TemA TV/ Kromi shkakton viktimat e radhës, autori i arrestuar për tentativë vrasje, dënohet vetëm tetë muaj burg (VIDEO)

20 Prill 2013, 19:56Sociale TEMA

Nga Lindita Çela

Përplasjet mes grupeve kriminale, që sundojnë galeritë e kromit në Bulqizë, kanë shkaktuar viktimat e radhës.

Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, ndërkohë që për minuta të tëra qyteti është terrorizuar  nga breshëritë e kallashnikovit.

Shefqet Shehu ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa vëllai i tij, Vedat Shehu, është në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka arrestuar autorin e krimit.

Ngjarja e paralajmëruar ka shtuar bilancin tragjik të përplasjeve të grupeve që prej vitesh sundojnë minierën e Bulqizës, ndërkohë që policia vetëm ka bërë të ditur autorin e dyshuar të vrasjes, Fadil Tërnova.

Në raportimet e para policia tha se ndërmjet vëllezërve Shehu dhe Fadil Tërnovës ka pasur konflikte të hershme, e sipas saj, ky është edhe motivi i vrasjes së dyfishtë.

Tërnova, i arrestuar për tentativë vrasje dënohet vetëm tetë muaj murg

Shefqet Shehu do të ishte gjallë nëse drejtësia do të tregohej më e ashpër ndaj Fadil Tërnovës, i dyshuari si autor i krimit ndaj vëllezërve Shehu.

Ish- drejtues të policisë së qarkut të Dibrës thanë për TemA-n se në janar të vitit 2012 kanë arrestuar Tërnovën me akuzën e tentativës së vrasjes dhe posedimit të armëve të zjarrit pa leje.

Sipas të njëjtave burime, konflikti i Tërnovës me vëllezërit Shehu ishte përplasje për kontrollimin e galerive në minierën e Bulqizës, konflikt që me sa duket Tërnova ka dashtë t’i japë fund duke ekzekutuar dy vëllezërit Shehu.

Por megjithëse dosja në ngarkim të autorit të vrasjes është e zezë, Fadil Tërnova ka fituar lirinë pak muaj pas arrestimit të tij.

Ish- drejtues të policisë thonë se dinë që Tërnonva është dënuar me 7 vjet heqje lirie pas arrestimit të tij për tentative vrasje, por në Gjykatën e Apelit dosja për gjykim ka mbërritur me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Megjithatë edhe për këtë akuzë Tërnova është dënuar vetëm me 8 muaj burgim, çka ka sjellë lirimin e tij në gusht të vitit 2012. Qëndrimi prej tetë muajsh në burgu duket se s’ka zbutur aspak konfliktet mes tij dhe vëllezërve Shehu.

Lufta e posedimit të galerive të kromit është aq e ethshme sa edhe ndërhyrjet e policisë nuk kanë sjellë paqtimin e dy grupeve rivale në qytetin e Bulqizës.

E ndërsa ngjarja e së shtunës nuk është e para në këtë qytet, burime të policisë thanë se pistë të vetme të hetimit kanë konfliktet e hershme mes Tërnovës dhe vëllezërve Shehu.

Policia nuk ka dhënë shumë detaje për hetimet në Bulqizë, por vrasja ishte një kronikë e paralajmëruar.

Vrasje e paralajmëruar

Ekzekutimi i Shefqet Shehut është një kronikë e paralajmëruar e vrasjeve që ndodhin në qytetin e Bulqizës. Prej vitesh, kromi është kthyer në arin e zi që shton numrin e viktima e pasuron “bosët” që posedojnë galeritë e nëndheshme. Ekzistojnë banda kriminale që përleshen mes tyre, si në nëntokë ashtu dhe në sipërfaqe, ndërsa strukturat e shtetit heshtin përballë kësaj kasaphane.

Ngjarja e fundit është prova më e fortë për sa ndodh në Bulqizë. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme janë në dijeni të ekzistencës së grupeve kriminale që sundojnë minierën e Bulqizës, përplasja mes të cilëve ka shkaktuar disa të vrarë në këtë qytet.

Ekzistojnë raporte që flasin për ekzistencën e grupeve që përleshen me armë mes qytetit për sundim të territorit të kromit. Raporte që flasin për lidhjet mes bizneseve legale dhe ilegale si dhe politikës, se si janë kthyer në zotër të pasurisë kombëtare dhe shfrytëzojnë stoqet dhe galeritë e kromit.  Raporte që dëshmojnë se e gjithë kjo situatë ka sjellë përfitime me miliona euro për “të zotët e kromit”, ndërkohë që punëtorët  janë shndërruar në skllevër, ku nga thellësia e shpellave të nëntokës sigurojnë mbijetesën, sigurisht me lejen e të “fortëve” që shkojnë e vijnë nga qyteti në kryeqytet.

 

Raporti që zbulon “bandat” e kromit

Minatorët nxjerrin nga nëntoka krom për një pagesë qesharake. Të fortë e grumbullojnë e më pas me një çmim shumë të ulët ua shesin kromin kompanive të licencuara, më pas transportohet në Durrës si një mall i pastër ligjërisht. Kjo është gjithë skema e abuzimit dhe e përfitimit të kromit të Bulqizës.

Së paku, këtë ka vënë në dukje raporti i oficerëve të sektorit kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Qarkut të Dibrës, raport të cilin e kanë edhe drejtuesit e Policinë e Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Raporti i hartuar në vitin 2012, bën me dije se cilat janë grupe kriminale si dhe mekanizmin e abuzimit të firmave të licencuara në shfrytëzimin e kromit në minierën e Bulqizës.

Sipas oficerëve të krimeve, shfrytëzimi i paligjshëm ka qenë shkak për ngjarje të rënda, të cilat kanë çuar në përplasjen me armë zjarri të grupeve rivale.

Ky është motivi i përplasjes mes grupit të Ilir Jangullit dhe Destan Gjetës dhe atij të Ilia Duriçit, ku është ekzekutuar një person i pafajshëm në qendër të qytetit.

Raporti evidenton se ky aktivitet ushtrohet në galeritë nr.18,58,42,49,63,57,60,48 dhe galerinë “B”.

Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative të policisë rezultojnë që në këto galeri ushtrojnë veprimtarinë e tyre këta persona: “Në galerinë nr 60, zona “D” punojnë në mënyrë të jashtëligjshme një grup punëtorësh për llogari të Esat Çupit dhe Besnik Çupit.

Minerali i prodhuar transportohet nga hyrja e galerisë për në shesh-grumbullimin e zonës “D” me kafshë ose me karroca dore.   Po sipas këtij informacioni, në galeri B punojnë një grup punëtorësh për llogari të shtetasit Luan Tërnova, të cilët mineralin e nxjerrë ia shesin firmave të licencuara.

E njëjta gjë ndodh dhe në galeritë nr. 57 dhe 63 dhe këto në zonën “D” të minierës së Bulqizës.

“Këtu punojnë në mënyrë të kundërligjshme një grup minatorësh për llogari të shtetasve Roland Duriçi, Naim Shabani e Fitim Tançi. Ndërsa në galerinë nr. 48 nxjerrësit e kromit punojnë për llogari të Ilirian Jangullit dhe Destan Gjetës, që janë persona të shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim. Në galerinë 49 punojnë njerëz nën llogarinë e Urim Tançit, ndërsa në galerinë nr 42 minatorët punojnë për llogari të Astrit Shehut”, thuhet në raportin që përshkruan hollësisht ekzistencën e grupeve që kryejnë veprimtari të paligjshme në Minierën e Bulqizës.

Por megjithëse informacioni ekziston i plotë tek institucionet shqiptare, miniera e Bulqizës vazhdon të jetë një histori skllevërish dhe mafiozësh. Një histori krimi, ku kromi për banorët e Bulqizës është kthyer në mallkimin e bukës së përditshme, ndërsa për “padronët” ari i zi korrupton jo vetëm oficerët e policisë, por nivelet më të larta të shtetit.

19 komente në “TemA TV/ Kromi shkakton viktimat e radhës, autori i arrestuar për tentativë vrasje, dënohet vetëm tetë muaj burg (VIDEO)”

  1. shtet mafiosesh says:

    ky eshte shteti shqiptare qe do te futet ne evrope. vrasje , vjedhje , shkaterim total . te na roje sali qeni

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Qeveria e ardheshme duhet te shtetezoje sa me pare te gjitha minierat,dhe galerite qe jane dhene parcela parcela me konçension.
      Eshte kriminale te lesh nje popull si evgjitet ne shkretetire duke u raskapitur per buken e gojes stogjeve te kromit.
      Kromi eshte pasuri e te gjithve.

    2. leta says:

      i shprehim ngushellime familjes Shehu zoti ju dhafe force dhe njeriu i juaj i dashtem te jete i gjenetit,i bashkangjitemi dhimbjes tuaj eshte nje dhimbje e madhe per familjen e Shefqetit nuk kam fjale ta pershkruajme dhimbjen pasi ajo na ka perfshire e emocionin e pesimizmit per jeten pasi ne kete bote paska njerez te keqi qe djejne kenaqesi kur shikoin tjere qe vuajne por i madhi Zot e denohte ate dore te mallkuar qe te mori jeten qe te nderprehu ditet e lumtura ,qe te ndgriu buzeqeshjen …… gjithmone do te mbetesh ne zemra tona i paharruar lete te jete emri yt

    3. Kanan Brace says:

      Shume mire e ke thene! Uroj qe te mos japin me nga 200 a 250 licenca te gjithe te forteve qe i ndihmojne per cota. Duhet ta mbledhim mendjen si shqiptare qe nuk behet keshtu! Duhet te drejtojme shikimin nga kompanite e jo nga individet pronar. Uroj qe qeveria e re ti heqi te gjitha keto licencat e tja japi kompanive serioze.

    4. andi says:

      eshte ceshtje e kultures individuale. nuk eshte fjala vetem per kete rast, marrim shembuj se vrasje jane bere dhe perse i preku pasqyren e makines apo perse me shikon ti mua, cfare je ti apo cfare jam une. eshte e qarte qe gazeta tema ka inate personale me qeverine e shtetit per qellimet e saj (dark side) dhe ne cdo post perpiqet te implikoje qeverine.

  2. lili says:

    po ore qeverija uka fajin juve kafsh saher qe lexoj ne itali greqi ju vritni mesveti edhe atje juka faj qeferija kafsh kanibal

    1. Gjirokastriti says:

      Para se te komentosh meso gjuhen shqipe
      Keta jane biznesmenet shqiptare

  3. ed says:

    Ky vend ka nevoje nje 10-vjecar per junte ushtarake.S’mund te behet dhia,dele.As ujku qingj,me nje te rene te lapsit.Shteti duhet te meret seriozisht me pseudo te fortet apo qafleshet se mafioze s’mund ti quash keta mendje kopane.Kush ben te fortin rrugeve duhet te hiqet zvarre mes qytetit,ta shohin te gjith.Ky vend nuk ka nevoje per avokat populli,sepse 50% jane gjys kafshe qe vec samari ju mungon

  4. Dhendri i Jozefina Leshit says:

    Personi qe ka bere krimin ka qene denuar nga Shkalla e Pare me 8 vjet burg per plagosjen e njerit prej vellezerve me 2008, por ky vendim ishte ndryshuar nga ajo e Apelit dhe ai ishte i lire per te vrare tashme , jo per te plagosur.

    Ishte koha kur sistemin e drejtesise e menaxhonte Presidenti Bamir Saraci i FRD-se se Blerim Celes, Mirela Bogdanit, Aleksander Biberajt, Edlira Gjonit dhe ca baxhellave te tjera aty.

    Kujdes me voten njerez !

  5. Kol jaupi says:

    Hiqini lejet o shtet!!!!! E vetmja menyre per te kursyer njerez eshte mos jepen 200 leje shfrytezimi te gjithe te forteve sa here ka zgjedhje. Nuk shiten licensat sa here ka zghedhje por i jepen kompanive serioze.

  6. ijs says:

    Keshtu jane afrikanet e bardhe!!! Fiset zulu pas renies se sistemit ne 1990 shperthyer me tere ngjyrat e ylberit ne mafioze, hajdute, kacake kriminele, prostituta, qenie monstra ku semundja e plackitjes dhe grabitjes perben shtyllen kryesore te ekzistences te sistemiz te degjeneruar afrikan qe quhen xhungel.
    Keshtu do vazhdoje kjo histori me vrasje pafund, se mallkimi i 1990 do vazhdoje derisa ky populli barbar te zhduket plotesisht! Pfff race e ndryre!!!

  7. Ali says:

    I pandehuri eshte akuzuar dhe denuar nga gjykata e shkalles se pare me 8 vjet per vrasje e mbetur ne tentative dhe armembajteje pa leje nga ghykata e rrethit diber. Gykata e apelit e ul denimin ne 8 muaj duke i hequr atij tentativen per vrasje. Pra appeli ne tirane hedh poshte nje fakt te miregjetur nga ghykata dibrane. Pyetja eshte kjo: Sa para ka marre apeli ne tirane per kete veper kriminale? A duhet kld te filloje menjehere hetimet per keta ghygjtare kriminele? Dhe e treta kush i emeron ket ghygjtare kriminele dhe mbi cbaza kriminale behet emerimi i tyre. Per mendimin tim gjygjetaret e apelit jane po aq fajtor sa vrasesit. Te vihet menjehere drejtesia ne vend.

  8. Drejtesia says:

    Kjo eshte vertet kriminale dhe e turpshme per apelin.

  9. Lert Kolaj says:

    Kemi gjithe kete kohe qe mediat tregonin per austriake dhe ACR qe paskan qene me te keqinjte e kapitalizmit. Spaska pas qene e vertete. Paska pas mbi 200 leje per shfrytezim ne bulqize dhe ARC paska qene 1 nga 200. O shtet legen!!!! Qe jo vetem nuk mbron qutetaret e tu nga keto qe vrasin veten dhe minatoret por edhe e kamuflon te gjithen me emrin e nje kompanie qe mesa po shikoj spaska pas asgje te beje me keto kriminelet militante qe futen e dalin nga burgu sa here duan.

    1. Gazetari says:

      Se edhe ACR nuk i ploteson te gjitha kushtet e punesse nuk do kishte pas greva ndryshe. Megjithate me ca po lexojme bi dakord me ty kur thu qe paska qene shume me mire se te tjeret. Ndoshta me mire ti kalojne te gjitha galerite nen nje kompani te vetme.

  10. Vlora says:

    eshte e tmershme qe ky berishe (eshte fajtori ivetem) e ktheu vendin ne arene luftimesh.

    i beri minierat(pasuri e gjithe shqiptareve)parcela-parcela vetem per te kenaqur hajdutet e votave, per te mbajne ne pushtet kete kriminel.

  11. arjanita says:

    Pasi sheh majen e aisbergut ne kete shkrim vetiu
    lind nje lume pyetjesh.
    1-A kemi shtet?Pergjigja vjen e menjehershme.Ketu
    sundun MAFIA.
    2-.A kemi polici ne kuptimin e vertete te saj?
    Ketu sundon MAFIA
    3- A i sherbejne pasurite e ketij vendi popullit te ketij
    vendi?Vetem MAFIA-s ne pushtet apo te asaj te lidhur
    me pushtetin.
    4-.Ku jetojme?Ne nje shtet qe nuk qevereiset por sun
    dohet nga nje klan Mafioz.Nje klan qe i ka shpallur lu
    fte popullit te vet.
    Sot me shume se kurre eshte koha t’i japim fund sundi
    mit te ketij KLANI.Sot me shume se kurre te luftojme
    t’ia kthejme Shqiperine shqiptareve.

  12. cakalli says:

    persh te gjitheve juve qe shprehni idete tuaja mes kesaj ngjarje ne Bulqize, se pari doja tju thoja un jam vete nga bulqiza dhe jam nje ”site trader” per te njejten arsye per shitjen e kromit ne Londer.
    Do doja tju thoja se peroni i vrare shtetasi Shefqet Shehu, kishte punuar mjaft mire dhe me nje license po te rregullt ne shtet ku nuk kishte asnje perplasje me autorin e krimit Fadil Ternova, (i cili eshte edhe mjaft mire ne lidhje gjaku me viktimen, eshte kusherir i dyte me te.) Dua thjesht te theksoj sepse sipas KOMPANISE ACR po them se gjysma e atyre punetoreve qe punojne (dhe jo shfrytezohen, sepse asnjeri ste vjen ty te shpia qe te te marri ne pune me zor) neper ata galeri jane plotesisht te kenaqur me pagat qe marrin nga kompanite private, se sa i perket kompanise ACR PO SHFRYTEZON VENDIN TONE NE MAKSIMUM DHE PAGUAN NJE HIC NE SHTET!!! pra qe ju te gjithe te jeni shume te sigurte se ca po flisni, cdo person qe shfrytezon galeri ne ate qytet nuk eshte faji vetem i atyre por shumica fajin e merr shteti sepse nuk i jepet licence cdo pijaneci apo cdo kok pa lari sepse vjen nje moment qe ai nuk din as manaxhim dhe as bisness dhe keshtu qe i vetmi llogaritar per te eshte kallashi!!!! kjo eshte drejtesia qe ata din pastaj.
    Me vjen vertet shume keq qe ndodhi kjo gje per familjen Shehu, sepse kjo familje ka ndihmuar nje shumice njerezish si me pune por edhe me fondacione te tjera qe nuk kane te bejne aspak me punen apo galerite!!
    Do doja te shtoja se atij ju prehte shpirti ne paqe dhe Zoti e meshirofte shpirtin e tij, dhe xheneti qofte banesa e fundit per te.

    YOU ALWAYS BE IN OUR MIND AND HEART SHEFQET

    1. Gazetari says:

      Ca je duke thon pash Zotin… Po thu qe kyo qe vrasin njoni tjetrin nuk jane kriminele por njerez te mire. Po thu qe nje kompani e madhe qenka me keq se kto plehrat kriminele…
      E kuptoj lidhjen dhe dhimbjen tate por kjo qe ke thene ska fare lidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje