur nuk ua ploteson kushtet e punesimit dhe zvaritjet burokratike nga ana e administrates tende te korruptuar doemos qe do meren me te tilla ,, dhe mos i mer neper goje emigrantet se ste kane aspak faj , laje gojen kur te flasesh per to..

  20. Kapter Ramiu says:

    O njerez, nuk eshte profesor ekonomie Omer spiuni, por profesor matematike qe gjysmen e jetes e ka kaluar tape.
    Nuk e kam bere une spiun, ka qene spiun dhe bashkepunetor i Luan Probratit. Jane fis spiunesh, e spiun nuk dmth vetem te kesh qene me sigurimin por edhe me SHISH e Gazidedes.
    Gjerat verifikohen lehte.
    Omeri doli kunder Saliut diten ky ndryshoi skemen e emerimit te dekaneve.
    Keta deklaratat si laco dmth qe shqiptaret jane trafikante i kane hije vetem nje vemjeje si Omer Stringa.
    Ka qene Kryetar i Keshillit Mbikqyres te INSIG-ut dhe shikoni sa here ka deshtuar privatizimi i kesaj kompanije per te kuptuar sa ekonomist i talentuar eshte.
    A thame qe duhen thene te vertetat ? Le ti themi pra.

    1. Besi says:

      Z. Kapter, me behet qejfi qe PD vazhdon te respektoje akoma gradat ushtarake te komunizmit se te paktem e di nga ka ardhur, fakti eshte qe nuk dihet nga do shkoje, PD eshte shnderruar ne nje parti te mbyshur me krimba, mund te jeni te paster dhe te bukur nga jashte por perbrenda jane krimbat qe po ushqehen ne ate pari, jane servilat dhe “zarat” e qeverise, nese ti e quan Omerin nje person te dehur nga raki ose alkoli, cfare duhet te themi per salen qe ka 22 vjet qe eshte vere TAPE nga fjalet e veta, ju jutem juve dhe partise suaj, te mos hedhi balte mbi profesorat dhe intelektualet e ketij vendi dhe te largohet ne menyre paqesore ne 23 qeshor, dite kur saliu do rrezohet nga pushteti dhe do te hapim ate molle te prishur nga brenda qe ti mund ta quash qeveri

  21. Votuesi says:

    I nderuar prof.Stringa edhe pse jemi me bindje te ndryshme per cka shtron ne shkrimin ke java jam plotesisht dakort ,je i vertete dhe sa per ndonje prind studenti te dobet qe nuk ka arritur te marre provimin me djerse mos u merzit. Te pershendes

  22. Me mire te dish,se te kesh says:

    Do te deshiroja qe Stringa,apo dhe ndonje ekonomist(Prof.Dok.) te shprehej ,ja vlen te shesesh 4 indrocentrale,per te ndertuar rruge !!

  23. Teoricjeni I shtetit 856 says:

    Epo I ka ekonomija e tregut te lire dhe demokracija parlamentare kto!
    Se demokracija osht e cuditshme.
    P.sh.
    Nese mblidhet nji grup nismetar p.sh. Dhe mbledh firmat e nevojshme dhe behet nji initiative ne parlament per legalizimin e heroin kokain apo gjith drognave te tjera,dhe nese voton shumica parlamentare atehere shqipnija kthehet ne parajs droge.
    Edhe nese behet me referendum,dhe voton shumica behet droga mullar.
    E cfar u pa pastaj?
    Kjo esht vetem nji fantazi hipotetike,
    Por ne vendin e cudirave bota virtuale dhe reale esht ndonjiher nji.
    Pa dallim.
    Kshtu edhe puna e ekonomis.
    Cdokush e din qe shqiptart kan 20 e kusur vite qe rrojn vec me pislliqe.
    Madje euromiljonohen.
    Kosovaret po jan me te rregjur see kan koh me te gjat ne kte bisnes.
    Dhe demokratet,brenda e jasht shqipnije e kosove,thot see “jeni ne Rrug te mbar” “kshtu Vazhdoni,suksese te medha ka bo demokracija ne shqipni”…!!
    Perjashto sllobodan molloshevicin qe thoshte see shqiptart jan kriminela,dhe Prandaj edhe e vrane,perndimi demokratik perkrah “rrugen shqiptare”
    Po ky ekonomisti po na e nxjerr “Rrug pa krye”
    Kjo na paska ken edhe demokracija.Krim.
    Kush ka byth fito
    Kush ka frig ha k…r
    Kush s ka fat ha dhe.
    S qeka gjo!

  24. kuq e zi says:

    shqiperia mbahet fale emigranteve……………!!!!!!!!!!!!!
    prandaj nuk u jepet e drejta e votes sepse do ndeshkonin cdo qeveri sahanlipirsash.

  25. Tila says:

    Shqiperine e ka mbajtur gjalle droga lazaratit…”shteti” ku nuk hyne dot shteti

  26. ijs says:

    Pas renies se sistemit ne 1990, ku ne emer te lirise se kaosit dhe anarshise perfituan dhe dolen ne siperfaqe me shpejtesi te papare speciet e shumta mutante te llojit Berisha shkaterrimi vendit ishte vetem ceshtje kohe.

    Pra me nje fjale shteti i ndertuar me gjak dhe sakrifica, prej injorances se Ramiz Alise, u kap nga llumi i kombit shqiptar i cili ne kohen e udheheqesit legjendar Enver Hoxha vuante pasojat qe vuan cdo lloj llumi shoqeror ne boten e civilizuar. Berisha ky personazh i kualifikuar i llumit shqiptar arriti te organizoje llumin per shkaterrimin e vendit duke e kthyer ate vend brenda 23 viteve ne ne parajse te krimit dhe horrave dhe alabakeve.

    Ne 1990 llumi shoqerise socialiste ju sul si cakejt per te zaptuar dhe shkaterruar cdo gje qe ju dilte perpara, ashtu sic e ka zakon llumi shoqerise ne cdo cep te ketij planeti, kur mungon dhuna, forca ushtarake per ta ndaluar kete vandalizem dhe shkaterrim te papare qe ka per brenda nje llum i tere social.

    Levizja e 1990 ne fakt na kujton Draft Riots 13-16 qeshor ne New York ku 50 mije veta nga bathoret e New Yorkut u ngriten duke shkaterruar, grabitur dhe djegur nje qytet te tere, ku vetem nderhyrja ushtarake qe solli 120 te vrare dhe 300 te plagosur, arriti te shpetoj qytetin nga shkaterrimi total i tij. Fatkeqsia jone ne 1990( Mallkimi qe vazhdon dhe do vazhdoje dhe per nja 200 vjet) ishte qe ushtria shqiptare nuk nderhyri per ti ndaluar kete llum sic nderhyri ne Kine popullore apo sic nderhyn kudo ne boten e lire, kur cohen turmat shkaterruese te barbareve , por e la vendin ne dore te ketyre barbareve qe e kthyen shqiperine ne nje kohe rekord ne nje xhungel afrikane dhe pse vendi gjendet ne mes te europes.

    Ajo ushtri nuk nderhyri se mungonte komandanti legjendar qe mezi e ngriti dhe e vuri ne sherbim te ketij populli te vuajtur mesjetar. Mungonte komandanti legjendar qe tere jetes se tij ja kushtoj dhe dedikoj nje populli te tere per ta civiluar dhe zhvilluar sa me shpejt per ta nxjerre nga mesjeta historike, ku ai e gjeti, kur erdhi ne pushtet.

    Tani pas 22 vjetesh pasi llumi e mbaroj punen e tij vrastare dhe shkaterrimtare dalin gazetarucet e kohes se mesjetes dhe diskutojne se kush eshte xhelat me i mire ai qe pengon dhe ndalon llumin vrastar,te vrase dhe shkaterroje apo llumi vete qe shkaterron dhe vret se ska kush ta ndaloje.

    Kjo eshte ironia e fatit te ketij populli mjeran( injorant) sot, kur njeriu normal duhet te degjoje predikimet nga gazetarucet e mesjetes Muci, Stefani dhe Lubonja qe dine te bejne vetem bla bla bla me moton se liria e llumit eshte dicka e keqe por shume here me e mire se sa xhelati qe ketij llumi i ve drune!

    Cfare paradoksi eshte albanistani sot, kete e perjeton njeriu kur vjen ne shqiperi ne cdo cep te tij, pasi mallkimi i 1990 eshte nje mallkim shume me i rende per tu perypur per 22 vjet kaos dhe anarshi , si fatkeqsia me e madhe qe mund te bjere ne cdo komb kushdo qofte ai : Te drejtoje llumi social!

  27. qwe says:

    Ky Stringa qenka armik i progresit !?

  28. Elba says:

    Z. Stringa I ben ndere Parlamentit.Eshte I kompletuar dhe kur ben verejtje,nuk duhet nenvleresuar.Me nje fjale ka mend.Po ku degjon Saliu.Shokut Sali I pelqen vetja si ish Komunist fanatik.Ka mesuar shume gjera te uleta si;bertit,shpif dhe genje.Turp per P.Demokratike qe, drejtohet akoma nga nje ish.Reputacioni I saj ka rene ne fund fare.A thua P.D eshte prone e Saliut dhe te tjereve nuk u dhimbset?Jo!Kurresesi jo!PD duhet te gjeje forca per te shpetuar nga rrenimi.Neser mund te jete vone.

  29. Elba says:

    Zoti Kapterr Rramiu,jam teper I sigurte qe,kur flet Saliu me siguri mban nje laps dhe nje flete te bardhe ne dore.Me kete do ti tregosh te gjitheve se, jam dhe une dikushi.Eshte e drejta jote.Kjo nuk te jep te drejte te akuzosh dhe ofendosh.Turp shume turp per ju!Mos valle je nga ato te malit dhe sot jeton ne Tirane?Injoranca merr guximin dhe akuzon.Nje Tiranas,Durrsak,Shkodran Elbasanas dhe Vlonjat kurre nuk do te akuzonte ne mynyre kaq banale.

  30. arbenita says:

    Pas 23 qershorit me Edi Ramen Kryeminister shqiperia do te mbahet nga puna shqiptareve ne atdhesepse do te hapen shume vende pune.

  31. Nertili says:

    Kam pasur fatin te jem ne leksionet e profesorit te nderuar, dhe e di shume mire qe eshte me bindje te djathta ose me mire te themi antikomuniste, vite me perpara e cilesone ishkryeministrin Nano, si nje pasardhes direkt te diktatures komuniste dhe ka thene qe kurre nuk do perkrahi komunistet, fakti qe ai nuk po perkrah sot saliun (personi qe e vuri ne krye te Fak. Ekonomise), tregon hapur faktin se saliu eshte kthyer ne nje komunist te rradhes dhe se i ka ardhur fundi komunisteve ne pushtet, prandaj kjo eshte arsyeja pse duhet bere rotacioni ne 23 qeshor

  32. Martini says:

    Nuk eshte ceshtja se cfare programi ofron njera parti ose tjetra, eshte puna se cfare kane ne mendje partite per te ardhmen (rinine), ne 8 vjet saliu vetem ka vjedhe dhe ka vene neper dikastere te rinjte qe jane betuar nen flamurin e PD, pra kjo eshte e ardhmja e saliut nje Shqiperi Berishiane (model qe perdori Hitleri), nga ana tjeter kemi PS dhe Edi Ramen qe eshte nje lider i ri dhe gati 90% te stafit e ka te ri dhe gjithashtu promovon rinine dhe emigrantet, por emigrante nuk i perdor per ti cuar jashte qe te punojne si kafshe qe te sjellin remitanca per shtetin, i do ne Shqiperi qe te kontribuojne ne zhvillimin e ketij vendi. Dhe tani me thoni ju demokrate qe flisni per nacionalizmin gjithe diten kush e do me shume Shqiperine, nje njeri qe i do njerezin emigrante per te punuar si kafshe qe te dergojne remitanca apo dikush si Edi qe i do te rinjte per te RINDERTUAR dhe RILINDUR atdheun tone?

  33. e verteta says:

    Artikullin e profesorit e keni sot online. Mund te lexoni dhe pastaj mund te debatoni.

  34. e verteta says:

    po ju nis linkun e artikullit te botuar te profesorit. besoj se kapteri ska per ta kuptuar edhe pasi ta lexoj, cpret nga nje njeri qe edhe pseudonimin e vet e ka vene kapter.
    http://www.revistajava.al/dossier/2013422/ekonomia-jone-me-punen-e-emigranteve-dhe-trafiqeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje