Panorama e Dita, më të lexuarat print, Tema Online, më e klikuara (por të gjitha bashkë nuk shiten as sa një gazetë e vetme 5 vite më parë)

22 Prill 2013, 17:43Sociale TEMA

Ka një terr të plotë mbi nivelin e shitjes së shtypit të përditshëm në Tiranë.

Gazetat i ruajnë me fanatizëm këto shifra (po ti pyesësh drejtpërdrejt japin shifra të ekzagjeruara) por edhe angazhimi i organizatave të ndryshme me fokus median, ka qenë minimal nëse vjen në pyetje niveli i shitjeve.

Mund të merren vesh tirazhet në shtypshkronjat e printit shqiptar, por sa përqind e këtij tirazhi shitet?

Ditët e fundit qarkullon në forumet online një material me autor Migena Aleksi që njihet në publik si aktiviste e te drejtave te njeriut, ku shkruhet: “Për një botim studimor qe del se shpejti ne treg me titullin “Shtypi dhe tranzicioni në Shqipëri” më është dashur të bëjë një survejim një mujor mbi nivelin e shitjes së gazetave në tregun e shtypit në Tiranë dhe më duhet të pranoj që shifrat kanë qenë befasuese për mua. Në maksimumin e shitjeve, të gjitha gazetat në kryeqytet shesin jo më shumë se 12 deri në 14 mijë kopje në ditë. Sipas shitësve të intervistuar rreth 5 vjet më parë kjo shifër ishte normale vetëm për një gazetë, kurse para 10 vjetësh dyfishi ishte normal për një gazetë të vetme”.

Autorja thotë se disa nga të intervistuarit i pohuan në konfidencë se tirazhet mbahen detyrimisht të larta pavarësisht nivelit të shtypjes ose rënies së shitjeve sepse reklamuesit e mundshëm nëse duan të kuptojnë sa shitet një gazetë pyesin për tirazhin. “Tirazhi nga shumë gazeta mbahet fiktivisht i lartë, ndërkohë që mund të shitet vetëm 50 përqind e tij dhe pjesa tjetër rishitet për riciklimin e letrës (mbetjet blihen me copë ose peshë nga depot dhe magazinat e redaksive)” shkruan Aleksi. Ajo ka bërë edhe vetë një anketim në kioskat dhe tezgat e kryeqytetit (gabimet mund të jenë me 100 ose 200 kopje jo më shumë, sepse tregu ka luhatje të forta sidomos kur kanë qenë ditë shiu, dhe shumica e tezgave nuk dalin për shitje – thotë).

Më pas jep disa shifra sipas të cilave gazeta më e shitur rezulton gazeta Panorama me rreth 4 mijë kopje të shitura në ditë në Tiranë, pas saj renditet gazeta Dita me rreth 3 mijë kopje, e më pas gazeta Shekulli me diçka mbi 1 mijë kopje të shitura në kryeqytet. Të gjitha të përditshmet e tjera nuk i afrohen as shifrës 1 mijë sipas autores në fjalë, madje ka prej tyre që janë në nivele 200 apo 300 kopje e jo më shumë. Autorja thotë se “shtypi është në rënie të plotë” dhe se “shitja në rrethet e vendit është e ndarë në të paktën 7 segmentime që prodhojnë si rregull shitje afërsisht sa Tirana plus një përqindje mbi shifrën e Tiranës që nuk e kalon në asnjë rast nivelin 20-30 përqind”.

Megjithatë ajo shton se “numri i kopjeve të shitura nuk përfaqëson domosdoshmërisht nivelin e lexueshmërisë, sepse një kopje e shitur lexohet nga minimalisht 5 deri në 10 vetë sepse futet në ambiente familjare ose shoqërore”.

Një tjetër pikë e prekur në studimin në fjalë, është për lexueshmërinë online: “Vihen re edhe fenomene ekstreme si p.sh rasti i gazetës Tema, e cila megjithëse nuk shet më shumë se 200 kopje print në tezga e kioska, është më e lexuara online”, thotë autorja.

http://www.respublica.al/artikuj/2013/04/22/panorama-e-dita-me-te-lexuarat-print-tema-online-me-e-klikuara-por-te-gjitha

 

24 komente në “Panorama e Dita, më të lexuarat print, Tema Online, më e klikuara (por të gjitha bashkë nuk shiten as sa një gazetë e vetme 5 vite më parë)”

  1. geno says:

    TEMA shitet 190 kopje ne dite me gjithe ato qe blejne ata qe u ben shkrime Meroja

    1. Pal Vata says:

      Une, nga eksperienca ime personale, nuk mund ta besoj kete znj/ushe qe paska bere nje studim tregu nga kolltuku i zyres (apo ca me keq nga krevati i shtepise)
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gazetaria-shqiptare-2012.html

    2. horri bulevardit says:

      Temes i ha pleshtat ti o vemje. Tema eshte pararoja e se vertetes. Nuk ka rendesi fare print apo online, njerez jane ata qe lexojne si ashtu si keshtu. Tema dhe Dita i vune gjoksin opozitarizmit ne Shqiperi muajt e fundit kur gjithe te tjeret u fshehen vrimave. Tani na jane trimeruar dhe te tjeret, na jane bere edhe dredharaket medemek opozitare tani. Yy sikter!

  2. Avokati says:

    Me vjen keq, por keto shifra nuk jane te sakta. Me vjen keq gjithashtu qe nje person del dhe ben nje studim per median dhe zgjedh shifra me hamendesime. Kjo te le te kuptosh qe nuk eshte studim, por nje gjysme-sondazh. Gjithsesi, me dijeni te plote dhe thjesht me deshire informimi te sakte ju njoftoj se Panorama shet te pakten 5 mije kopje ne Tirane, e cila shkon 6 mije e 500 deri ne 7 gjate fundjaves. Gazeta DITA shet rreth 2500, deri ne 3 mije. Shekulli shet mesatarish 2 mije. Panorama Sport eshte gazeta e dyte me shitur ne Shqiperi dhe shett mesatarisht 4 mije-4200 gazeta ne Tirane cdo dite. Shitja e nje gazete sporti ne nje nivel te tille, tregon qarte edhe tendencen e njerezve per te hequr dore nga politika dhe aktualiteti ne shqiperi

    1. kukudhi says:

      Qe te vazhdojme ne linjen tuaj te sinqeritetit i dashur “Avokat”, ju po ngaterroni qellimisht tirazhin e Panorames me shitjen reale te saj. Panorama varion 4200-4700 kopje, ndersa Tirazhi eshte ai qe ti thua 6500-7000 apo dhe 8 000 ndonjehere, por shitja ne tezge…eshte shifra e paraqitur ne studimin me lart.

      1. Avokati says:

        Eshte lehtesisht e verifikueshme dhe sinqerisht qe personalisht nuk kam interes qe te ngaterroje QELLIMISHT sic thua ti, per shitjen e nje gazete te perditshme. Duke qene i sigurt per shifrat e shitjes, i bera te ditura mbi te gjitha per te treguar se ai gjysme-sondazh i bere, nuk eshte i sakte…

    2. musa socialisti says:

      Pse haheni kot? Studimi thote nje tjeter me me shume rendesi se kjo: Qe sa shisni te gjithe bashke, nuk shiste nje e vetme 5 vjet me pare. Ketu perqendrohuni mos u hani per leckash me njeri tjetrin

    3. Gazetari says:

      Sa per info ju qe fluturoni kot me kot. Asnje gazete nuk shet me shume se 3000 kopje, pervec gazetave sportive.

  3. kola says:

    Keto klikimet on line jane si fansat e Bleona Qerretit nga Egjypti mos u cuditni.Kjo ndoll per dy arsye:
    E para moderatoret dhe stafet klikojne vete per te shtuar numrin e klikimeve.Ju kujtoj se se fundemi edhe kengetari adoleshent kanadez Jutin Bibier u kap se klikonte veten per te rrite popullaritetin ne renje
    Se dyti nje njeri klikon20 here dhe komenton me 20 pseudonime

  4. Argita says:

    Gazeta tema Eshte me e lexuara dhe me popullorja ne shqiperi dhe kudo ne bote

  5. niku says:

    Do te isha kurioz per te ditur gazeten 55. Kam pershtypjen se ajo eshte jashte cdo parashikimi.

  6. astrit says:

    Autorja me siguri eshte e derguara e gazetes Panorama, nje gazete qeveritare ne sherbim te Kac Islamit dhe Artan Hoxhes. Gazeta me e lexuar ne Shqiperi te pakten tetet vitet e fundit eshte “Tema” dhe mbas kesaj vjen “Dita”.

  7. menaxheri i says:

    Kjo vajza eshte opioniste e gazetes Dita. Keshtu qe ne studimin e saj ka nxjerre te dyten gazeten ku shkruab vete. Gazeta Dita e ka tirazhin 2500 kopje, kete mund ta verfifikoni ne shtypshkronje. Ajo nuk mund te shitet me teper sa gazeta me e tendeishme “Shekulli”. Gjithashtu, gazegta Tema nuk eshte me e klikuara, ajo vjen pas shume siteve te tjera shqiptare ne renditjen qe ben Aleksa

    1. pirro says:

      Shifrat jane te sakta. Ka edhe nje studim te Institutit te Medias qe ka te njejtat shifra. Por nuk eshte ketu problemi. Problemi me i madh eshte fakti qe printi ka mbi 50 perqind renie te pergjithshme te lexuesve, pra njerezit po u largohen gazetave print. E ardhmja eshte online dhe Tema eshte ne pararoje sic edhe e thote autorja

    2. Moderatori Dita Online says:

      Dita shtyp 8 deri 9 mije kopje ne shtypshkronje dhe mbarohet qe ne oren 12. Shton tirazh perdite dhe prape mbarohet. Nuk kemi asgje per te fshehur, fundja ne kemi vetem 5 muaj ne treg, te tjeret kane nga 20 vjet dhe jane pertoke. E kane inat Diten disa, dakord, zoti ua shtofte inatin. Por mos ia hani hakun. Kjo zonja qe ka shkruar studimin, te vije te pyesi tek ne. Se e shohim me dokumentacion te firmosur e te paguar sa shtypet dhe sa shitet. Shifra qe ka dhene eshte e ulet krahasuar me te verteten.
      Meqe jemi ketu, doja te falenderoja Temen Online per suportin qe na ka dhene. Tema eshte padiskutim me e klikuara dhe shifrat e printit te gazetave te tjera as qe krahasohen dot me suksesin online te Temes. Rreth ores 6 pasdite disa dite me pare une pata rastin te shoh disa te dhena live ne server dhe Tema rezultonte me 360 mije klikime, shifer e paarritshme sot nga ndonje gazete tjeter (online, se print nuk behet fjale) Flm

    3. gim tironci says:

      Shekulli ka qene gazete e mire, por ka rene shume ne cilesi dhe ambicie. Dikur me dukej si zonje e rende, tani me duket si adoleshente mendjelehte. Sa per Panoramen mendoj se eshte gazeta qe i pershtatet me mire ketij lloj lexuesi qe ka mbetur: asnje shtylle mendimi e qendrimesh, citime pa fund nga faqja e pare ne te fundit. Te shtunave ma blen gruaja per te pare me ke fjeti Lefteria e Big Brotherit ? Per Diten mendoj qe ka nje kopertine shume terheqese dhe provokative si gazete, ka info qe nuk e gjen ne media tjeter, por ka ende shume pune per te bere. Bashkohem gjithsesi me ata qe ngrene shqetesimin e renies se shtypit ne pergjithesi, keto cic micet me shifra me duken muhabet kot

    4. Korabi says:

      Gazetatema.net eshte e dyta pas balkanwebit, per sa i perket gazetave online,ndersa faqet e tjera mund te jene me lart per vizitore brenda shqiperise, por duhet pare ranku global, sepse sic dihet me shume shqiptare jetojne jashte shqiperise se brenda. Mos harro qe balkanweb eshte domain shume me i vjeter ka me shume linkime dhe si rezultat ka “reputacion” me te larte qe e ben me kollaj te listuar ne motorret e kerkimit.

  8. dritani says:

    Nje sugjerim:

    Ndërroni cilësinë e letrës që të paktën shqiptarët t’i blejnë gazetat për të fshirë menderen!
    Ndryshe s’keni të ardhme.

  9. andi says:

    kjo ndodh sepse shkruani pallavra. qeshin lexuesit me shkrimet tuaja. po te mos ishin fletet e gazetes te trasha do ta perdornin tek ai vendi

  10. Horri i Bulevardit says:

    Une jam dakort qe kjo gazete onlajn te behet me pagese sesht ndonje gje te paguajme 10 euro ne muaj per ne qe jemi jashte Shqiperise dhe ata brenda nje shume simbolike, kjo do ta ndihmonte kete gazete dhe Dita, qe te mbijetojne ne kete shtet bastard.

  11. Χιμαρα says:

    TemA online eshte ne vend te pare se eshte me pak e censuruara, uroj te vazhdoje keshtu.

  12. Rodrigo says:

    Juve qe dyshoni edhe per dominimin ne klikime te Tema Online mund ta verifikoni fare lehte kete duke pare komentet e shumta pas cdo lajmi qe publikohet dhe krahasoheni numrin e ketyre komenteve me versionet e tjera homologe….

  13. Studiues i vemendshem says:

    Nje studim interesant, gjithsesi!E verteta eshte se shtypi print qe shitet ne kjoska,ka renie te ndjeshme dhe do te shkoje detyrimisht drejt zero!.. Kjo sepse interneti, Tv-te dhe radiot japin informacion shume te shpejte! Eshte shkruar diku se New York Time do te jete ndofta gazeta e fundit qe do te vdes ne vitin 2025.Interneti revolucioni botror i paparashikuar nga Marks,qe parashikoi edhe kete KRIZE globale te kapitalizmit informal. Ne Shqiperi shtypi print ka trukime te tmerrshme.Disa gazeta mbahen nga boset e tyre vetem te mos sulmohen nga te tjere dhe te perfitojne nga shteti,partite priviligje.Kete rradhe nuk po permend shembuj se ku investon fshehtas pershembull Taci Oil, Hysenbelliu alifmatrak shtypi e te tjere,perfshi Kokedhimen qe dihet se gazeta ka renie te tmerrshme dhe ai vazhdon,nuk e mbyll…Te tjeret ” bosa”gazetash jane edhe me katran dhe nxjerrin gazeta fiktivisht.Shteti nuk takson fare mbi baze te kopjeve te shtypura ne shtypshkronje,ndersa takson edhe nje kile domate,apo takson rrogen e pastrueses se shkolles!… kjo rremuje favorizon vetem “boset”dhe demton rende shtypin real si gazetat”Dita”,”Tema”e ndonje tjeter qe vuajne mizerabilitetin.Ndershmeria e tyre ne treg mposhtet nga fiktivet gazeta qe shtypin 4000 kopje dhe shesin 200 e me pak.Boset e tyre nuk e kane per gje te humbin ketu se fitojne a kane fituar diku gjetke!…Hysembellinjtë a Kokedhimat nuk paguajne honorare per cdo shkrim qe botojne autoret a gazetaret,per te mos folur per kontratat e gazetareve,rrogat e qelbura te tyre.Sipas nje vezhgimi qe kreva ne janar-shkurt, ka gazeta qe nuk paguajne fare honorare per autoret dhe cuditrisht ata vazhdojne te shkruajne pa kontrata dhe vleresim monetar!Shoqatat e gazetareve e dine gjendjen,por heshtin duke demtuar autoret dhe cilesine e shtypit.Ambasadori amerikan ka folur per te drejten e autorit,por gazetat Panorama, Telegraf,Koha Jone, 55,Shekulli,Tirana Observer, Metropol etj, kane dhjetra autore te pashlyer me honorare duke shkelur teper rendë te drejten e autorit.Shoqatat e gazetarve, por dhe kontrolli i shtetit duhet te kerkoje borderote e shlyerjes se vlerave honorarizuese per shkrimet e botuara keto tre vjetet e fundit nga keto gazeta.Sigurisht fitimet nuk jane te larta, por reklamat dhe parate qe ka dhene shteti,kane pasuruar pronaret dhe drejtoret e gazetave.Nga kjo e peson cilesia dhe renia e blerjeve…Megjithate ka autore si Fevziu,Cupi,Cili,Zhei,etj qe martin shuma te llahtarshme nga televizionet(reklamat , njoftimet,prej shtetit e ky prej taksapaguesve shqiptare)sikurse te tjere kembengules e perplases me drejtoret manipulues,si Daut Gumeni,Arben Duka,Mustafa Nano,etj qe rezultojne me pagesa te larta ne ndonje gazete qe e kane braktisur tashme pikerisht per zenkat mbi detyrimin e honorareve si autore vertet cilesir,por qe nderruan gazete…Ky problem do jo thjesht konstatim por analize dhe pergjegjesi.Se pari per nje shtyp vertet real e cilesor si Dita,Tema,por dhe me vleresim materjal normal per gjithe autoret e shkrimeve te cileve eshte papergjegjesi dhe krim tu shkelet e drejta e honorareve dhe gazetareve kontratat e punesimit.Ne Europe shkohet me shtyp dinjitoz,real,dhe jo irreal si eshte ky yni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje